Mar. Mar 31st, 2026

Lajme nga Vendi

Arrestohen pesë persona, konfiskohen pushkë gjuetie e 68 fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme pese persona pasi që të njëjtit kishin dalë në gjueti me armë gjahu për të cilat nuk posedonin leje.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar 5 pushkë gjuetie, një pushkë karabinë dhe 68 copë fishekë të armës së gjuetisë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Berbishtë të Komunë së Leposaviqit.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Musliu akuzon Qeverinë për mungesë transparence rreth Fondit të Sigurisë

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës, duke e akuzuar atë për mungesë të plotë transparence lidhur me Fondin e Sigurisë fond i hapur para tre vitesh me premtime të mëdha, por që sipas saj vazhdon të mbetet i paqartë dhe i pashpjeguar.

Në një postim në Facebook, Musliu shkruan se qytetarët dhe diaspora kanë kontribuar me mijëra euro për këtë fond, ndërsa Qeveria, siç thotë ajo, hesht dhe e shpall gjithçka sekret sa herë që kërkohet llogaridhënie,.

Musliu ngriti disa pyetje publike për Qeverinë Kurti, përfshirë:

Sa para janë mbledhur realisht në Fondin e Sigurisë?

Ku kanë përfunduar këto mjete?

Për çfarë janë shpenzuar?

A janë investuar në pajisje ushtarake, infrastrukturë apo mbrojtje civile?

Pse nuk ka raporte dhe asnjë publikim zyrtar?

Ajo shtoi se megjithëse fondi është publik, mënyra se si po menaxhohet po krijon dyshime serioze.

“Nëse gjithçka është në rregull, pse ka kaq frikë Qeveria nga llogaridhënia? Fondi i Sigurisë është para publike, jo pasuri private e askujt,” shkroi Musliu, duke theksuar se mungesa e transparencës është një “zgjedhje e qartë politike”, ka shkruar Musliu

Autobusi urban tenton të shmangë biçikletën, përplas makinat e parkuara në Tiranë

Një aksident u regjistrua mbrëmjen e së dielës në zonën e “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë, ku një autobus urban u përplas me disa automjete të parkuara.

Drejtuesi i autobusit tentoi të shmangte një qytetar me biçikletë që i doli përpara në kryqëzim, por humbi kontrollin dhe goditi tre makina të parkuara.

Personi që udhëtonte me biçikletë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet në spital.

Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.

Bisedimet nuk dhanë rezultat për koalicion, Limaj i hyn garës i vetëm për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Nisma Socialdemokrate ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke i hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një bashkëpunim parazgjedhor me subjektet tjera politike.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të cilat u mbajtën më 9 shkurt, NISMA kishte hyrë në garë në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me të cilin siguruan tri ulëse në Kuvend.

Në këto zgjedhje kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj kishte marrë 25 mijë e 718 vota. Mirëpo pavarësisht bashkimit të forcave në këto zgjedhje, pas shpalljes së rezultateve pati mosmarrëveshje mes Limajt dhe Haradinajt, për shkak që Limaj ishte shprehur i hapur për bashkëpunim me kreun e LVV-së, Albin Kurti.

Limaj mohon se do të ketë koalicion me PDK-në: Jemi në bisedime me LDK-në

Madje së fundmi nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj u shpreh se koalicioni me NISMA-n u shkaktoi dëm.

“Limaj ishte pjesë e koalicionit, njerëzit ndoshta e keqkuptojnë, nuk kemi ne personale as me zotin Kurti, as me Limajn, as me kërkon, por nuk funksionoi ai koalicion. Mendoj që kemi pasur një dëm edhe jemi shumë të interesuam me shku kështu qysh jemi”, tha Haradinaj.

Ndërsa ditëve të fundit ishte përfolur edhe një mundësi e afërt që NISMA të hynte në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj i tha Telegrafit ditë më parë se janë në diskutime me LDK-në për koalicion.

“Jemi në bisedime me LDK-në, sa i përket PDK-së nuk kemi pas ftesë dhe rrjedhimisht nuk ka ndodh asnjë takim”, tha Limaj.

Mbyllet afati – tre koalicione dhe 17 parti politike aplikojnë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Por një marrëveshje e tillë duket se nuk u konkretizua. Kjo madje u vërtetua nga KQZ, e cila bëri të ditur se Nisma Socialdemokrate ka aplikuar si subjekt i vetëm politik për tu certifikuar për zgjedhjet e dhjetorit.

Nisma pritet të bëjë publike ditëve në vijim listën e plotë të kandidatëve dhe platformën me të cilën synon votën e qytetarëve në zgjedhjet e fundvitit.

Profilet false në rrjetet sociale, Zeneli: Po përdoren për përçarje dhe ndikim në zgjedhjet në Kosovë

Janë bërë të shpeshta rastet e profileve në rrjetet sociale të cilat nuk dihet se kujt i shërben por megjithatë përmes profileve të paidentifikuara po dërgohen përpara narrativat e Serbisë për të krijuar përçarje në Kosovë.

Profesori universitar, Alban Zeneli ka ngritur shqetësimin rreth këtyre adresave duke theksuar se ato janë bërë edhe vështirë të identifikueshme, pa çka kërkon që të futet lënda e edukimit medial si obligative në sistemin para universitar të shkollimit, raporton Ekonomiaonline.

“Në profilet false nuk është që ka ndonjë adresë se ku përhapen, mënyra se si mund të identifikohen është përmes narrativave që ato përhapen në Kosovë, nëse i shohim ka disa narrative që Serbia dëshiron të shtyjë përpara në rastin e Kosovës, e para është përçarja në mes shumicës shqiptare për çfarëdo arsye, nganjëherë për arsye politike, fetare, dhe çdo përçarje e tillë do të ndikojë që shoqëria të jetë më e dobët nga kjo pikëpamje janë disa karakteristika të profileve false që mund t’i shohim dhe ti themi për publikun. Shumica e këtyre profileve janë krijuar vonë nuk kanë përmbajte tjera të publikuara, shpesh herë nuk kanë fotografi identifikuese të personave ose kanë persona dhe video të cilat janë të gjeneruar me inteligjencë artificiale, kjo tashmë bëhet një problem shumë më i madh për faktin që shumica e qytetarëve të Kosovës e kanë vështirë t’i dallojnë këto probleme nëse në të vërtetë janë dikush një person që qëndron prapa tij, nëse e shohim numrin e përgjithshëm të përdoruesve të ‘Facebook’ dhe mjeteve sociale në Kosovë e kuptojmë që ka shumë përdorues, edhe ‘TikTok’ edhe ‘Facebook’, për numër të banorëve kemi mbi një milionë përdorues të ‘Facebook’. Kjo bënë që njerëzit të ekspozohen shumë ndaj këtyre dezinformatave”, ka deklaruar Zeneli.

Zeneli ka shpjeguar taktikat e profileve false.

“Tani po flasim për një situatë tjetër ku profilet false përdoren për garë të brendshme politike. Kur flasim për këtë lloj të dezinformimit, këto karakteristika vlejnë edhe për këto profile false, normal që synimet janë për të ndikuar në zgjedhje dhe është një taktikë e cila përdoret në këto situata. Taktikë është me jep informacione të thjeshtësuar, duhet ta kuptojë publiku dhe qytetarët dhe të gjithë ne që lexojmë dhe shohim përmbajte media jo të gjitha gjërat janë të thjeshta për të shpjeguar dhe për tu transmetuar tek publiku. I dyti element çka është i rëndësishëm është emocioni, në momentin kur një përdorues i mediave sociale e gjen vetën që thotë është kështu kjo çështje atëherë duhet me ndal me menduar nëse me të vërtetë ka rënë brenda grackës së dezinformomi”, theksoi profesori.

Profesori Zeneli ka propozuar ide se si të mund të vihet kontroll mbi këto adresa dhe sesi qytetarët mos të bien pre e gjithë këtyre.

“Ka disa mënyrë akterë të ndryshëm të shoqërisë duhet të kryejnë punë të ndryshme e para dhe më e rëndësishme ministria e arsimit duhet ta kthejë lëndën e edukimit për media si lënda obligative në sistemin para universitar të shkollit, kjo do të ndihmonte që të rinjtë tanë që dalin prej procesit të shkollimit me përfituar njohur dhe shkathtësi të reja për me i rezistuar këtyre mesazhe mediale të cilat janë të deformuar. E dyta shoqëria civile, akademia, gazetarët do të duhej të punonin me grupe të cilat nuk janë në proces të shkollimit që nënkupton kategori të gjitha mbi moshën 18 vjeçare, e veçanërisht me ata mbi 50 vjeç për shkak se predispozitat për mos me kuptuar këtë nivel të teknologjisë janë më të mëdha tek njerëzit më të moshuar”, ka shpjeguar profesori Zeneli.

Pal Lekaj kritikon koalicionin e PSHDK-së me Kurtin: Kapitulluan, kjo do të vërtetohet më 28 dhjetor

Lëvizja Vetëvendosje është regjistruar në koalicion me GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane.

Për këtë ka reaguar Pal Lekaj nga AAK-ja duke thënë se partia e trashëguar nga i ndjeri Mark Krasniqi, nga një parti me vlera të djathta është kthyer në degë të majtë.

Ai ka shprehur bindja se udhëheqja e re lokale nuk i kupton konceptet e drejtimeve politike.

Postimi i plotë:

“Partia Demokristiane”, e trashëguar nga i ndjeri Mark Krasniqi, nga një parti me vlera të mirëfillta të djathta është kthyer në një “degë të majtë”.

Jam më se i bindur se udhëheqja e kësaj dege lokale as nuk i di e as nuk i kupton konceptet e drejtimeve politike, sepse pikërisht kjo udhëheqje e ka shkatërruar një parti që ishte simbol i vendit në shumë procese të rëndësishme. Në krye të saj erdhën njerëz që nuk ishin pjesë e asnjë procesi të mirë për vendin, dhe këtë e dëshmuan edhe me koalicionin me të majtën ekstreme në Kosovë, duke treguar se për ta kanë rëndësi vetëm interesat e një grupi klanor, që po e çon një nga partitë e para shqiptare në Kosovë drejt fundosjes.

I ftoj të gjitha strukturat dhe mbështetësit e vlerave të djathta që t’u bashkohen këtyre vlerave kombëtare për të mirën e vendit, sepse të gjithë e dimë se ku janë ato vlera kombëtare.

Kapitullimi i tyre është sot dhe kjo do të vërtetohet më 28 dhjetor