Mar. Mar 31st, 2026

Lajme nga Vendi

Edon Cana pranon marrëveshjen me AAK-në në Rahovec: Kemi pajtueshmëri në parim!

Të hënën më 8 dhjetor do të bëhet betimi i kryetarit Smajl Latfiti dhe asamblesë e Rahovecit.

Në këtë mbledhje pritet të votohet edhe për kryesuesin e Kuvendit Komunal të Rahovecit. E AAK-ja për të propozuarin e saj do t’i ketë në dispozicion edhe votat e asambleistëve të PDK-së.

Kjo është konfirmuar nga kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, Edon Cana për Indeksonline.

“Është mirë me fol me AAK-në sepse ata kanë ardhur me propozim. Por në parim jemi marrë vesh, nuk kemi detaje më shumë, ne do të votojmë për kryesuesin e propozuar nga AAK-ja’’, ka thënë Cana për Indeksonline.

Nga ana tjetër, i pyetur nga Indeksonline Smajl Latifi tha se nuk ka koment për këtë. Ndërsa theksoi se të hënën, më 8 dhjetor e bëjnë betimin dhe se pastaj do të flasin lidhur me këtë çështje.

“Nuk kam koment. Kur ta bëjmë betimin të hënën më 8 dhjetor tani flasim më konkretisht. Njëherë s’kemi koment. Ne e kemi thirrujr seancën më 8 dhjetor aty e bëjmë betimin dhe pastaj vazhdojmë me procedura të tjera”, tha Latifi. /Indeksonline/

Pas shkarkimit të Kelmendit, Qalaj merr pjesë në mbledhjen e KPK-së: Jam vetëm si anëtar ex-officio

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, mori pjesë të hënën në mbledhjen e 279-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), duke theksuar se pjesëmarrja e tij është vetëm si anëtar ex-officio.

“Në këto rrethana do marr pjesë vetëm në cilësinë e anëtarit ex-officio, nuk do të përfshihem në diskutime dhe as në procesin e vendimmarrjes, duke mbajtur qëndrim neutral, deri në një vendim të Gjykatës. Deri atëherë, detyrimi im ligjor është të siguroj procesin. Dua të jem i qartë se pjesëmarrja ime lidhet vetëm si anëtar ex-officio”, tha Qalaj.

Qalaj u caktua ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit më 20 nëntor nga pesë anëtarë të KPK-së, pas shkarkimit të Besim Kelmendit. Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta dhe është cilësuar si kundërligjor nga disa, ndërsa vetë Kelmendi ka paditur KPK-në duke kërkuar anulimin e vendimit.

Mbledhja e Këshillit nisi me një orë vonesë nga ora e planifikuar, ndërsa Qalaj nënvizoi se roli i tij në këtë fazë është të sigurojë procesin dhe të ruajë neutralitetin deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Besim Kelmendi në mbledhjen e 20 nëntorit u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Vendimi u mor nga pesë anëtarë të Këshillit të pranishëm në atë takim, pasi fillimisht takimi u mbyll në mungesë kuorumi me largimin e Kelmendit dhe katër anëtarëve tjerë nga kjo mbledhje. Ky vendim ka nxitur reagime të shumta dhe është cilësuar si kundërligjor. Vetë Kelmendi ka paditur KPK-në duke kërkuar anulimin e vendimit.

“Uroj që kreu i ri i SPAK-ut të mos jetë i kapur”, Berisha: Nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

“Uroj që kreu i ri i SPAK-ut të mos jetë i kapur”.

Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat, pas paraqitjes së tij të përjavshme në këtë institucion dhe në prag të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, që pritet më 11 dhjetor.

“Më the se janë katër kandidatë. Nuk kam asnjë lidhje, nuk kam asnjë dijeni për asnjërin prej atyre që do zgjidhet. Uroj të jetë i pahapur nga krimi, siç ishte Altin Troplini. Absolutisht unë mbështes çdo prokuror, çdo gjykatës, çdo hetues, çdo polic dhe cilindo që zbaton ligjin. Unë jam njeri i ligjit. Besimi im politik është Kushtetuta dhe ligji’.

Duke ripërsëritur akuzat ndaj kreut aktual të SPAK-ut Altin Dumani, ai akuzoi edhe ish-kryeprokurorin Arben Kraja si ish-bashkëpunëtor i sigurimit.

“Nuk kam anatemuar asnjë njeri, kam paraqitur dokumente publikut për veprimtarinë kriminale, qoftë të Arben Krajës, qoftë të Altin Troplinit. Nuk është anatemim. Më thuaj cila nga këto që kam deklaruar për Altin Troplinin nuk është e vërtetë? Unë kam paraqitur para publikut të vërtetat për këtë. Kraja nuk duhet të jetë në detyrë se është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Është e faktuar kjo. Ai e mohon këtë. Por po ta lexosh atë që ka shkruar, nuk ka qenë ndonjëherë në parti, ka qenë deputet, ka qenë kandidat për deputet i Partisë së Punës. Por unë nuk e marr këtë akt. Por ai nuk ka pse mashtron. Por ai i përket serisë së Sigurimit të Shtetit. Plus, që ka probleme të tjera të mëdha, por është një kapitull më i veçantë”, u shpreh Berisha.

Berisha deklaroi se ka paraqitur dokumente publike, të cilat pretendon se vërtetojnë lidhje të paligjshme të disa zyrtarëve të drejtësisë. Ai këmbënguli se nuk po sulmon drejtësinë, por “krimin brenda sistemit”, duke shtuar se “vërteta mund të vonojë, por nuk harron”.

Sipas tij, dokumentet e publikuara, të cilat ai i përmend me “vulë apostile”, tregojnë probleme të rënda në veprimtarinë e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve. Berisha përmendi çështjen e dosjes “Toyota Yaris”, duke pretenduar se hetimet, sipas tij, janë përdorur për të shtyrë afatet ose për të mbrojtur individë të caktuar.

Mblidhet sot Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së

Do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Nga LDK njoftojnë se mbledhja do të mbahet në ora 17:00, teksa thonë se mediat do të lejojnë të marrin pamje në fillim të takimit ku kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku mban fjalën e më pas Këshilli vazhdon punimet.

“Sot (e hënë), në orën 17:00 mbahet mbledhja e radhës së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mbledhja mbahet në Venus Hotel (magjistralja Prishtinë-Ferizaj). Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit ku kryetari Abdixhiku mban fjalën e tij, pastaj Këshilli i Përgjithshëm vazhdon punimet”, thuhet në komunikatën për media.

Kryeziu thotë se VV e synoi votën e mërgatës duke e shkelur ligjin: Kjo është qasje që edhe ata vetë e refuzojnë

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se mërgata nuk mund të trajtohet sikur të jetë popull tjetër, e as si pronë e ndonjë partie politike.

Ai ka thënë se “popullizmi në emër të ‘respektimit për mërgatën”’nuk është asgjë tjetër veçse një veprim politik për të kapur ndonjë votë më shumë”.

“Nuk mund të trajtohet mërgata sikur të jetë popull tjetër, e as pronë e një partie politike. Populizmi në emër të “respektimit për mërgatën” nuk është asgjë tjetër veçse një veprim politik për të kapur ndonjë votë më shumë.”

Kryeziu ka shtuar se nuk mund të promovohet votimi nga jashtë si përkrahje e një partie, duke e shkelur ligjin, e pastaj të akuzohen kundër mërgatës ato parti e institucione që e mbështesin organizimin e zgjedhjeve sipas ligjit.

“Nuk mund të promovosh votimin nga jashtë si përkrahje të një subjekti politik, duke e shkelur ligjin, e pastaj t’i akuzosh si kundër mërgatës ato subjekte dhe institucione që mbështesin organizimin e zgjedhjeve në përputhje me ligjin. Kjo është një qasje që besoj edhe vetë mërgata e refuzon.”

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Kica-Xhelili për VV-në: Përveç që familjarët s’i kanë më veç për dasma, edhe votat e mërgatës duan t’i çojnë në restorante

Ish-deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka ironizuar me Vetëvendosjen duke kujtuar deklaratat e dhëna se familjarët janë veç për dasma.

Ajo shkruan se përveçse familjarët nuk i kanë veç për dasma, sipas saj VV-ja tani dëshiron që votat e mërgatës t’i cojnë në restorante.

Postimi i plotë:

Përveç që familjarët s’i kanë më veç për dasma, edhe votat e mërgatës duan t’i çojnë në restorane. Imagjinojeni, gjithë kjo zhurmë e VV-së, veç pse PZAP-ja nuk i la që:

1. Përveç ambasadave e konsulatave, të votohet nëpër restorane e lokale militantësh, pa kurrfarë sigurie.

2. Të dërgohen fletëvotimet me e-mail (e pastaj ata t’i printojnë me dhjetëra e t’i mbushin para televizioneve sikurse kemi pasur raste që sot trajtohen nga prokuroria), por fletëvotimi t’i shkoj direkt në adresë nga shteti.

Kur jemi te manipulimet me vota, që thojnë, “mos e vet se t’kallxon vet”.

O, mërgata do të votojë MASIVISHT, sikurse ka bërë gjithmonë. Disa do të vijnë, disa në ambasada e disa me postë. Por harrojeni që do t’ua lëmë juve mundësinë t’i fabrikoni e kontrabandoni votat e tyre, sikurse dukshëm paskeni bërë deri tani