Enj. Pri 2nd, 2026

Lajme nga Vendi

Edita Tahiri: Arrestimi i Mogherinit s’më habiti, ajo hapi lojërat për ndarjen e veriut të Kosovës

Ish-negociatorja për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, deklaroi se nuk u habit aspak nga arrestimi i Federica Mogherinit.

Sipas saj, arrestimi konfirmon, siç tha, se “bazat korruptive” mbi të cilat ka punuar Mogherini kanë hapur “derën për lojërat e kufijve dhe ndarjen e veriut të Kosovës”.

Tahiri shtoi se këto “lojëra” ishin mposhtur me vendosmëri dhe sipas saj, “vulën e mposhtjes” ia dha Angela Merkel.

Ambasada e SHBA-së, pas mos-certifikimit të Listës Serbe: Përpjekje përçarëse e LVV-së

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dënuar mos-certifikimin e Listës Serbe, për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Duke e fajësuar LVV-në për bllokim të certifikimit, Ambasada amerikane thotë se këto përpjekje janë “dritëshkurtra dhe përçarëse”, .

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës” thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Gjatë ditës së djeshme, në KQZ u mbajt mbledhja për shqyrtimin dhe certifikimin e partive garuese në zgjedhjet për Kuvend.

LVV-ja ishte ajo që votoi kundër certifikimit të Listës Serbe, teksa pesë parti të tjera abstenuan./

Dy persona arrestohen për vjedhje të rëndë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur më 18 nëntor 2025, rreth orës 04:00 në Vushtrri.

Sipas raportit zyrtar, të dyshuarit kanë depërtuar me forcë brenda një marketi dhe kanë marrë sasi të konsiderueshme të cigareve të llojeve të ndryshme. Veprimet e tyre janë identifikuar përmes hetimeve të Policisë, duke çuar në arrestimin e tyre.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe procedurat ligjore të mëtejshme.

Policia apelon tek qytetarët për bashkëpunim dhe raportim të rasteve të tilla në kohë

Falsifikim dokumentesh në Jarinjë arrestohet një grua për krim të organizuar

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një të dyshuare femër kosovare në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, në lidhje me një rast të falsifikimit të dokumenteve dhe krim të organizuar.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur, më 24 janar 2025, rreth orës 02:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarës është bërë sot, më 2 dhjetor 2025. Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë.

“PKK. Jarinje 24.01.2025-02:00. Lidhur me rastin, me 02.12.2025 është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe e njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

ARRU-ja reagon pas raportimeve për shtrenjtim të tarifave të ujit

Dje u raportua se nga janari i vitit të ardhshëm mund të shtrenjtohen tarifat e furnizimit me ujë.

Infokus raportoi se burime të mediumit pranë kompanive rajonale të ujësjellësit janë në gjendje të vështirë financiare.

Nga ky medium thanë se faturat pritet të shtrenjtohen për 70%, me kërkesë të KRU-ve.

Lidhur me këtë ka reaguar Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit ka deklaruar se është duke u marrë me procesin e rregullt tre-vjeçar të përcaktimit të tarifave.

Nga ARRU-ja thonë se aktualisht janë në fazën e shqyrtimit të aplikacioneve tarifore të pranuara nga ofruesit e shërbimeve të ujit,.

Mes të tjerash, ky Autoritet deklaron:

“Procesit të përcaktimit të tarifave, ashtu siç e parasheh korniza ligjore, i paraprin diskutimi publik, të cilin jemi duke e zhvilluar nëpër të gjitha regjionet. Secila prej Kompanive Rajonale të Ujit (KRU) e paraqet kërkesën tarifore për tre vitet e ardhshme, e në anën tjetër Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit, do të bëjë analizën dhe vlerësimin e pavarur profesional të aplikacioneve sipas metodologjisë tarifore duke i sfiduar Kompanitë Rajonale për rritje të efiçiencës.

Në fazën aktuale të procesit të shqyrtimit të aplikacioneve tarifore, nuk mund të flasim për nivele tarifash. Ky proces do të përfundojë deri në fund të muajit dhjetor, kur edhe do të lëshohen Urdhëresat Tarifore për tre vitet e ardhshme (2026-2028) për të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujit.”

Arrestohet në Shqipëri dhe ekstradohet në Kosovë i dyshuari për kultivim të kanabisit në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhvillime të reja lidhur me rastin e hapur më 27 shtator 2024 në fshatin Sferkë të Pejës, ku ishte raportuar për kultivim të bimëve narkotike, konkretisht hashashit, shkurës së kokainës ose bimës së kanabisit.

Sipas raportit shtesë, autoritetet shqiptare kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i dyshuar për përfshirje në rastin e kultivimit të substancave narkotike në territorin e Kosovës. Pas arrestimit, është realizuar ekstradimi i tij në Republikën e Kosovës, ku më pas është dorëzuar në organet e hetuesisë.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, deri në përfundim të procedurave të mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës dhe autoritetet shqiptare vlerësojnë bashkëpunimin e ndërsjellë si të rëndësishëm për luftimin e krimit ndërkufitar dhe kultivimit të substancave narkotike.

Rikujtojmë se dje u ekstradua edhe një i dyshuar për kultivim të kanabisit në Panorc të Malishevës