Enj. Pri 2nd, 2026

Lajme nga Vendi

Kërkohet shkarkimi i Sami Kurteshit dhe Alban Krasniqit nga KQZ-ja

Albert Krasniqi nga organizata Democracy Plus ka kërkuar shkarkimin e dy anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, pas reagimeve të fundit nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës lidhur me mos certifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Krasniqi ka thënë se dy anëtarët e LVV-së në KQZ meritojnë të shkarkohen nga pozita e tyre, pas veprimeve të fundit.

Sipas Krasniqit, dy anëtarët e VV-së në KQZ kanë shfaqur sjellje dhe mosnjohje elementare të ligjeve, duke synuar dëmtimin e procesit zgjedhor.

“Mjafton të lexohen reagimet e fundit të shteteve mike të Kosovës për të kuptuar qartë se si po vlerësohen veprimet e tyre destruktive. Këta dy anëtarë po i shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë integritetit të KQZ-së dhe besimit publik në procesin zgjedhor”, ka shkruar Krasniqi.

“Anëtarët e KQZ-së betohen se do t’i kryejnë detyrat me ndershmëri, paanshmëri dhe profesionalizëm. Ligji parasheh se mandati i një anëtari mund të ndërpritet kur sjelljet apo veprimet e tij e dëmtojnë seriozisht statusin dhe integritetin e Komisionit. Një vendim i tillë merret me shumicën prej dy të tretave (2/3) të anëtarëve të KQZ-së.

Dy anëtarët e emëruar nga LVV kanë shfaqur sjellje që ose tregojnë mosnjohje elementare të ligjeve, ose synim të ndërgjegjshëm për të dëmtuar procesin zgjedhor. Çdo njëra prej këtyre mjafton për t’i shkarkuar nga detyra – dhe rastet e grumbulluara deri më tani janë të shumta. Ndërsa anëtarët tjerë duhet të tregojnë më shumë guxim dhe t’i qëndrojnë prapa betimit të dhënë për paanshmëri dhe profesionalizëm”, thuhet në postimin e Krasniqit

Miftaraj: Uria e Albin Kurtit për pushtet ka shkuar në nivel të frikshëm

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar deklaratën e Ambasadës së SHBA-së, pas moscertifikimit të Listës Serbe.

Sipas Miftarajt, Albin Kurti dhe LVV-ja përdorin çdo mjet për të mbetur në pushtet dhe për të cenuar aleancën e Kosovës me SHBA-në, shkruan IndeksOnline.

“Uria e LVV-së dhe Albin Kurtit për pushtet, financa, klientelizëm, korrupsion, ka shkuar në nivel tjetër, në nivel të frikshëm.

Por shtrohet pyetja nëse presidentja Osmani do të ketë guximin të reagojë, të ruajë aleancën me SHBA-në, apo do të vazhdojë të luajë lojën e LVV-së dhe Kurtit”, u shpreh Miftaraj.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Ambasada amerikane deklaroi se “përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse”.

Ky është postimi i plotë i Ehat Miftarajt (pa ndërhyrje):

Shtetet e Bashkuara të Amerikes po thone se veprimet e Levizjes Vetvendosje cenojnë stabilitetin në Kosovë dhe interesat e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Tanimë secili që ka pak mend në kokë e kupton dhe e dinë saktë se Albin Kurti dhe LVV per me mbet ne pushtet perdor çdo mjet qe i vjen ne dorë, shkon aq larg sa cenon edhe aleancen me ShBA.

Uria e LVV dhe Albin Kurtit per pushtet, financa, klientelizem, korrupsion ka shkuar ne nivel tjeter, ne nivel te frikshem.

Por shtrohet pyetja nese Presidentja Osmani do kete guximin te reagoj, te ruaj aleancen me ShBA. Apo do vazhdoj te luaj lojen e LVV dhe Kurtit.

Shqipëri: Buxheti i 2026-s sjell rritje të re pagash për policinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se projektbuxheti 2026 parashikon një rritje të re pagash për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke nisur nga muaji janar i vitit të ardhshëm.

“Nga janari 2026, pagat bazë dhe shtesat për kushte pune e ushqim rriten në çdo nivel hierarkik, nga inspektori i thjeshtë deri te drejtuesit e lartë, duke e çuar pagën mesatare deri në 171,500 lekë për drejtuesit e parë.

Një tjetër hap në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike”, shkruan Balla në një postim nga mbledhja e sotme e Grupit parlamentar socialist, shkruan ATSH-ja.

Sipas Ballës, ky është një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike, duke theksuar se qeveria mbetet e angazhuar në rritjen e vazhdueshme të mirëqenies së punonjësve të uniformave blu

Kurti në Konferencën e Mjedrës: Një premtim nga qeveria, do të jem partner jo spektator

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në Konferencën e 10-të të Mjedrës në Kosovë ka vlerësuar lartë suksesin e tyre, duke thënë se Kosova po forcohet nga viti në vit dhe po bëhet më i sigurt në Evropë sa i përket sundimit të ligjit. Pa çka thekson se kjo nuk është një rastësi por rezultat i reformave të qëndrueshme dhe përfshirjes sipas tij reale të të gjitha komuniteteve.

Kurti gjatë fjalimit të tij premtoi se qeveria në krye me të do të jetë partnere e fermerëve dhe jo spektatore.

“Këtu kemi mbi 350 pjesëmarrës, kjo sallë tregon që frutat e më nuk është kulturë e vogël por është me ndikim. Janë edhe 30 fermerë nga Shqipëria që kanë marrë model fermerët e Kosovës. Kosova e sotme është histori suksesi që po forcohet nga viti në vit një vend më i sigurt në Evropë me sundim të ligjit në rritje kjo performancë nuk është rastësi është rezultat i reformave të qëndrueshme dhe përfshirje reale e të gjitha komuniteteve. Me rritje ekonomike solide sistem financiar të kapitalizuar dhe me paqe dhe siguri. Kjo klime stabiliteti është arsyeja qe sektori i frutave të imta po gjen tregje të reja dhe kontrata afatgjata. Thuhet se sekrete i suksesi në fermë është kombinimi i tokave pjellore dhe politikat e mençura. Sot Kosova ka ngritur një zinxhir të plotë me fruta të imëta nga punishtet në qendrat punese të cilët e kanë shndërruar bashkëpunimin në avantazh për shkak se punojmë më shumë. Dikur rreth 96 për qind i prodhimit tonë eksportohet sot falë rritjes së ndjeshme dhe orientimi drejtë ushqimit të shëndetshëm është eksporti rreth 75 për qind. Familjet tona po konsumojnë më shumë produkte vendore, unë si kryeministër jemi të interesuar t’iu mbështesim më shumë. Shumica e produktit shkon për eksport duke gjeneruar 10 milionë euro”, tha Kurti.

Më tej ai ka premtuar se do jetë partner i fermerëve e jo spektator.

“Sipërfaqe e përkushtuar me dredhëza është zgjeruar ndjeshëm, këto nuk janë thjeshtë shifra numra janë histori investimesh janë prova se bashkë mund të kalojmë nga potenciali në performancë. Në këtë rrugë Shoqata Mjedra e Kosovës ka luajtur rol kyç gjithë zi ngjirin me standarde evropiane. Është model i mirë i vlerës së shtuar për të gjitha fushat e ekonomisë sonë. Dua të falënderoj çdo fermerë që zgjohet para agimit, çdo partnerë që hap dyert e tregjeve. Një premtim nga qeveria, do të jem partner jo spektator. E pata pyetur para disa muajve një fermerë si i ke parashikimin e sezonit u përgjigj janë si boronicat fillim janë të errëta pastaj bëhen të ëmbla, ka thënë Kurti”.

U.d. i ministrit të Bujqësisë, Imri Demelezi, derisa vlerësoi konferencën si të vetmen në bujqësi që ka arritur të mbajë për 10 vjet aktivitete, njoftoi se nga janari do të fillojnë konferenca të tjera bujqësore dhe se mbështetja e qeverisë për inovacion e zhvillim do të vazhdojë.

“Është nder i veçantë sot me ju të jem në konferencë konferenca e vetme nga sektori i bujqësisë që i bën 10 vjet rrugëtimi tregon 0 vite sfida por më së shumti sukses. Është platformë e nivelit evropian, mjedra si një kulturë e re tregon një histori suksesi dhe shembull edhe për sektorët tjerë. Duke marrë si shembull për përfitime që po marrim nga njëri-tjetri duke parë suksesin në sektorin e mjedrave por edhe sektorëve të tjerë që nga janari do të fillojmë me diskutime për konferencat në bujqësi. Do te jemi të parët në rajon për javën e konferencave të bujqësisë sepse këtë mundësi që na falë natyra do të bëjmë investim në inovacion dhe zhvillim. Përkrahja jonë si qeveri duhet të vazhdojë tutje me fokus të shtuar, falë këtij angazhimi sot bujqësia është e fortë. Mbi 1 milion hektarë me mjedër. Interesi për këtë kulturë po rritet vazhdimisht fermerët kanë pare qartë se sektori i mjedrës ka stabilitet financiar.

Drejtoresha e Caritas Switzerland, Rita Glavitza, theksoi bashkëpunimin dhjetëvjeçar me fermerët e Kosovës dhe rolin e konferencës si platformë kyç për inovacion.

Ajo theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm ndodh kur familjet kanë të ardhura të sigurta dhe të rinjtë shohin të ardhme në vendin e tyre.

“Është një privilegj për mua, si përfaqësues i Caritas Switzerland, të jem pjesë e kësaj Konference të 10-të të Mjedrës. Dhjetë vjet janë një moment i rëndësishëm. Në bujqësi, një dekadë nuk është thjesht një masë kohe, por një masë qëndrueshmërie. Ajo përfaqëson 10 cikle mbjelljeje, 10 sezone korrjesh dhe 10 vite përballimi sfidash së bashku. Që nga Konferenca e parë e Mjedrës, Caritas Switzerland ka qenë krenare të ecë në këtë rrugëtim me fermerët e Kosovës. Konferenca e parë u organizua nga “Caritas”-i. Ne e kemi parë këtë ngjarje të rritet nga një mbledhje e vogël në platformën e fuqishme të shkëmbimit dhe inovacionit që shohim sot në këtë sallë.

Në “Caritas Switzerland”, misioni ynë është i qartë: Ne besojmë se zhvillimi i vërtetë ndodh kur një familje ka një të ardhur të qëndrueshme dhe kur të rinjtë shohin një të ardhme për veten e tyre pikërisht këtu në vendin e tyre, në komunitetet e tyre”, ka shtuar ajo.

Dogana ndalon mallra të të padeklaruara, lloji tekstil

Gjatë kontrollit rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë.

Gjatë kontrollit, në bagazh janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Pas konfirmimit, mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen e produkteve që cenojnë pronësinë intelektuale, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregut të ligjshëm.

LDK-ja dhe AKR-ja sot nënshkruajnë marrëveshjen për zgjedhjet e 28 dhjetorit, do t’i ketë tre kandidatë në listën e partisë së Abdixhikut

Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Burime bëjnë me dije se marrëveshja do të nënshkruhet pasditën e së mërkurës.

Sipas kësaj marrëveshjeje, AKR do t’i ketë tre kandidatë në listën e LDK-së për deputetë.

LDK-ja po ashtu ka arritur marrëveshje edhe me Partinë e Drejtësisë të Ferid Aganit.