Mar. Mar 31st, 2026

Lajme nga Vendi

Operacioni “Delivery” vë në pranga katër persona të dyshuar për drogë dhe një për krime kibernetike

Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në rajonin e Prishtinës, pas një pune intensive operative në terren dhe grumbullimit të informatave relevante lidhur me aktivitetet kriminale në fushën e narkotikëve, ka realizuar me
sukses një operacion policor anti drogë të koduar me emrin “Delivery”, ku në pranga kanë përfunduar katër persona të dyshuar për drogë, ndërsa i pesti i dyshuar për krime kibernetike.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës hetimet fillimisht kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të cilët dyshoheshin për shpërndarje të substancave narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë në qytetin e Prishtinës.

Më datë 25.03.2026, rreth orës 14:00, është zbatuar një plan taktik operacional, ku të dyshuarit janë lokalizuar në dalje të autostradës në Veternik, duke lëvizur me një veturë të tipit Golf 8 me
targa vendore. Me të vërejtur prezencën e policisë, të njëjtit kanë tentuar të ikin me shpejtësi të lartë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në komunikacion.

Gjatë ndjekjes, të dyshuarit kanë lëvizur në drejtim të Fushë-Kosovës, më pas drejt Podujevës, për t’u kthyer sërish në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë. Ndjekja ka përfunduar në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, ku njësitë policore kanë arritur t’i ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarit.
Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar:

 Dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 2,221 gramësh;
 Një cigare e mbushur me marihuanë me peshë 1.5 gram;
Po ashtu, gjatë rrugës së ikjes, në fshatin Raskovë, është gjetur një paketim tjetër me marihuanë me peshë 1,117.5 gram, i cili dyshohet se është hedhur nga të dyshuarit gjatë ndjekjes.

Në koordinim me Prokurorin Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, janë realizuar bastisje në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

Profesionalizëm / Integritet / Llogaridhënie

 Sasi të vogla të marihuanës (gjithsej 34.2 gram);
 Dy peshore digjitale;
 Para të gatshme në vlerë prej 4045 euro, 40 funta dhe 40 franga;
 Dy vetura;
 Katër telefona celularë.
Gjithashtu, është kontrolluar edhe një veturë tjetër e përdorur nga të dyshuarit, ku janë gjetur 25 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë totale prej 11.9 gramësh.

Operacioni policor i antidrogës ka rezultuar me gjithsej katër (4) persona të arrestuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Forenzikës Rajonale në Prishtinë, të cilat kanë kryer dokumentimin dhe konfiskimin e të gjitha provave materiale.

Vlen të theksohet se në njërën nga lokacionet e bastisura është zbuluar një hapësirë e modifikuar si “Call Center”, ku janë sekuestruar pesë laptopë. Lidhur me këtë, në vendngjarje kanë intervenuar edhe njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, të cilat do të vazhdojnë hetimet në drejtim të veprave penale përkatëse sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku në proces është ndaluar edhe një person tjetër duke quar në pesë (5) numrin e personave të arrestuar gjatë këtij operacioni.

Të dyshuarit janë shoqëruar në Polici dhe pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit Kujdestar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga antidroga në Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente.

“Policia e Kosovës mbetet e angazhuar seriozisht në luftën kundër veprave kriminale, në veçanti kundër abuzimit dhe shpërndarjes së narkotikëve dhe është e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtohen kontrollet në trafik, brenda 24 orëve në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar 194 gjoba

Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën në komunikacionin rrugor në këtë rajon me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 194 gjoba kundërvajtëse. Po ashtu, janë ndaluar 5 shoferë për kundërvajtje më të rënda në komunikacion, për të cilët parashihet masa mbrojtëse heqja e patentë shoferit për një periudhë të caktuar, ndërsa është konfiskuar edhe një automjet.

Llojet e kundërvajtjeve të evidentuara janë:

-Tejkalim i shpejtësisë – 45 gjoba

-Parkim i parregullt – 40 gjoba

-Mosrespektimi i shenjave të komunikacionit – 21 gjoba

-Ngarkesë e parregullt në automjet – 13 gjoba

-Xhama të errët (vendosja e foljes ose materialeve të tjera) – 10 gjoba

-Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes – 9 gjoba

-Mospërdorimi i rripit të sigurisë – 4 gjoba

-Drejtimi i mjetit pa patentë-shofer – 4 gjoba

-Kyçje e parregullt në rrugën kryesore – 3 gjoba

-Drejtimi i automjetit me skadim të regjistrimit – 2 gjoba

-Të tjera – 43 gjoba

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 5 aksidente trafiku, prej tyre:

2 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 4 persona

3 aksidente me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik në numrin 192, ose përmes aplikacionit digjital ” Lajmëro policinë”.

Kontrabandë e dyshuar në kufi, ndalohen gjedhe pa dokumentacion, në Kamenicë

Një rast i dyshuar i kontrabandës me mallra është evidentuar të mërkurën pasdite në fshatin Hodonoc të Kamenicës.

Policia bën me dije se njësitet e saj gjatë patrullimit në brezin kufitar kanë ndaluar një traktor që drejtohej nga një i dyshuar kosovar.

“Njësitet policore gjatë patrullimit në brezin kufitar kanë ndaluar një traktor të cilin e drejtonte i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari në rimorkio kishte 4 krerë gjedhe të pamatrikuluara, ndërsa në rimorkio janë gjetur disa vathë të shtetit të Serbisë”.

“Në konsultim me prokurorin, gjedhet janë dërguar në terminal doganor për procedura doganore, ndërsa i dyshuari bashkë me automjetin-traktorin janë liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Sot mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka shpallur të pavlefshëm dekretin e 6 marsit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Sipas vendimit të gjykatës, deputetët kanë 34 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin e ri, përndryshe Kuvendi do të shpërndahet automatikisht dhe do të organizohen zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pasi në fillim të këtij muaji Kushtetuesja e kishte pezulluar përkohësisht deri më 31 mars dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit ishte dorëzuar nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë.

E në këtë rrjedhë, sot është bërë e ditur se do të mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Mbledhja e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së do të mblidhet në ora 14:00.

Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkrete dhe përparim të qëndrueshëm

Kryenegociatori i sapoemëruar i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Koordinator Kombëtar për Instrumentin e Reformës dhe Rritjes, Jeton Zulfaj, zhvilloi sot takimin e tij të parë zyrtar me Eva Palatova, Shefe në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gjatë takimit, Zulfaj rikonfirmoi përkushtimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se mandati i tij do të udhëhiqet nga rezultatet dhe përmbushja e plotë e të gjitha obligimeve në kuadër të Planit të Rritjes.

Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e BE-së për të siguruar përparim të qëndrueshëm në reforma.

Palatova e uroi Zulfajn për emërimin dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për agjendën e reformave në Kosovë.

Diskutimi u përqendrua tek gjendja aktuale e procesit të integrimit dhe nevoja për përpjekje të qëndrueshme pas ratifikimit të marrëveshjeve.

Zulfaj theksoi rëndësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat dhe avancimit në procesin e integrimit si objektiv kryesor të qeverisë. Ai falënderoi Palatova për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Presidenti i ri brenda 34 ditëve? Zhvillimet kryesore pas vendimit të Kushtetueses – PDK mbledh Kryesinë

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshëm dekretin e 6 marsit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Sipas vendimit të gjykatës, deputetët kanë 34 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin e ri, përndryshe Kuvendi do të shpërndahet automatikisht dhe do të organizohen zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve.

Vendos Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit i pavlefshëm, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pasi në fillim të këtij muaji Kushtetuesja e kishte pezulluar përkohësisht deri më 31 mars dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit ishte dorëzuar nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë.

Portali ynë do të ju informoj për të gjitha zhvillimet, si dhe reagimet e institucioneve dhe akterëve politikë pas këtij vendimi.