Hën. Mar 30th, 2026

Lajme nga Rajoni

Komuna e Lipjanit demanton pretendimet e kandidatit të VV-së për një kontratë të prokurimit

Komuna e Lipjanit i ka reaguar kandidatit për kryetar nga LVV, Ilir Qeriqit, lidhur me pretendimet e tij për Kontratën Publike Kornize me titullin: Renovimi dhe mirëmbajtja e dyshemeve ne IEA, me nr. prokurimit: 613-25-3504-2-2-1.

Përmes një njoftimi, Komuna e Lipjanit thotë se interpretimi nga kandidati i VV është tërësisht jo profesional dhe për konsum të fushatës elektorale me tendencë të dezinformimit të publikut.

Ata thonë se janë në zbatim dhe në përputhje të plotë të dispozitave ligjore pavarësisht tendencave për keqinterpretim.

Asnjë dispozitë ligjore apo normë nuk e përjashton nga parimi dhe trajtim i barabartë cilido ish- zyrtar që të jetë konkurrues me cilin do Operator Ekonomik, thuhet tutje.

Më poshtë sqarimi i plotë:

Republika e Kosovës

Komuna e Lipjanit

Drejtorati për Prokurim Publik

Datë: 30.09.2025

Sqarim në lidhje me Kontratën Publike Kornize me titullin: Renovimi dhe mirëmbajtja e dyshemeve ne IEA, me nr. prokurimit: 613-25-3504-2-2-1.

Autoriteti Kontraktues Komuna e Lipjanit ka publikuar Njoftimin për Kontratë në E-Prokruim, ku edhe është e vetmja platformë apo sistem zyrtar i Prokurimi ku Autoritet Kontraktuese kanë obligim ti procedojnë aktivitetet e prokurimit.

AK Komuna e Lipjanit ka publikuar aktivitetin e prokurimit me titullin: Renovimi dhe mirëmbajtja e dyshemeve ne IEA, me nr. prokurimit: 613-25-3504-2-2-1, sipas nenit 45 të RRPP-së, Procedurë e Hapur në të cilin aktivitet të prokurimit AK ka pranuar gjithsejtë 6 oferta elektronike të cilat gjenden në e-prokurim.

GEO (Grupi i Operatoreve Ekonomik) i apostrofuar sipas kandidatit për Kryetar në Komunën e Lipjanit nga radhët e Lëvizjes së Vetëvendosje në Lipjan, në fakt ka qenë OE i cili ka ofruar ofertën më të lirë të paraqitur sipas kriterit të caktuar në DT.

Procesi i vlerësimit është bazuar në dispozita ligjore përkatësisht sipas Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Lgjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, dhe Rregullores, nr.001/2022 për Prokurim Publik, versioni i konsoliduar 11.11.2024, dhe sipas FTD-së.

Në lidhje me këtë vlerësimi është bërë në përputhje të plotë sipas FTD-së, nenit, 1,6, 7, 52 59, lidhur me nenin 60 të LPP-së, nenin, 27, 39, lidhur me nenin 40 të Rregullores nr.001/2022 për Prokurimin Publik 11.11.2024, versioni i konsoliduar.

Sa i përket se njëri nga pronaret ka qenë zyrtar në Komunën e Lipjanit çështja është trajtuar konform dispozitave ligjore 1, 6 dhe 7 të LPP-së.

Sipas asaj që ka qenë në ndalesë nga organet e rendit dhe ligjit të Republikën së Kosovës i njëjti OE ka dorëzuar dëshmitë sipas nenit 65 të LPP-së, Pranueshmëria e Kandidatëve ose Tenderuesve, nuk ka ndonjë vendim – konstatim dënues të formës së prerë.

GEO i cili është shpërblyer me kontratë nga Autoriteti Kontraktues nga Komuna e Lipjanit ka qenë OE i cili ka ofruar ofertën me çmimin më të lire, të përgjegjshëm.

Siç vijon të theksohet: Kontrata në fjalë së bashku me njoftimet përcjellëse, procesverbalin e hapjes dhe dokumente tjera është publike dhe e publikuar në Sistem të E-Prokurimit dhe e njëjta është publikuar edhe në faqen zyrtare të Komunës së Lipjanit.

Përfundim:

Interpretimi nga kandidati i VV është tërësisht jo profesional dhe për konsum të fushatës elektorale me tendencë të dezinformimit të publikut.

Ne jemi në zbatim dhe në përputhje të plotë të dispozitave ligjore pavarësisht tendencave për keqinterpretim.

Asnjë dispozitë ligjore apo normë nuk e përjashton nga parimi dhe trajtim i barabartë cilido ish- zyrtar që të jetë konkurrues me cilin do Operator Ekonomik.

P.S shif procesverbalin e hapjes, në të cilin procesverbal janë të paraqitura 6 oferta, nga të cilët oferta është përzgjedhur Operatori Ekonomik i cili ka çmimin më të lirë të përgjegjshëm.

Gjithashtu tendenca e anatemimit dhe akuzave publike kundrejt zyrtareve të Administratës pa asnjë provë dhe fakt është e papranueshme dhe tendencioze.

Shtojcë: Procesverbali i hapjes nga aktiviteti në fjalë.

Kryehet më sukses një operacion i rrallë dhe kërcënues për jetën në Klinikën e Hematologjisë të QKUK-së

Gjatë ditës së sotme në një rast i rrallë dhe kërcënues për jetën është kryer me sukses në Klinikën e Hematologjisë të QKUK-së.

Sipas SHSKUK-së, pacienti, me iniciale S. S. (mashkull) 56-vjeçar me histori të gjatë të anemisë hemolitike jo autoimune dhe trombocitopenisë (numër i ulët i trombociteve), u diagnostikua me Trombocitopeni Trombocitike Purpurike (TTP) – një gjendje e rrallë me rrezik të lartë për jetën.

Mirëpo falë diagnostikimit të shpejtë nga ekipi i Klinikës së Hematologjisë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të stafit mjekësor, mjek dhe infermier, procedura u realizua me sukses nga mjekët e repartit të Kujdesit Intenziv të Klinikës së Pediatrisë në bashkëpunim me ekipin mjekësor të Klinikës së Hematologjisë si dhe mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Ky rast është një dëshmi e qartë se diagnostikimi i hershëm, aparaturat moderne dhe reagimi i koordinuar multidiciplinar janë thelbësore për të shpëtuar jetë, me ç’rast QKUK, respektivisht Klinika e Hematologjisë së QKUK-së, konsiderohet Qendër referente për trajtimin e sëmundjeve të rënda të gjakut.

Vrasja e të riut në Gjilan, flet dëshmitari

Në Gjykatën Themelore në Gjilan po zhvillohet seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Sokol Osmanit, i cili u vra në mënyrë tinëzare në nëntor të vitit 2024 në qytetin e Gjilanit.

Lidhur me këtë rast, në seancë ka rrëfyer rreth këtij rasti dëshmitari i rastit, Adem Bajrami, nga nacionaliteti rom. Aktualisht, në paraburgim ndodhen dy persona të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje tragjike Valmir Salihu dhe Florian Mitev.

Ai gjatë seancë u pyet rreth bicikletës të cilen Valmiri e shfrytëzoi për këtë akt. “Unë i njoh dy të dyshuarit në këtë rast, personin në anën e djathtë e kam në lagjen ku jetoj. Ndërsa personin nga ana e majtë e njoh pasi ka lëvizur disa herë në lagjen tonë”, ka deklaruar Bajrami.

“Salihun e njoh përafërsisht 3-4 vjet. Kjo ka qenë më herët, jemi takuar në rrugë, kemi pasur pak probleme. Dhe më ka sugjeruar që mos të ngatërrohem më me të, pasi që na jemi rom, ndërsa ne jemi pakicë, ata si shqiptarë janë shumicë” tha ai.

Ai është pyetur edhe për ditën kritike kur edhe ndodhi vrasja e Sokol Osmanit. Ai iu është përgjigjur pyetjeve të prokurores së rastit. “E kam parë pasi jetojmë në lagjen e njëjtë. Edhe kur ka ardhur policia e kam parë. Disa ditë më parë, para ngjarjes, ka ardhur tek unë dhe ka kërkuar karrige që ju kanë shërbyer për të luajtur me letra, kurse ditën kritike ka kërkuar një biçikletë nga unë. Biçikletë nuk i kam dhënë pasi s’kam pasur, pastaj e ka kërkuar një motor nga një fqinje tjetër,” shtoi ai.

Tutje, me pyetje ka vazhduar avokati mbrojtës i familjes Osmani. “Fillimisht për rastin e kam kuptuar kur i kam parë policinë, shumë policë në lagjen tonë. Ndërsa rastin për vrasjen e kam kuptuar në media”, shtoi ai. Seanca po vazhdon me dëshminë e dëshmitarit Afrim Kurdiu, shok i të ndjerit.

Kupina viziton organizatën Sindrown Down, premton përkrahje dhe fuqizimin e kësaj organizate

Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës ka vizituar organizatën Sindrown Down, ku është njoftuar me punën dhe shërbimet që ofron qendra në Prishtinë dhe degës e saj në Kosovë.

Kupina ka thënë se Lidhja e Prishtinës, në kuadër të programit të saj social, ka paraparë përkrahjen dhe fuqizimin e kësaj organizate në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.

“Kjo përkrahje realizohet edhe përmes mbulimit të shpenzimeve financiare të nevojshme për funksionimin e saj”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Mbi një mijë ndërmarrje u regjistruan në gusht, por ja sa u shuan

Gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 1,068 ndërmarrje të reja. E që krahasuar me muajin korrik 2025, numri i ndërmarrjeve të regjistruara ka shënuar një rënie prej 18.8%, ndërsa në raport me gushtin e vitit të kaluar, ka pasur një rritje prej 17.4%.

Por gjatë muajit gusht nuk pati vetëm ndërmarrje të reja, të cilat u regjistruan.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit gusht janë shuar gjithsej 90 ndërmarrje, raporton Indeksonline.

Sa i përket aktiviteteve ekonomike më të preferuara, në krye qëndron tregtia me shumicë e pakicë dhe riparimi i mjeteve motorike e motoçikletave, me 235 ndërmarrje (22%). Pasojnë prodhimi me 145 (13.6%), ndërtimtaria me 114 (10.7%), aktivitetet profesionale, shkencore e teknike me 98 (9.2%), si dhe akomodimi dhe shërbimet me ushqim me 96 (9%).

Nga aspekti i madhësisë, mikro ndërmarrjet (0–9 të punësuar) dominojnë me 1,061 ndërmarrje të regjistruara, ndërsa vetëm 7 janë ndërmarrje të vogla (10–49 të punësuar). Në këtë muaj nuk është regjistruar asnjë ndërmarrje e mesme apo e madhe.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të regjioneve Prishtina prin dukshëm me 535 ndërmarrje të regjistruara (50.1%), e ndjekur nga Mitrovica me 124 (10.6%), Ferizaj me 110 (10.3%), Prizreni me 92 (8.6%), Peja me 77 (7.2%), Gjilani me 68 (6.4%) dhe Gjakova me 62 (5.8%).

Sa i përket gjinisë së pronarëve, 67% e ndërmarrjeve apo 716 prej tyre janë themeluar me pronarë meshkuj, 28.7% apo 306 prej tyre me pronare femra, ndërsa 4.3% apo 46 janë me pronësi të përzier

Hajdari: Zabeli i Naltë do ndryshim e PDK-ja është adresa

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit Petrit Hajdari, ka vizituar qytetarët e Zabelit të Naltë. Ai ka thënë se Zabeli i Naltë do ndryshim e PDK-ja është adresa.

“Masivitet, energji e përkushtim për një Drenas për qytetarët e jo për pazaret. Një Drenas i së ardhmes është i qytetarëve të vet, i zhvillimit, i prosperitetit. Zabeli i Naltë është i dedikuar ndaj këtij vizioni dhe këtë vizion e jep veç Partia Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Hajdari.

#mamireperDrenasin#PDK191Petrit E. Hajdari