Hën. Mar 30th, 2026

Lajme nga Rajoni

Vazhdojnë gërmimet në Kozhle për gjetjen e të zhdukurve, IML: Deri sot janë lokalizuar pesë varreza masive në Serbi

Instituti për Mjekësinë Ligjore, ka njoftuar se është java e tretë që ekipet e ekspertëve mjeko ligjorë të këtij instituti po marrin pjesë në gërmimet që po zhvillohen në lokacionin Kozhle në rrethinën e Novi Pazarit. Nga IML është thënë se sipas informatave të dëshmitarëve, dyshohet se në këtë lokacion ka mbetje kockore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Tutje, në postimin e IML’së thuhet se deri më sot në territorin e Serbisë janë lokalizuar pesë varreza masive prej ku janë zhvarrosur mbetjet mortore të 950 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

‘‘Puna dhe kërkimi në këtë drejtim vazhdon edhe sot dhe nuk do të ndalet derisa të dihet fati dhe vendndodhja e secilit person të zhdukur me forcë gjatë luftës’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Postimi:

Është java e tretë që ekipet e ekspertëve mjeko ligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore po marrin pjesë në gërmimet që po zhvillohen në lokacionin Kozhle në rrethinën e Novi Pazarit.

Sipas informatave të dëshmitarëve, dyshohet se në këtë lokacion ka mbetje kockore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Deri më sot, në territorin e Serbisë janë lokalizuar pesë varreza masive prej ku janë zhvarrosur mbetjet mortore të 950 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Puna dhe kërkimi në këtë drejtim vazhdon edhe sot dhe nuk do të ndalet derisa të dihet fati dhe vendndodhja e secilit person të zhdukur me forcë gjatë luftës.

Ekspertët mjeko ligjorë të Institutit në bashkëpunim me ekspertët e EULEX-it, dhe organizatat tjera që e ndihmojnë këtë proces, bazuar në mandatin ligjor mbesin të përkushtuar që të japin kontributin e tyre në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

Miftaraj: LVV-ja, sinonim i shkeljeve kushtetuese, keq-qeverisjes e korrupsionit

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, rreth konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj thotë se “do të habitej shumë” nëse LVV-ja e kupton dhe zbaton Kushtetutën, duke e cilësuar partinë në fjalë si sinonim të shkeljeve kushtetuese.

“Do habitesha shumë nëse LVV e kupton dhe zbaton Kushtetutën, respekton sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, lufton korrupsionin.

Përndryshe, LVV është sinonim i shkeljeve kushtetuese, keq-qeverisjes, korrupsionit dhe subvencioneve për familjarë të Fitores.

Dejona tash përmes ushtareve te saj na mban ligjerata mbi patriotizmin dhe parimet kushtetuese” u shpreh Miftaraj.

Kujtojmë se sot, Gjykata Kushtetuese vendosi që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.

Kushtetuesja po ashtu ka obliguar deputetët që të kryejnë edhe çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga ky komuniteti brenda 12 ditësh, sipas afatit nga aktgjykimi i shkuar.

Gjykata Kushtetuese del me njoftim: Seanca konstituive nuk ka përfunduar

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.

Kushtetuesja po ashtu ka obliguar deputetët që të kryejnë edhe çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga ky komuniteti brenda 12 ditësh, sipas afatit nga aktgjykimi i shkuar.

“TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; III. TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

Përparim Rama prezanton investimet në arsim: Shkolla më moderne, klasa të pajisura e edukim më kualitativ

Investime të mëdha në shkollat e kreqytetit, ka pasur në katër vitet e fundit, kështu kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka prezantuar disa prej investimeve në institucionet arsimore.

Shkolla më moderne e klasa më të pajisura ka në Zenel Hajdini, Sami Frashëri, Medreseja Alaudin e Shkolla e Gjelbër.

“Investim në shkolla, investim në gjenerata” ka shkruar Rama.

‘Shkolla më moderne, klasa më të pajisura, edukim më kualitativ”, thuhet në videon e publikuar.

PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E MËRKURË ,1 TETOR 2025/KOSOVË/SHQIPËRI

KOSOVË

SIPAS IHMK

E mërkurë
Moti kryesisht i vranët .
• Temperaturat minimale: 4-7°C
• Temperaturat maksimale: 11-15°C
• Era: kryesisht nga veriperëndime, e lehtë deri mesatare.

SHQIPËRI

SIPAS SHMU

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara pas orëve të mesditës, megjithatë nuk mungojnë intervale të herëpashershme me kthjellime, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Reshjet e shiut pritet të nisin fillimisht përgjatë zonës lindore në orët e mesditës, me intensitet të ulët, ndërsa gradualisht reshjet do të shpërndahen në pothuajse të gjithë territorin me intensitet të ulët si dhe lokalisht shtrëngata. TEMPERATURA ME E ULET 6 NDERSA ME E LARTA E DITES 25 GRADE CELCIUS.
🌬Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8m/s,ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht në veri era hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-16m/s.
🌊 Deti – Valëzimi i forcës 2-3 ballë.

Covey: UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje, s’ka pasur komandë qendrore

Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, Jock Covey derisa foli për UÇK-në tha para Gjykatës Speciale në Hagë se nuk ka pasur komandë qendrore.

Në ditën e parë të dëshmisë së tij në gjykatoren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ai tha se “UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje sesa ushtri”.

Ai foli për një takim i cili sipas tij ishte mbajtur për t’i bindur komandantët e zonave për marrëveshjen për çarmatim. Aty sipas tij, është vërejtur se marrëdhënia e Thaçit me komandantët e zonave ishte “e ndërlikuar”.

“Dukej sikur po konfirmonte fuqishëm atë që besonim që në fillim lidhur me zotëri Thaçin, kur jemi njohur me të, pra që ai kishte një marrëdhënie të ndërlikuar me komandantët në terren, dhe se ata kishin pak kohë, ose më mirë thënë, kishin shfaqur mungesë respekti ndaj tij, në këtë rast për të cilin po flasim, po të shohim këtë vizatim, më lejoni të kthehem pak prapa. Gjenerali Jackson i cili kishte mospajtim me gjeneralin Clark sa i takon përpjekjeve të rusëve për të marrë aeroportin përpara se KFOR-i të hynte në Kosovë dhe unë, gjenerali Clark dhe gjenerali Jackson, dhe është meritë e tyre kjo, kishim tejkaluar këtë mosmarrëveshje serioze dhe gjenerali Jackson pati nevojë që të sjelltë komandantët e UÇK-së dhe t’i rivendoste, t’i bindte ata që t’i pranonin kushtet e zbatimit të marrëveshjes, konkretisht marrëveshje për krijimin e një force mbrojtëse të Kosovës, si organizatë civile e paarmatosur, KFOR-i ishte afër afatit kohor, dhe i duhej ndihmë për t’i bindur komandantët për përgjigje pozitive”, tha ai.

“Zotëri Thaçi nuk kishte marrëdhënie të rëndësishme me këtë trupë të komandantëve në terren dhe kishte shumë pak gjasa që ata të kërkonin udhëzimet e tij, aq më pak urdhrat e tij, apo që të raportonin aktivitetet e tij te ai”, shtoi dëshmitari.

Duke folur për periudhën e vitit 1999, ai tha se e kishin kuptuar që në UÇK nuk ka pasur komandë qendrore.

“Ashtu siç e kemi kuptuar në atë kohë, nuk ka pasur komandë qendrore. Gjeneral Ceku ishte individi me më ndikim në UÇK, me shumë ndikim se të tjerët, megjithatë nuk duhej të ishte në një pozitë të tillë që të merrte përsipër këtë dhe kishte nevojë të dinte që kishte marrëveshje midis tyre. Gjatë takimit ne mund të shihnim gjeneral Çekun shumë të qetë i cili shikonte prapa për t’u siguruar që komandantët e mbështesnin, që mbështesnin hollësitë e marrëveshjes që po diskutohej. Neve na dhanë përshtypje që Çeku kishte nevojë të sigurohej që kishte konsensus që merrte pra mbështetje nga komandantët në terren. Dhe kjo ishte tërësish në përputhje me atë që kuptonim ne, sepse ne kuptonim që UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje sesa një ushtri ku secili individ në zona apo komandant në terren kishte autonomi të gjerë, qoftë kjo në realitet apo imagjinatën e tyre, por ata kishin këtë autonomi, ata mendonin që mund të bënin atë që vendosnin të bënin në zonën e tyre, që ishin të pavarur”, tha ai.

Jock Covey është dëshmitari i katërt në Hagë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka shërbyer në Kosovë si zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kushner.

Dëshmia e tij vjen pasi në gjykatore u dëgjuan dëshmia e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ajo e ish-këshilltarit ligjor të ekipit të Kosovës në Rambuje, si dhe dëshmia e ish-diplomatit britanik John Stewart Duncan.