Hën. Mar 30th, 2026

Lajme nga Rajoni

Pa asnjë ditë pune në shtator, deputetët marrin pagat nga rreth 2 mijë euro

Deputetët e Kuvendit të Kosovës morën sot pagën bazë prej 1 mijë e 913 euro për muajin shtator ani se nuk kanë punuar asnjë ditë në këtë muaj. Gjykata Kushtetuese vendosi masën e përkohshme më 5 deri më 30 shtator dhe si pasojë u ndalua çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.

KP ka mësuar nga një deputet i Kuvendit të Kosovës se sot pasdite u janë alokuar pagat bazë në llogari bankare prej 1 mijë e 913 euro për muajn shtator.

Kuvendi gjatë gjithë muajit shtator ishte në masë të përkohshme për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, rrjedhimisht deputetët nuk kanë kryer asnjë punë.

Kp ka kërkuar përgjigje edhe nga Kuvendi i Kosovës sa i përket ekzekutimit të pagave për muajin shtator për deputetët dhe masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit gjatë këtij muaji, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të lajmit nuk janë përgjigjur.

Gjatë kësaj periudhe të masës së përkohshme, deputetët e kanë pasur ndaluar çdo veprim apo vendim.

Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja edhe tetë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbyll më 30 gusht nga kryeparlamentari Dimal Basha, ani pse deputetët nuk arritën të zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb, krahas zgjedhjes së kryetarit dhe katër nënkryetarëve të tjerë të legjislativit.

Basha në arsyetimin e tij, ka thënë se ka ndërmarrë këtë veprim për të mos u bllokuar shteti dhe për të vijuar punën Kuvendi, rrjedhimisht edhe për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Ndërsa, sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar.

Gjykata Kushtetuese ka vendos që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Aksident i rëndë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, i cili shihet i shtrirë në tokë.

Në pamjet e siguruara shihen qytetarët që janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Policia dhe autoambulanca ende nuk kanë dal në vendin e ngjarjes.

KFOR vendos 114 tabela përgjatë kufirit Kosovë-Serbi: Ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale

KFOR ka njoftuar se ka vendosur tabela të reja përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e KFOR thuhet se janë vendosur 114 tabela në zona malore dhe të pyllëzuara për të shënuar zonën ku operon KFOR’it dhe për të zvogëluar rrezikun e kalimeve aksidentale në anën tjetër të kufirit.

“KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tij për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë edhe përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Administrative Kufitare”, thuhet në njoftim.

Në fund të njoftimit thuhet se KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

Hasani komenton vendimin e Kushtetueses: E drejta e vetos për serbët, një marrëzi në retorikën e VV-së

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar interpretimet që po i bëhen vendimit të fundit të Kushtetueses lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka kritikuar idenë e shpallur nga disa se ky vendim i jep deputetëve të komunitetit serb “veto absolute” në Kuvend, duke e quajtur këtë interpretim të pasaktë.

“E drejta e vetos ka qenë një marrëzi që është krijuar këtu, në retorikën e pushtetit të deridjeshëm”, ka thënë Hasani.

Ai shtoi se Kushtetuesja ka thënë qartë se seanca konstituive nuk ka përfunduar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, por kjo nuk nënkupton asnjë veto të veçantë për ta.

“E drejta e vetos mund të thuhet që ekziston, është te amendamentet kushtetuese. E dyta, është te ligjet e veçanta për të drejtat e veçanta e komuniteteve. Edhe aty është ndërruar kushtetuta, shumica absolute.. dhe nuk ka tjetër, kjo është e qartë si loti. Ju e dini se ushtria e Kosovës është formuar me ligje. Dhe sot është formuar pa një amendament kushtetues… dhe jeni në proces të formimit. Sepse është rregull juridik, se nuk mund të përfitosh nga gjendja jokushtetuese dhe joligjore që ti e krijon vetë. As serbët lokale as shqiptarët nuk mund ta krijojnë gjendjen jokushteteuese, dhe pastaj të thonë unë kam drejta absolute, këtë që po thuhet veto. Çështja ka shkuar në Kushtetuese, për të njëjtat arsye që është zvarritur konstituimi i Kuvendit deri te zgjedhja e Dimal Bashës. Qysh e kanë gjetur zgjidhjen për Dimal Bashën edhe këtu duhet ta gjejnë, duhet ta votojnë. E sikur serbët lokal, që e pa prerogativën si e ka edhe partia shumicë e propozimit dhe nuk e bën fare, ajo është temë tjetër”, ka shtuar Hasani në Dukagjin.

Haradinaj në prag të protestës gjithëkombëtare në Tiranë: Gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalur në mbështetje të protestës gjithëkombëtare të ftuar për 17 tetor në Tiranë për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ai madje ka shpërndarë posterin zyrtar të kësaj ngjarjeje duke shkruar:

”Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri”.

Mesazhi i tij të paktën deri tani interpretohet si një përkrahje simbolike për kauzën për luftën e pastër të çlirimtarëve.

Buja tregon fuqinë në Lipjan, tubim masiv në sallën e sportit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka mbajtur një takim elektoral madhështor në sallën e sportit.

Nga ky tubim ai ka thënë se Lipjani do të ndryshojë. Buja ka premtuar një Lipjan që lidhet me nënkalime moderne, me treg të gjelbër, me statcion të ri të autobusëve, shkolla, çerdhe, rrugë e hapsira sportive të reja.

”Lipjani do të bëhet më mirë me PDK-në.Lipjani do të bëhet më mirë me qeverisjen time.” ka thënë Buja.

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ku ka thënë se qytetarët e Lipjanit kanë nevojë për udhëheqës që punon dhe nuk merret vetëm me marketing.