Mër. Pri 1st, 2026

Lajme nga Rajoni

Ambasada Amerikane në Kosovë del me njoftim pas mbylljes së Qeverisë së SHBA-së

Në Njoftimin e Ambasades thuhet:

Për shkak të mungesës së fondeve të alokuara, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë.

Në këtë kohë, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë mungesës së fondeve të alokuara, sipas situatës. Ne nuk do ta përditësojmë këtë llogari derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë.

Për informacion mbi shërbimet tona dhe statusin e funksionimit, vizitoni travel.state.gov

KLIKO KETU PER POSTIMIN NGA AMBASADA AMERIKANE

Hapet linja e parë direkte Prishtinë – Xhide (Arabia Saudite)

Nga data 1 tetor 2025, qytetarët e Kosovës kanë mundësi të udhëtojnë për herë të parë me linjë ajrore direkte nga Prishtina drejt Xhides, një ndër qytetet kryesore të Arabisë Saudite.

Kjo linjë e re është një hap i rëndësishëm për lehtësimin e udhëtimeve, veçanërisht për besimtarët myslimanë që synojnë të kryejnë Umrën apo Haxhin, por edhe për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe turistike mes dy vendeve.

Fluturimet do të operohen në mënyrë të rregullt dhe pritet të kenë interes të lartë nga diaspora dhe qytetarët vendas.

Bllokimi i qeverisë amerikane, reagon ambasada e SHBA në Tiranë: Shërbimet e pasaportave dhe vizave

Shtetet e Bashkuara kanë hyrë zyrtarisht në një mbyllje të qeverisë federale, pak pas mesnatës sipas orës lokale, për herë të parë pas shtatë vitesh.

Menjëherë ka ardhur reagimi nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila shprehet se llogaria në rrjetin social Facebook, nuk do të përditësohet rregullisht.

Ndërsa në lidhje me shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit, ambasada bën me dije se do të vazhdojnë sipas mundësive.

“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt.

Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov.“, shkruan ambasada.

Sulmohet me gurë patrulla policore në Han të Elezit, dëmtohen dy vetura zyrtare

Policia e Kosovës ka raportuar për një incident serioz që ka ndodhur më 24 shtator 2025, rreth orës 21:45, në Hani të Elezit,.

Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të DPK-Prishtinë, derisa ishte në pikë kontrolli duke kryer vëzhgime policore, është sulmuar me gurë nga një person i panjohur. Si pasojë e këtij veprimi, janë dëmtuar dy vetura zyrtare të Policisë së Kosovës.

Njësiti policor ka tentuar të ndjekë të dyshuarin, por nuk ka arritur ta ndalojë për shkak të terrenit të panjohur. Fillimisht rasti ishte evidentuar si shënim zyrtar, mirëpo pas veprimeve të mëtejme hetimore dhe në konsultim me prokurorin, më 30 shtator 2025 është iniciuar procedura për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”

Kryeziu pas njoftimit të Gjykatës: Asnjë institucion s’ka mekanizëm për të detyruar deputetët të votojnë në një mënyre të caktuar

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka reaguar pas njoftimit të 30 shtatorit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit.

Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vullneti i lirë i deputetëve nuk mund të urdhërohet.

Kushtetuesja, sipas tij, ka marrë një drejtim të paqartë.

‘Asnjë institucion, as Gjykata, nuk ka mekanizëm për ta detyruar një deputet të votojë në një mënyrë të caktuar. Të thuash të kundërtën është të minosh vetë themelet e demokracisë. Në këtë mënyrë, përgjegjësia për mungesën e 61 votave i vishet deputetëve shqiptarë, jo kandidatit dhe jo procesit politik’, ka shkruar ndër të tjera ai.

Grabitje në Prishtinë: Dy femra të huaja nën kërcënimin e thikës humbin pasuri me vlerë mbi 1,500 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitjeje që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, më 30 shtator 2025, rreth orës 20:30, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, dy femra shtetase të huaja kanë deklaruar se në banesën e tyre kanë hyrë dy persona të panjohur, të cilët nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë – thikës, kanë arritur t’iu marrin një telefon mobil në vlerë prej rreth 1,230 euro dhe tri unaza ari në vlerë rreth 370 euro.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.