Mër. Pri 1st, 2026

Lajme nga Rajoni

“Varet nga Kushtetuesja”, Rashiq nuk e përjashton mundësinë se do të kandidojë sërish për nënkryetar

Nenad Rashiq PPartia Serbe për Liri, Drejtësi dhe qendrim (SPO) (SPO) tha se nuk ka komunikim me Listës Serbe.

Në një intervistë për RTV21 ai tha se anëtarët e kësaj partie nuk po kanë guxim as t’i japin atij një përshëndetje.

“Në momentin kur u them unë një send ata si në ushtri këqyrnin në një anë tjetër t’u mos guxuar ta tregojnë as mirëmëngjesin, mirëdita as kurrgjë hiç. Unë i kuptoj ata nuk janë të përzgjedhur ata janë të emëruar. Se kur vjen koha se kush do të jetë në lsitë dihet se kush shkojnë”, tha ai.

Kur u pyet se nga kush janë emëruar, Rashiq nuk përmendi emra po tha nga eminenca jo hijes por e zezë që po e udhëheq Listën Serbe.

“Është një tregim i vjetër, por megjithatë një dëshpërim personal sepse me disa prej tyre kam bashkëpunuar, njihemi ashtu, kur e shoh që nuk guxojnë as mirëmëngjesi të më tregojnë kjo po iu tregojnë se në çfarë gjendje janë ata, janë si servil, si robë që u thonë bëni çka ju them dhe asgjë tjetër”, u shpreh Rashiq.

Covey: Thaçin dhe Çekun s’i konsideroj ekstremistë të UÇK-së

Dëshmitari James Covey mohoi para Gjykatës në Hagë se i konsideron Agim Çekun dhe Hashim Thaçin si ekstremistë të UÇK-së.

Veç kësaj, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Thaçit, Luka Mishetiq, dëshmitari tha se këta dy persona i konsideron të kundërtën e ekstremizmit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Në fakt, jo. Në fakt është krejt e kundërta”, tha dëshmitari Covey.

Ndryshe, dëshmitari kishte pohuar edhe gjatë ditës së djeshme se në librin e tij kishte thënë se ekstremistët e UÇK-së përdornin dhunë dhe terror për të dëbuar serbët jashtë Kosovës.

Në anën tjetër, duke folur për partitë që u krijuan pas luftës, dëshmitari Covey tha se është në dijeni lidhur me ato.

Por, mohoi se gjatë këtyre ditëve të ketë parë ndonjë urdhër të lëshuar nga Thaçi në UÇK. Përveç kësaj, ai po ashtu mohoi se ka parë ndonjë raport që dikush ia ka drejtuar tani të akuzuarit gjatë periudhës së luftës.

Jock Covey gjithashtu mohoi të ketë parë ndonjë gjë që mund ta bëjë që të dyshonte se Thaçi mund të ishte në gjendje që të ndalonte ose parandalonte krimet që dyshohet se janë kryer nga pjesëtarët apo ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Në këtë seancë, në një pjesë të saj nuk kishte fare përkthim në gjykatë.

Policia jep detaje për të shtënat me armë në Pejë

Eshte raportuar më herët për të shtëna me armë te stacioni i autobusëve më Pejë.

Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoj se policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja.

“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, tha Gashi.

Ndërsa ka shtuar se në momentin që policia ka mbërritur në vendngjarje, nuk kanë hasur në ndonjë person, të dyshimtë apo viktimë

Moti i keq në verilindje të Shqipërisë, reshje bore në zonat malore

Një valë e re e motit të keq ka përfshirë territorin shqiptar, me intensitet më të lartë në zonat verilindore të vendit, ku janë regjistruar reshje të dendura shiu dhe dëbore, raporton Euronews Albania.

Në zonat malore mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet kanë rënë kryesisht në formë bore. Njësitë administrative të thella si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë zbardhur nga dëbora, duke sjellë një pamje tipike dimërore.

Deri tani, nuk janë raportuar probleme në qarkullim apo furnizim me energji, por autoritetet apelojnë për kujdes nga drejtuesit e mjeteve për shkak të lagështisë dhe mundësisë së formimit të akullit në rrugë.

Sipas parashikimeve, moti pritet të përkeqësohet edhe gjatë ditës së premte, kur reshjet do të jenë më intensive. Përmirësimi i kushteve atmosferike parashikohet të nisë të shtunën, kur pritet ndërprerja graduale e reshjeve.

Zemaj: Shteti s’është pronë e një individi, komunizmi është luftuar nuk lejojmë kthim prapa në logjikën e VV-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese që konstatoi se kuvendi nuk është konstitutuar plotësisht, është dëshmi se këto shkelje kanë ndodhur si shkak i mungesës së numrave të Lëvizjes Vetëvendosje. Zemaj ka akuzuar kryeministrin në detyrë, njëheri edhe liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti për dëmtimin e institucioneve dhe demokracinë në vend.

Mes tjerash ai ka theksuar se shteti është mbi të gjitha, dhe se njëherë është luftuar komunizmi e nuk do të lejojnë kthimin mbrapa.

“Vendimi si vendim ka qenë i pritshëm ta shohim edhe shpjegimin brenda vendimit se si do të jetë procedura post kuvendore nga ajo çka ka ndodh. LDK-ja nga fillimi i saj ka thënë se shkeljet kushtetuese nuk mund të pranohen dhe këtu lojërat për shkak të bllokadës dhe mungesës së numrave nga Lëvizja Vetëvendosje me të vërtetë e kanë dëmtuar shumë edhe institucionin e kuvendit e kanë dëmtuar edhe demokracinë, raportet me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë dhe më së shumti zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke mbajtur një qeveri në detyrë pa mbikëqyrje, duke keqpërdorur ekstremisht dy pozitat politike që bien në kundërshtim me ligjin njëra me tjetrën dhe abuzimin me buxhetin e Kosovës”, ka deklaruar Zemaj për Ekonomia Online.

Zemaj ka shpjeguar se si mund të bëhet konstituimi i kuvendit.

“Nuk ka këtu se kush duhet të lëshojë pe i pari, i takon të bëjë një marrëveshje politike ose të lëshojë pe. Pa marrëveshje politike nuk ka konstituim të plotë të Kuvendit. E dini aksident ka që zgjedhja e kryetarit, ato marrëveshjet që kemi parë te Lëvizja Vetëvendosje, por për krijimin e qeverisë së re tashmë është thënë atë që kemi thënë ne, nuk kanë numra, kanë pasur lojë fjalësh, premtime, ndoshta edhe tendime për blerje deputetësh të cilët fatmirësisht me ruajtjen e demokracisë nuk kanë dhënë kësaj radhe sikur ishte para katër vitesh ku tregtoheshin deputetët në Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi deputeti Zemaj për Ekonomia Onlinen.

Më tej ai është treguar i ashpër duke përmendur edhe komunizmin dhe logjikën e Vetëvendosjes.

“Veprimet i kanë kundër kushtetuese, abuzime, i kanë në interes të një grupi politik. Shteti është mbi të gjitha, nuk është pronë e një individi e më së paku është pronë e një partie politike. Është kthim mbrapa ajo çka është luftuar me shekuj, është luftuar komunizëm dhe ne dhe populli i Kosovës nuk do të lejojmë kthimin mbrapa në logjikën e Vetëvendosjes. Patjetër që po”, shtoi ai.

Gjykata Kushtetuese, më 30 shtator mori vendimin në lidhje me ankesën e Listës Serbe, e ku konstatoi se seanca e 15 prillit nuk është përfunduar dhe se kuvendi nuk është konstitutuar sikur që pretendonte tashmë kryeparlamentari Dimal Basha në seancën e 30 gushtit.

Në vendim bëhet e qartë se konstitumi duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj të 30 shtatorit.