Mër. Pri 1st, 2026

Lajme nga Rajoni

PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E PREMTË 03.10.2025/KOSOVË/SHQPËRI

E PREMTE

KOSOVË SIPAS IHMK

Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat mnimale: 1-4°C
Temperaturat maksimale: 5-9°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit

SHQIPERI SIPAS SHMU

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit gjatë orëve të mëngjesit. Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të lokalizohen kryesisht në relievet kodrinore-malore verilindje-juglindje-jug, ndërsa reshjet e shiut do të kovertohen në reshje dëbore në verilindje në lartësinë mbi 700- 1000metër, juglindje 1100-1300metër mbi nivelin e detit. TEMPERATURA ME E ULET 0 NDERSA ME E LARTA E DITES 19 GRADE CELCUS
🌬 Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 23m/s.
🌊 Deti – Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë.

Lidhja e Prishtinës për futbollin/ Kupina takohet me KF Flamurtarin

Lidhja e Prishtinës ka vizituar sot klubin futbollistik Flamurtari.

Optimist dhe i lumtur pas takimit, Fehmi Kupina u shpreh se futbolli është sporti më popullor në Kosovë dhe Flamurtari vazhdon t’i jap Kosovës dhe arenës ndërkombëtare futbollistë cilësorë.

“Kënaqësi të vizitojmë një prej klubeve më të mëdha të Kryeqytetit, KF Flamurtari. Se futbolli është sporti më popullor në Kosovë vërehet lehtë nga numri i madh i të rinjve që me vullnet të rrallë punojnë drejt suksesit siç bënin këta djelmosha të KF Flamurtarit.

Me ngjyrat tradicionale shqiptare, Kuq e Zi, KF Flamurtari vazhdon t’i jap Kosovës e arenës ndërkombëtare futbollist cilësor.

Me Dukagjinin dhe Arbenin, ju premtuam se investimi në futboll do të jetë prioritet i lartë i Lidhjes së Prishtinës. Vizita në këtë klub na la me përshtypje të jashtëzakonshme nga motivimi i këtyre djelmoshave për të arritur majat e futbollit ndërkombëtar” u shpreh Kupina.

Kurti: Humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Kryeministri në detyrë Albin Kurti e konsideron humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Kosovës. Për çështjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, ai tha se Kuvendi do të duhej të niste punën dhe se Kosova nuk ka kohë për të humbur.

“Konsideroj që është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Kosovës. Kuvendi e ka zgjedhur kryetarin, Dimal Bashën, i ka zgjedhur katër nënkryetarët, Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun, Kujtim Shalën dhe Emilja Rexhepin, askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga komuniteti serb. Është dashur që të vazhdojë puna e Kuvendit sepse shteti i Kosovës nuk ka kohë për të humbur. Emilja Rexhepi është nënkryetare e Kuvendit, nuk mundet votimi për Emilja Rexhepin të anulohet. Prandaj ne kemi ngelur vetëm te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb. Por mos harroni, nuk janë serbë vetëm ata të Listës Serbe, serb është edhe Nenad Rashiq. Në njërën anë përfaqësuesi i Listës Serbe i mori vetëm 10 vota, e Nenad Rashiq 56. Vetëm pesë vota t’ia jepnin këta 52 që janë të opozitës, sot nuk ishim duke i bërë këto pyetje dhe këto përgjigje”, tha ai.

Uran Ismaili nga ora 19:00 prezanton planin për “Arbërinë”: Çerdhe, shkollë dhe linja të reja të trafikut

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte do të mbajë tubimin e radhës në lagjen “Arbëria”, në shkollën “Mehmet Gjevori” nga ora 19:00, ku do të prezantojë projektet konkrete për këtë lagje. Ai tha se këto projekte kanë dalë drejtpërdrejt nga kërkesat dhe nevojat e banorëve të Arbërisë.

Plani përfshin:

Ndërtimin e çerdhes për fëmijët e lagjes;

Ndërtimin e një shkolle të re;

Lidhjen e shkallëve emblematike të Arbërisë deri te parku;

Integrimin e stacionit të trenit dhe vijës hekurudhore me korridore për këmbësorë;

Linja të reja të trafikut urban që mbulojnë tërë lagjen;

Dy terrene sportive për futboll dhe basketboll;

Park të ri me kënde lojërash për fëmijë.

“Arbëria është lagje me karakter dhe identitet, jo lagje për premtime të mëdha që nuk realizohen kurrë”, tha Ismaili.

Hajdari: lagjja Cakiqi, Nishori dhe fshati Bytyq, mesazhi i qartë për ndryshim me PDK-në

Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, tha se fryma e fitores së madhe u konfirmua në takimet me banorët e lagjes Cakiqi dhe Nishori në Komoran.

“Qytetarët e dinë: PDK-ja është fuqia, garancia dhe fitorja e Drenasit. Asgjë nuk e ndal këtë uragan të madh që po vjen”, theksoi Hajdari.

Ai shtoi se edhe në fshatin Bytyq qytetarët e dhanë mesazhin e qartë për ndryshim dhe mirëqeverisje. “Vullneti i qytetarëve është i pandalshëm dhe më i qartë po bëhet dita ditës. PDK e ofron këtë qeverisje të re, me qytetarin në qendër”.

Ali Ahmeti anulon të gjitha aktivitetet partiake në ditën e fundit të fushatës, do të marrë pjesë në protestën për UÇK-në, në Tiranë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka njoftuar se kryetari i këtij subjekti politik, Ali Ahmeti, do të marrë pjesë në protestën e radhës kundër Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet më 17 tetor në Tiranë.

Përmes një njoftimin, BDI-ja ka bërë me dije se Ahmeti për këtë ditë ka anuluar të gjitha aktivitet për fushatën e zgjedhjeve të 18 tetorit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se kryetari i saj, z. Ali Ahmeti, më 17 tetor, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, ka vendosur të anulojë të gjitha aktivitetet e planifikuara partiake dhe të marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare në Tiranë, të thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së. Protesta do të mbahet në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, duke filluar nga ora 17:00, me moton: ‘Drejtësi për çlirimtarët, kundër padrejtësisë në Hagë’. Ali Ahmeti, i cili ishte i pranishëm edhe në protestën e organizuar në Prishtinë, në cilësinë e bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka pranuar ftesën e organizatorëve për të qenë pjesë e kësaj proteste të madhe mbarëkombëtare”, është thënë në njoftimin e BDI-së.

Më pas, ky subjekt politik ka theksuar se drejtësia për popullin shqiptar nuk mund të ndërtohet mbi procese politike të imponuara nga Rusia dhe as mbi “dëshmi” të fabrikuara.

“Për BDI-në dhe kryetarin e saj, lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë, e domosdoshme dhe e përkrahur nga gjithë bota demokratike, perëndimore dhe liridashëse. Paslufta dhe proceset e panumërta gjyqësore, vendore e ndërkombëtare, kanë dëshmuar qartë çiltërsinë e asaj lufte për liri, demokraci dhe pavarësi. BDI-ja thekson se drejtësia për popullin shqiptar nuk mund të ndërtohet mbi procese politike të imponuara nga Rusia, as mbi ‘dëshmi’ të fabrikuara nga Serbia. Kryetari Ali Ahmeti është pjesë e pandarë e luftës për lirinë e kombit shqiptar dhe për këtë arsye mbështet fuqishëm protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, duke anuluar të gjitha aktivitetet partiake zgjedhore”, është thënë në njoftim.