Enj. Pri 2nd, 2026

Lajme nga Rajoni

Thirrjet e Vuçiqit për luftë, Osmani: Do dështojë si Millosheviqi

Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar deklaratat e homologut të saj serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “të gjithë po përgatiten për luftë”.

Përmes një reagimi të Presidencës në X, Osmani thotë se thirrjet e pamatura të Vuçiqit për luftë, sipas saj, janë një jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit, transmeton Klankosova.tv.

Mes tjerash, e para e vendit shtoi se pavarësisht viteve të angazhimit të palodhur amerikan dhe evropian për të hapur rrugën drejt paqes së qëndrueshme, ajo thekson se Vuçiqi po i tregon botës se nuk ka zgjedhur rrugën e pajtimit.

“Në vend që të kthejë faqen, Vuçiqi dhe regjimi i tij po flirtojnë përsëri me të njëjtat fantazi shkatërruese që dikur shkatërruan jetë të panumërta e të pafajshme”, thuhet në reagimin e Presidencës së Kosovës.

Megjithëse, sipas Osmanit, një shfaqje e tillë është parë edhe më herët.

“Në vitet 1990, Slobodan Millosheviq zgjodhi luftën gjenocidale si instrumentin e tij të fundit të pushtetit. Ai zgjeroi ​​dhunën çnjerëzore në Kroaci, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe së fundmi në Kosovë – të gjitha të dokumentuara me kujdes që bota t’i shihte. Përmes makinës së tij të propagandës, me Vuçiqin si shefin e tij të propagandës, ai ndezi urrejtje që çoi në vrasje sistematike, varre masive, shkatërrime dhe izolimin më të thellë të Serbisë. Pushteti i tij përfundoi me turp: i rrëzuar nga populli i tij, i gjykuar si kriminel lufte dhe i kujtuar si njeriu që e çoi kombin e tij në rrënim dhe si kasapi i Ballkanit”, thuhet në reagim.

Në reagimin e Presidencës, tutje thuhet se tani, presidenti serb duket se beson se mund ta ringjallë të njëjtën formulë helmuese: nxitjen e konfliktit, bixhozin me jetë njerëzish dhe vënien e basteve se gjakderdhja do ta ruajë sundimin e tij.

“Por historia është e qartë dhe e pamëshirshme. Millosheviqi dështoi – njëjtë do të dështojë edhe Vuçiqi”.

“Lufta nuk është një mjet lidershipi. Është streha e fundit e udhëheqësve që kanë humbur legjitimitetin, që nuk mund të frymëzojnë me vizion dhe që nuk shohin rrugë përpara përveçse përmes shkatërrimit”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, në deklaratën presidenciale, thuhet se Kosova ka zgjedhur paqen, “paqen, të cilën ne do ta mbrojmë me çdo kusht”.

Në prag të ditës së zgjedhjeve, KQZ fillon programin trajnues për mijëra anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve

Në kuadër të përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të mbahen fundjavën e ardhshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me trajnimin e anëtarëve të Këshillave të vendvotimeve që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025.

Programi trajnues do të zhvillohet në 38 komunat e Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim të përgatis më shumë se 15 mijë anëtarë me njohuri për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre gjatë procesit zgjedhor.

Procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim; procedurat e Votimit të Personave me Nevoja të Veçanta dhe procedurat e votimit me kusht, janë çështjet thelbësore në të cilat do të përqëndrohet programi trajnues.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Këshilli i Vendvotim është përgjegjës për sigurimin e integritetit, sigurisë dhe të qetësisë në procesin e votimit dhe numërimit në vendvotim nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.

Në mbledhjen e fundshatatori, KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve të rregullta, atyre me kusht dhe anëtarëve rezervë për

Zgjedhjet Lokale, të cilët do të anazhohen në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, emërohen 14,305, anëtarë të 2,571 vendvotimeve të rregullta dhe 54 vendvotimeve me kusht, ndërkaq 1,200 anëtarë të tjerë do të jenë rezervë.

Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,625 vendvome, prej të cilave 910 qendra me 2,571 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 54 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

“I kam tre nipa, por nuk i lëshoj”: Në Luginë të Preshevës kthehet frika e ushtrisë

Frika nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak po rikthehet në Luginën e Preshevës. Për komunitetin shqiptar, paralajmërimet e Qeverisë serbe ngjallin kujtime të dhimbshme të viteve ’80, kur të rinjtë u dërguan në kazermat e Armatës Popullore të Jugosllavisë dhe shumë prej tyre humbën jetën në rrethana misterioze.

Dyzet e katër vjet më parë nipi i tij u thirr në ushtri. Pak muaj më vonë historia e Yzeir Sadikut u mbyll në heshtje.

Axha i tij, Sadik Sadiku, për Radio Evropën e Lirë ka kujtua se si 25-vjeçari nga Presheva u kthye i vdekur nga shërbimi ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ), më 1982. Autoritet e kohës thanë se ishte “vetëvrasje”, familja nuk e pranoi kurrë këtë version.

“Mënyra e vdekjes është e çoroditshme krejt, që i habit njerëzit. Ata (eprorët) kinse e kanë marrë, jo kinse por është e vërtetë që e kanë marrë në biseda informative gjatë dhe maltretimet dihen në bisedat informative nga armata, nga shërbimi ushtarak i Armatës Jugosllave dhe sipas atyre Yzeiri paska hyr në WC dhe ka kërcyer prej katit të 4, nga të kërcyerit ai paska vdekur”, tha axha i Yzeirit për REL

Gjatë viteve ’80 dhe ’90, përçarjet etnike në Jugosllavi u thelluan. APJ-ja ktheu me arkivole dhjetëra të rinj shqiptarë nga Kosova dhe trevat e tjera. Një nga këto histori tragjike është edhe ajo e Abedin Krasniqit nga Kosova i cili humbi jetën më 1992.

“Vallahin shumë pak. Gati se nuk ka ditë që nuk qaj. Çka të bëj…nuk ka njeriu çfarë të bëjë”. U shpreh Mihane Krasniqi, nëna e Abedin Krasniqit për REL.

Organizatat për të Drejtat e Njeriut, si KMDLNJ, thonë se shumë ushtarë shqiptarë u vranë e jo vetëvranë, siç pretendojnë autoritet.

Sot, paralajmërimi për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi shkakton frikë te shqiptarët në jug të këtij vendi.

“Unë i kam tre nipa, të cilët janë të pjekur për ushtarë, por unë nuk i lëshoj”, tha axha i Yzeirit.

Ministri serb i mbrojtjes, Bratisllav Gashiq paralajmëroi se shërbimi i detyrueshëm ushtarak mund të fillojë vitin e ardhshëm.

Shërbimi do të prekë burrat nga 18 deri në 30 vjeç dhe do të zgjasë 75 ditë.

Frikën e shërbimit të detyrueshëm e ndan edhe deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi. Dyshon se qëllimi është ë boshatiset Lugina e Preshevës.

“Situata këtu është ligjërisht e qartë. Nëse merret ftesa për ushtri dhe ti e refuzon, atëherë pason ngritja e aktakuzës. Dhe me këtë, krahas pasivizimit (të adresave) dhe mosnjohjes së diplomave, që po shkaktojnë shpërngulje masive të të rinjve dhe zbarzje të Luginës së Preshevës, do të ishte mekanizmi i tretë administrativ-juridik, përmes të cilit Serbia do të ndikonte në shpopullimin e Luginës së Preshevës.

Kamberi dorëzoi në Kuvendin e Serbisë një propozim për komision të posaçëm për të zbardhur vdekjet e ushtarëve shqiptarë në APJ gjatë viteve ’80, por nuk është optimist për miratimin e tij.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq nuk iu përgjigjet pyetjeve të Radio Evropës së Lirë për këtë propozim.

As Ministria serbe e Mbrojtjes nuk dha informacione mbi vuajtjet dhe vdekjet e ushtarëve shqiptarë në APJ./Radio Evropa e Lirë.

IKD publikon listën e kandidatëve për kryetarë të komunave me më shumë shpenzime në kampanjat e rrjeteve sociale

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për kryetarë të komunave me më shumë shpenzime në kampanjat e rrjeteve sociale.

Sipas IKD, listën e kryeson kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili i cili sipas raportit deri tani ka shpenzuar 6318 euro në kampanjat e rrjeteve sociale.

Pas Ismailit i dyti në listë renditet, Alban Hyseni kandidati i LVV-së për kryetar të Gjilanit me 2264 euro të shpenzuara, kurse e treta është Besa Shahini kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës me gjithsej 1828 euro të shpenzuara.

Kryetari aktual i Prishtinës, njëherit kandidati i LDK-së për kryeqytet, Përparim Rama ka shpenzuar 1593 euro në rrjete sociale. Kurse 5-shen e parë e përmbyll Zafir Berisha nga BDP me 808 euro të shpenzuara.

Kujtojmë që zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 12 tetor.

Mungesa e barnave në QKUK – pacientët “peng” i procedurave të prokurimit

Pacientët e
Pacientët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po përballen përsëri me mungesë barnash.

Kësaj radhe me morfinë në të gjitha klinikat e enkas në atë të Onkologjisë, përfshirë edhe terapitë e kushtueshme deri në 1 mijë euro.

Por, Barnatorja Qendrore në kuadër të SHSKUK, e ka konfirmuar vetëm njërën, duke dhënë edhe arsyet.

“Përpjekjet për kontraktimin e produktit morfinë kanë dështuar edhe pas riinicimit të procedurave për kontraktim. Në mungesë të produktit Morfinë, klinikat po i shfrytëzojnë alternativat që i kemi në dispozicion.
Me alternativa ose jo, redaksia ka pranuar dëshmi të faturave se morfina, po detyrohet të blihet e edhe ankesa për barna të tjera, pjesë përbërëse të kimioterapisë.

Për gazetarë të këtij sektori, dështimi i procedurave të prokurimit buron nga mungesa e një organi mbikëqyrës”, tha Dardane Mehaj, Shefe e Sektorit të furnizimit me barna dhe material hargjues-medicinal

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, u shpreh se llogaridhënia dhe mbikëqyrja është shumë e rëndësishme gjë që fatkeqësisht mungon në SHSKUK e që lidhet direkt me qeverinë e Kosovës sepse SHSKUk i përgjigjet qeverisë përmes bordit, MSH-së e deri tek Zyra e Kryeministrit.

“Llogaridhënia dhe mbikëqyrja është shumë e rëndësishme gjë që fatkeqësisht mungon në SHSKUK e që lidhet direkt me qeverinë e Kosovës sepse SHSKUk i përgjigjet qeverisë përmes bordit, MSH-së e deri tek Zyra e Kryeministrit. Një prej faktorëve kryesor që ndikon në këto probleme është edhe mungesa e mbikëqyrës. Aktualisht SHSKUK-në e kemi pa bord pothuajse. Ekziston një bord po s’është funksional për faktin se mungon kryesuesi, shkruan dukagjini.

Bordi drejtues i këtij institucioni, mbledhjen e fundit e ka mbajtur në qershor të këtij viti duke shtuar faktin se ende, mbetet pa një kryesues të përzgjedhur”, tha ai.

E se rifunksionimi i tij mbetet kyç për procesin e furnizimit me barna, e thonë edhe nga Shoqata e Pacientëve.

“Ajo që duhet ndërmarrë urgjentisht është një menaxhim shumë më i përgjegjshëm i listës esenciale të barnave. Kjo nënkupton planifikim të saktë, furnizim të rregullt dhe mekanizma rezervë në rast të dështimit të prokurimeve. Pacientët nuk mund të mbeten peng i procedurave burokratike dhe dështimeve administrative, sepse barra e gjithë kësaj bie mbi ta”.

“Fakti që Bordi i SHSKUK nuk është mbledhur që nga muaji qershor është tregues i mungesës së mbikëqyrjes institucionale brenda nivelit sekondar dhe terciar të kujdesit shëndetësor. Pa këtë mbikëqyrje, proceset e furnizimit me barna dhe material shpenzues në spitale mbeten të pambrojtura nga gabimet, vonesat dhe mungesa e llogaridhënies. Kjo pastaj reflektohet drejtpërdrejt tek pacientët, të cilët përballen me mungesa të barnave në institucionet spitalore. Për këtë arsye, mbikëqyrja nga Bordi nuk duhet parë si formalitet administrativ, por si mekanizëm kyç për garantimin e funksionimit të rregullt të sistemit spitalor”, u shpreh Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve.

Gjersa furnizimi me barna i takon SHSKUK-së, procedurat në atë drejtim monitorohen nga MSH-ja por kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje për televizionin.

Osmani takohet me presidenten bjelloruse: Kosovarët e dinë se çfarë do të thotë të luftosh për liri dhe dinjitet

Takimi u realizua dje, në kuadër të Samitit EPC, në të cilin Kosova u përfaqësua nga presidentja Osmani, shkruan

Presidentja bjelloruse u shpreh mirënjohëse për takimin me Osmanin, duke thënë se “kosovarët e dinë se çfarë do të thotë të luftosh për liri dhe dinjitet”.

“Diskutuam mbështetjen për gazetarët në mërgim që kundërshtojnë propagandën e regjimit dhe nisma të tjera për të ndihmuar bjellorusët” u shpreh Tsikhanouskaya.

Postimin e saj e ri-shpërndau presidentja Osmani, e cila deklaroi se Kosova gjithmonë do të mbështesë popullin e Bjellorusisë.

“Kosova do ta mbështesë gjithmonë popullin e Bjellorusisë në aspiratën e tyre për të jetuar në liri dhe dinjitet — pa shtypje dhe frikë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me partnerët demokratikë për të siguruar që zërat e tyre të dëgjohen” shkroi Osmani në “X