Enj. Pri 2nd, 2026

Lajme nga Rajoni

Krasniqi: Rahovecit i mungon kryetari i duhur, me Canën qyteti ecë përpara

Kryetari i PDK-së, Memi Krasniqi thotë se Rahoveci ka gjithçka që i duhet për të qenë një histori suksesi, por sipas tij, i mungon vetëm kryetari i duhur.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se me Edon Canën, kandidatin për kryetar të kësaj komune, Rahoveci do të ecë përpara.

“Rahoveci ka gjithçka që i duhet për të qenë një histori suksesi – tokë pjellore, njerëz punëtorë, traditë, kulturë dhe rini të talentuar. I mungon vetëm kryetari i duhur. Edon Cana është pikërisht ai kryetar. Një njeri me përgatitje, vizion dhe guxim për ta kthyer Rahovecin në qendër të zhvillimit, agroturizmit dhe mirëqenies”.

“Me PDK-në dhe Edonin, Rahoveci do të ecë përpara, me plan, me punë dhe me dinjitet. Sepse ma mirë për Rahovecin është me Edon Canën”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Uran Ismaili me sportistët: Të gjithë pjesë e ndryshimit në Prishtinë pas 12 tetorit!

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ndarë një video në rrjetet sociale ku shihet duke luajtur basketboll me miqtë e tij dhe disa nga kandidatët për Asamble të Prishtinës.

Basketbolli është një nga pasionet e Ismailit, ndërsa zhvillimi i sportit zë një vend të rëndësishëm në planin e tij për Prishtinën funksionale.

Përmes zgjidhjes së tij “Prishtina e së ardhmes”, që është pjesë e 5 zgjidhjeve, ai synon të nxisë kulturën e sportit dhe aktivitetit fizik në çdo lagje të kryeqytetit duke ndërtuar fusha të reja sportive dhe duke mbështetur klubet ekzistuese të Prishtinës

Statovci: Dardania, në një nga lagjet më ikonike të Prishtinës

Bartësja e listës për asamble nga Guxo, Jeta Statovci, ka ndarë momente nga tubimi me qytetarë në lagjen Dardania.

“Në një nga lagjet më ikonike të Prishtinës – lagjen që mban emrin e bukur e të lavdishëm të Dardanisë”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

“Në një nga lagjet më ikonike të Prishtinës – lagjen që mban emrin e bukur e të lavdishëm të Dardanisë.”

Autobusi përfshihet nga zjarri në Duhel të Suharekës, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes/Policia: Ska të lënduar

Një incident ka ndodhur rreth orës 16:00 në Duhel të Suharekës.

Sipas pamjeve një autobus është përfshirë nga flakët.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

Zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes..

Ndersa pas pak beri të ditur rastin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoj se nuk ka të lënduar.

“Sot, më datë 05 tetor 2025, rreth orës 16:16, është raportuar se në fshatin Duhël të Suharekës një autobus ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses”.

Sipas të dhënave fillestare, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet”, ka thënë Bytyqi.

Mbahet testi me shkrim, 153 kandidatë synojnë 21 pozitat për prokurorë

Njëzetenjë prokurorë të rinj të shtetit do t’i shtohen Prokurorive Themelore nëpër Kosovë, e për këto pozita kanë aplikuar 153 kandidatë, testimi i të cilëve me shkrim po mbahet në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar sot mbajtjen e Testit me Shkrim për kandidatët për prokurorë të shtetit, i cili është duke vazhduar si fazë e përcaktuar në kuadër të procedurave të rekrutimit dhe emërimit të njëzetenjë (21) prokurorëve të rinj në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Sistemit Prokurorial.

Në respektim të parimit të transparencës, llogaridhënies dhe barazisë në qasje, kanë bërë të ditur se testi është hartuar sot, në ditën që edhe po mbahet testimi, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë e ndërkombëtarë, me qëllim, siç thonë, të garantimit të integritetit dhe besueshmërisë së procesit të rekrutimit.

Garës për të qenë prokurorë të rinj të shtetit i kanë hyrë 71 gra e 82 burra.

“Në këtë Testin me Shkrim po marrin pjesë gjithsej 153 kandidatë, prej tyre 71 kandidatë të gjinisë femërore dhe 82 të gjinisë mashkullore. Mbajtja dhe administrimi i Testit me Shkrim është duke u mbikëqyrur nga Ardian Hajdaraj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të këtij Komisioni”, thuhet tutje në njoftimin e Sitemit Prokurorial të Kosovës e që kanë bërë të ditur se procesi është duke u vëzhguar dhe monitoruar nga përfaqësues të partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

“KPK do të vazhdojë të informojë publikun me kohë lidhur me fazën e ardhshme të procesit të rekrutimit – intervistimin me gojë, deri në përmbylljen e tij me emërimin e kandidatëve të suksesshëm në pozitën e Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Parashikimi i motit për ditën e hënë dhe Javën ne vjim, 6 – 10 tetor/ KOSOVË DHE DITA E HËNE PER SHQIPËRI

Parashikimi i motit për periudhën 6–10 tetor 2025
Gjatë javës së ardhshme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore dhe veriperendimore, të cilat do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm dhe me reshje.
Në zonat e ulëta pritet shi me intensitet mesatar deri në të lartë, ndërsa në viset e larta malore reshjet do të jenë të përziera – shi dhe borë, veçanërisht në lartësitë mbi 1,500 metra mbi nivelin e detit.
Ky episod i paqëndrueshmërisë atmosferike do të zgjasë deri të mërkurën, duke shoqëruar vendin me erëra të forta jugperëndimore, ulje të përkohshme të temperaturave, si dhe rritje të lagështisë relative në ajër.
Nga e enjtja e javës, pritet stabilizim gradual i kushteve meteorologjike, me intervale me diell dhe rritje të lehtë të vlerave termike, si në temperaturat minimale ashtu edhe ato maksimale.
Në fundjavë, moti parashihet më i qëndrueshëm, me kushte të favorshme për veprimtari bujqësore dhe udhëtime.

E hënë
Moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
• Temperaturat minimale: 5-7°C
• Temperaturat maksimale: 8-11
• Era: Kryesisht nga veriperendimi e lehte dhe lokalisht e forte.

E martë
Moti I vranët dhe me reshje shiu.
• Temperaturat minimale: 3-6C
• Temperaturat maksimale: 6-9°C
• Era: nga veriperendimi, 1–5 m/s

E mërkurë
Moti kryesisht i vranët .dhe me reshje shiu
• Temperaturat minimale: 4-7°C
• Temperaturat maksimale: 8-11°C
• Era: kryesisht nga veriperëndime, e lehtë dhe lokalisht e forte.

E enjte
Mot i vranët dhe me intervale kohore me dieli.
Temperaturat minimale: 1-4°C
Temperaturat maksimale: 12-16°C
Era: nga verilindja, 1-7 m/s

E premte
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat mnimale: 3-6°C
Temperaturat maksimale: 13-18°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit

Moti për Shqiperi diten e hënë

🌦Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në qarqet. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor ndërsa në qendër mbesin me intesnitet lokalisht deri mesatar deri në ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin nga orët e mbrëmjes. Në relievet malore mbi 1000m në veri e verilindje reshje bore me intensitet të ulët.
🌬 Era do të fryjë me drejtim juglindje –veriprerëndim me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdite do të arrijë shpejtësi 25m/s.Temperatura me e ulet 4 ndersa me e larta ne vend 21 grade celcius..
🌊 Deti – Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë.