Enj. Pri 2nd, 2026

Lajme nga Rajoni

Asgjësohen mbi 4 mijë bimë kanabisi në Shkodër, vihen nën hetim kryetarët e 5 fshatrave

Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 4291 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:

-në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4107 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V,; për kryetarin e fshatit Gimaj, shtetasin P. Sh.; për kryetarin e fshatit Abat, shtetasin N. M.; për kryetarin e fshatit Lekaj, shtetasin P. S.

-në territorin e njësisë administrative Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

-në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 124 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Tentuan të fusnin mall pa dokumentacion, shoqërohen në polici dy shtetas serb

Gjatë ditës së djeshme Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari shtetas i Serbisë, ku po ashtu ndodhej edhe pasagjeri i dyshuari tjetër shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur mallra komerciale (kompresor për traktor, 9-copë llustera, 1-frigorifer, e pajisje hidrauliku) të cilat po transportoheshin pa dokumentacionin e duhur me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor.

Në konsultim me prokurorin, malli është dërguar në terminal doganor për procedurë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt

KQZ mban mbledhjen e radhës rreth zgjedhjeve të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në pikat e rendit të ditës, është edhe shqyrtimi dhe miratimi i Procedurës së Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet lokale.

Më poshtë gjeni rendin e plotë të ditës për mbledhjen e KQZ-së:

1 Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2 Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr. 61 dhe 62/2025;

3 Aktivitetet e Zyrës;

3.1 Rekomandim për mos akreditimin e disa OJQ-ve që kanë aplikuar për akreditim në Zgjedhjet Lokale 2025;

4 Këshillat e KQZ-së;

4.1 Këshilli për Operacione Zgjedhore;

4.1.1 Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurës së Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, për Zgjedhjet Lokale 2025;

4.1.2 Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së ZEKKZ për ndryshim të Qendrës Komunale të Numërimit;

5 Të ndryshme.

Java e fundit e fushatës elektorale, qytetarët votojnë këtë të diel

Pas katër vjetësh nga zgjedhjet e fundit lokale, qytetarët e Kosovës do të kthehen sërish në kutitë e votimit të dielën e ardhshme, më 12 tetor, për të zgjedhur drejtuesit e rinj të komunave të tyre.

Në këto zgjedhje, qytetarët do të vendosin për 38 kryetarë komunash dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale në mbarë vendin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është drejt përfundimit të përgatitjeve finale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në gjithsej 2.625 vendvotime në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas listës përfundimtare të votuesve, 2.025.105 qytetarë kanë të drejtë vote brenda vendit, ndërsa 43.993 votues jashtë Kosovës janë regjistruar për të shfrytëzuar të drejtën e tyre përmes postës.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në hapjen e kutive të votimit, ndërsa partitë politike dhe kandidatët lokalë kanë hyrë në javën e fundit të fushatës, e cila pritet të kulmojë me takime e tubime përmbyllëse nëpër qytete.

Kujtojmë se Kosova ende nuk ka arritur të formojë institucionet e reja qendrore, edhe pse kanë kaluar shtatë muaj nga zgjedhjet parlamentare.

Ndahet nga jeta Shemë Mustafa, ish-polici që ishte rrëmbyer nga forcat serbe në vitin 2023

Ka ndërruar jetë Shemë Mustafa, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica, i njohur për shërbimin e tij në veri të vendit dhe për përvojën e rëndë që përjetoi në qershor të vitit 2023, kur u rrëmbye nga forcat serbe së bashku me dy kolegë të tjerë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale, ndërsa bëhet e ditur se Mustafa vuante prej kohësh nga një sëmundje kronike. Varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Shemë Mustafa shërbeu për vite me radhë në Policinë e Kosovës dhe njihej si një prej zyrtarëve të përkushtuar në veri të Mitrovicës.

Rrëmbimi i tij në vitin 2023 pati nxitur reagime të shumta.