Enj. Pri 2nd, 2026

Lajme nga Rajoni

Premtimi i Pecit në Gushavc: Ujin e pijshëm, që ua humbi PDK-ja, do ta rikthejmë

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka zhvilluar një takim me banorët në Gushavc, ku edhe dëgjuan hallet me të cilët ballafaqohen ata çdo ditë.

“Ujin e pijshëm, që ua humbi PDK-ja, do ta rikthejmë; Liqenin e shkatërruar do e rehabilitojmë, gjelbërojmë, me mirëmbajtje në çdo cep të tij.Për këta njerëz të fortë e të vendosur!”, ka njoftuar Peci.

Statusi i tij i plotë:

Lugina e Ibrit do e ketë të sigurt perspektivën zhvillimore!

Bashkë me banorët në Gushavc, dëgjuam hallet me t’cilat përballen ata çdo ditë. Aty, ju thashë qartë: me qeverisjen tonë lokale do ketë infrastrukturë që i prin zhvillimit, me standarde ndërtimi që do jenë model për Mitrovicën.

–Ujin e pijshëm, që ua humbi PDK-ja, do ta rikthejmë;

–Liqenin e shkatërruar do e rehabilitojmë, gjelbërojmë, me mirëmbajtje në çdo cep të tij.

Për këta njerëz të fortë e të vendosur!

Për Mitrovicën

Gjini: Kursehuni nga gjuha fyese dhe etiketimet ndaj njëri-tjetrit

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka dhënë një mesazh për të gjithë, derisa fushata elektorale nga partitë politike po vazhdon.

“Kursehuni nga gjuha fyese dhe etiketimet ndaj njëri-tjetrit. Fushata dhe zgjedhjet përfundojnë shpejt, dhe prap duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy. Jemi vend i vogël. Deri tash, Gjakova është shembull, ta ruajmë kështu!”, ka shkruar Gjini,

Berisha shpall kandidatin e PD për Bashkinë e Tiranës

Florian Binaj do të jetë kandidati që mbështetet nga Partia Demokratike për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për media nga selia blu, u shpreh se Binaj është një artist që mbron kauzat e qytetarëve.

“Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj”, tha ai.

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, autori në kërkim nga policia

Një person ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja si dëshmi materiale.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Aksident i rëndë trafiku në Novosellë të Kamenicës, humb jetën një person

Është arrestuar një person pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur kështu anësoret e metalit.

Si pasojë një pasagjer në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri tjetër mashkull kosovar si dhe vet drejtuesi-i automjetit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari-drejtuesi është dërguar në mbajtje.

Naim Murseli i prangosur, nën masa të rrepta sigurie futet në sallën e Gjykimit

Sot do të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Në këtë seancë pritet të dëgjohet raporti i autopsisë nga mjeku ligjor Naim Uka.

Ndryshe seanca e fundit u fokusua në dëgjimin e ekspertit të psikiatrisë, i cili kishte kryer ekzaminimin psikiatrik ndaj të akuzuarit Naim Murseli.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, rreth orës 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ishte inskenuar si grabitje dhe dyshohet se vrasja ishte e planifikuar, me Granit Plavën si ekzekutues dhe Naim Murselin si organizator.