Enj. Pri 2nd, 2026

Lajme nga Rajoni

Samiti Brdo-Brijunit – Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

Në Durrës, më 6 tetor, po mbahet Samiti i Brdo-Brijunit, me pjesëmarrjen e presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kroacisë dhe Sllovenisë. Samiti, i drejtuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të përshpejtojë integrimin evropian të rajonit.

Në qendër të diskutimeve ishin temat si bashkëpunimi fqinjësor, Plani i Rritjes së BE-së, mbështetja për rininë dhe dinamika të reja drejt Bashkimit Evropian.

Presidenti Begaj u shpreh: “…së bashku me Slloveninë dhe Kroacinë ne vlerësojmë forcimin e rolit të kësaj platforme, temat që do të diskutohen për bashkëpunim rajonal, rininë, hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë punëtore, integrimin në BE.”

Ai theksoi ndikimin e agresionit rus në Ukrainë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe njoftoi se Shqipëria synon përfundimin e negociatave teknike deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030.

Ky samit sjell Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologun e saj serb, Aleksandër Vuçiq, përballë për herë të parë pas një shkëmbimi akuzash ndaj njëri-tjetrit kohëve të fundit në lidhje me sigurinë në rajon.

Osmani ka deklaruar se thirrjet e presidentit serb për luftë janë “jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit”.

Reagimi i Osmanit erdhi pasi Vuçiq tha të premten, 3 tetor, se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’i mbajnë anën Prishtinës.

Edhe Vuçiç po i referohej komenteve të mëparshme të presidentes Osmani kur foli për luftën në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë.

Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Jam arrë e fort në këtë vend

Kryeministri në detyrë Albin Kurti mbajti ditën e djeshme një tubim elektoral në Skenderaj.

Nga Skenderaj Kurti u shpreh se pushteti aktual nuk ka as program e as ide, dhe që udhëhiqet nga një multi-milioner, ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit.

Lidhur me këtë MEDIA ka kontaktuar Sami Lushtakun për të marrë një pronocim lidhur më akuzat e Kurtit.

Për MEDIA, Lushtaku është shprehur se Albin Kurti nuk i ka bo ndër as nuk i bën nder Kosovës dhe se veprimet e Kurtit më së shumti i shkojnë përshatit Serbisë.

“Albin Kurti nuk i ka bo nder as nuk i bon nder Kosovës. Secilin veprim që ky e ka bo i ka shku përshtati vetëm Serbisë. Kemi prishje të raporteve me Shtetet e Bashkura të Amerikës, Shqipërinë, Maqedonië e Veriut dhe mardhëniet ndërnjerëzore’’ ka thënë Lushtaku për Indeksonline.

Lushtaku thotë se ai është ‘’arrë e fortë’’ në Skenderaj dhe Kurti smund ta bind aSnjë qytetarë në Drenicë.

‘’Nëse ai ka thonë që unë jam multimilionerë, për ketë janë gjykatat, kjo është një poshtërisi që ai e bën në mënyrë të vazhdushme, nuk është hera e parë që më sulmon mua dhe kjo vetëm për arsye që une i kom thonë që ai në Drenicë nuk mundesh me e bind asnjë qytetarë, mu qytetarët e Drenicës më njohin ma mirë se Kurtin, unë jam arrë e fortë në këtë vend” ka shtuar Lushtaku për Indeksonline

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderaj ka komentuar edhe një deklaratë të Kurtit i cili është shprehur se tutsat e kanë lakmi tutën e tjetrit.

“Nëse dikush tutet votën nuk ta jep sepse atje në vendvotim njëriu hyn vetëm, gazetarët munden me ardhë në Skenderaj e më pyt edhe nuk ka nevojë me ia publiku ftyrat hiq, njerëzit nuk frikësohen as nuk janë frikësuar kurrë, ky e ka për qëllime politike, ai don me sundu jo unë, mu m’ka bo nderë edhe Drenica i din veprimet e mija e veprimet e Kurtoviqit’’ thotë Lushtaku./

Pritjet e qytetarëve për zgjedhjet e 12 tetorit

Ndonëse vënë kritika, qytetarët do ta hedhin votën e tyre në zgjedhjet lokale të 12 tetorit këtë të diele.

Qytetari Sejdi Halimi tha se Kosovës i duhet dikush që mban raporte të mira me aleatët e saj ndërkombëtarë.

“Nuk dua të përmend me emra por ata që e dërgojnë Kosovën përpara janë të duhurit, e lëvizin nga integrimi në Bashkimin Evropian dhe në miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo në konfront por në miqësi me ata. Prishtinën nuk e besoj, nuk e di që e merr se është konkurrencë e madhe dhe është edhe kandidati i Vetëvendosjes. Konkurrenca është e madhe po do të ketë balotazh, por kush e merr, ai që është më i miri pa premtime dhe me konkretizime dhe realizime. Përparim Rama premtimet i ka pasë të hatashme por ka mujtë me punu edhe ma mirë por nuk ka punu aq shumë”, tha Halimi.

Qytetari Arbnor Cana tregoi pritjen e tij se kush do të fitojë në Prishtinë.

“Mendoj se Përparim Rama do të fitojë edhe pse gara është shumë e ngushtë, edhe kandidati i PDK-së, Vetëvendosjes, Aleancës, është një garë shumë e ngushtë, por prapë se prapë besoj që Përparimi do të fiton. Prishtinës i duhet një dorë e fortë, që merr vendime që edhe ato vendime që i merr i zbaton dhe nuk varet nga klanet e interesit”, Cana.

Qyetari Ajet Rexha nga Barileva e Prishtinës hedhi disa kritika.

“Mendoj se duhet me pasë ndryshime e ndryshimet duhet me pasë kryetar tjetër. Pa koalicion nuk mundet me shku pavarësisht se cili do të jetë kryetar por koalicioni duhet të jetë më i mirëfilltë se deri më tani. Në qoftëse nuk punohet sikur këta që nuk kanë punu nuk është mirë me pasë zgjedhje hic. Zgjedhjet për atë janë katër vjeçare që me ia dëshmu atij se është dashur me punu, me ia dëshmu atij se nuk ka punu në kuadër të as fshatit as qytetit. Mendoj se nuk është dashur me nejtë e në fund me ia fillu me punu. Kritika për LDK-në kam pasur përherë, se jo vetëm para zgjedhjeve komunale por edhe nacionale ka bërë zhurmë shumë për punë të mëdha dhe të frytshme por pas zgjedhjeve nuk kanë qenë real. Unë nuk e shoh LDK-në e ardhshme në komunë mendoj se duhet me qenë Vetëvendosja dhe PDK dhe LDK duhet me qenë e treta”, tha ai.

Fehmi Kupina takim me banorët e Fushës së Pajtimit në Kolovicë: U zotuam se Lidhja e Prishtjnës do të ndryshojë këtë gjendje për të mirë

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina ka takuar banorët e Fushës së Pajtimit në Kolovicë.

Ai ka thënë se Lidhja e Prishtjnës do të ndryshojë këtë gjendje për të mirë dhe do të punojë për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të kësaj lagje.

Postimi i plotë:

Me Silvana Bajramin, kandidate për Kuvend Komunal, takuam banorët e Fushës së Pajtimit në Kolovicë. Dëgjuam shumë zëra të qytetarëve pakënaqur me gjendjen aktuale dhe shërbimet që marrin kjo zonë.

U zotuam se Lidhja e Prishtjnës do të ndryshojë këtë gjendje për të mirë dhe do të punojë për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të kësaj lagje.

#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115.

Ngucati i traditës në këmbë për fitoren e Ekrem Kastratit!

Kryetari i Komunës së Malishevës dhe kandidati për një mandat të ri nga Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, është pritur me entuziazëm të madh në Ngucat, një fshat i njohur për vlerat dhe traditën e tij.

Në tubimin e mbajtur atje, Kastrati falënderoi banorët për mbështetjen e fuqishme, duke theksuar se mobilizimi i tyre është dëshmi e fitores që po afrohet, e cila do të vuloset pa balotazh.

“Ngucati i vlerave dhe traditës është mobilizuar për fitorën tonë! Faleminderit nga zemra për këtë mbështetje masive”, tha Kastrati.

Atmosfera elektrizuese dhe pjesëmarrja e lartë tregojnë besimin e qytetarëve në punën dhe përkushtimin e tij për zhvillimin e Malishevës.