Enj. Pri 2nd, 2026

Lajme nga Rajoni

Rama flet për zhbllokimin e trafikut në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar projektet që ka realizuar me qëllim të zhbllokimit të trafikut.

Rama ka thënë se pjesë e kësaj është unaza e brendshme.

“Unazën e brendshme e kemi në përfundim e sipër që është pjesë e zgjidhjes së problemit të trafikut, 10 shkolla po i ndërtojmë, tri kanë përfundu. Transporti i ri i Prishtinës, është në fazë që kemi bërë biletën e integruar transportin urban me sektorin privat, kemi unifikuar këto dy, për të mirën e qytetarëve. Sot ofrojmë një biletë të unifikuar, e qytetarët mund të udhëtojnë në të gjitha pjesët e kryeqytetit”, tha ai në Klan Kosova.

Rama premtoi se priten të vijnë edhe 91 autobusë.

“Kemi punuar që tri vite në projekt, së bashku me konsulent, ka qenë proces i analizuar, është rrjeti i ri i transportit të Prishtinës, ku secilën lagje e kemi me transport urban, tash kemi edhe minibusët 9 metërsh, dhe 12-metërshat nuk kanë mund me lëviz në gjitha pjesët. Edhe 91 autobusë vijnë deri në fund të vitit, 121 autobusë të cilët vetëm se janë pjesë e këtij procesi. Në janar të gjitha fshatrat do të kenë autobusët në të gjitha pjesët e kryeqytetit. Kemi edhe sistemin e ri TRIP, në bashkëpunim me komuna si Fushë Kosova, Obiliqi, Fushë Kosova, ta zgjerojmë trafikun”, tha Rama.

Abdixhiku: Lipjani foli qartë, fitore pa balotazh më 12 tetor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku gjatë tubimit të mbajtur në Lipjan, deklaroi se Lipjani e paska ndarë mendjen tashmë për fitore pa balotazh më 12 tetor.

Sipas tij tri mandate me radhë, Lipjani ka ecur përpara dhe është shndërruar në model të qeverisjes lokale.

“Tri mandate me radhe kemi qenë krenar. Sot jemi krenar. LDK Lipjanin e ka model të qeverisjes së mbarë. Dhe nga Lipjani sot, LDK dërgon mesazhin e qartë”, deklaroi Abdixhiku.

I pari i LDK-së tha se LDK nuk ka luks të humb kohë me balotazhe.

“Nuk kemi luksin të eksperimentojmë me aventuristë e turistë. Lipjani ka nevojë për stabilitet, për vazhdimësi dhe për punë të përditshme. Dhe këtë punë e garanton vetëm Imri Ahmeti”, shtoi Abdixhiku

Vrasja e gjyqtarit, KGJK: Kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë shqiptare

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), i është drejtuar me letër ngushëlluese Këshillit të Lartë Gjyqësor të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht Kryetarit Ilir Rusi, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

KGJK, vlerëson se kjo “ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë shqiptare, por për të gjithë shoqërinë, duke cënuar rëndë vlerat themelore të shtetit të së drejtës dhe sigurinë e atyre që janë në shërbim të zbatimit të ligjit”.

Letra e plotë:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin tronditës për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u nda tragjikisht nga jeta gjatë ushtrimit të detyrës në shërbim të drejtësisë.

Kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë shqiptare, por për të gjithë shoqërinë, duke cënuar rëndë vlerat themelore të shtetit të së drejtës dhe sigurinë e atyre që janë në shërbim të zbatimit të ligjit.

Në emër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë me familjen e tij, me kolegët dhe me gjithë sistemin gjyqësor të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë moment të rëndë për drejtësinë shqiptare, ndajmë dhimbjen tuaj dhe nënvizojmë nevojën për reflektim institucional dhe shoqëror. Kujtimi për jetën dhe veprën e tij të mbetet një shembull i qëndrueshëm frymëzimi dhe nderimi në shërbim të drejtësisë.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTË

Ekzekutoi në krye të detyrës gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, autori 30-vjeçar i qetë dhe i papenduar para policisë

Ka ndërruar jetë gjyqtari Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjyaktës së Apelit, Tiranë.

Në sallën nr.3 të gjykatës së Apelit në kryeqytet në orën 14.00 të kësaj të hëne nisi një seancë gjyqësore, ku gjyqtari me mbi 30 vite eksperiencë Astrit Kalaja lexoi vendimin për një konflikt pronësie dhe gjobë përmbarimi. Por, solemniteti i gjykatës u thye nga të shtënat me armë zjarri.

2 plumba nga një pistoletë u derdhën mbi gjyqtarin duke I marrë jetën. Elvis Shkambi, nipi i Gjon Shkambit palë në proces me familjen Kurtaj qëlloi mbi gjyqtarin dhe kundërshtarët e tij në proces duke pretenduar për vendim të padrejtë.

Gjykata e Apelit ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës gjatë kësaj të hëne.

“Sot gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjykimit. Kjo ngjarje e rëndë është një goditje jo vetëm për komunitetin e drejtësisë, por për të gjithë shoqërinë tonë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot me datë 06.10.2025 për të mbajtur qëndrimin publik vijues:

Me dhimbje të thellë Këshilli i Lartë Gjyqësor mësoi për ngjarjen kriminale të vrasjes, në sallën e gjyqit, dhe në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Pas ngjarjes së rëndë, ku brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Delegacioni deklaron se e dënon me forcë këtë akt kriminal, dhe vë theksin te siguria e nevojshme në sallat e gjyqit.

Prokuroria e Posaçme dënon me forcë vrasjen e paprecedentë të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë. I shprehim ngushëllimet tona familjes së gjyqtarit Kalaja, të afërmve dhe kolegëve të tij në këtë moment të dhimbshëm. Gjithashtu, shprehim solidaritetin tonë me të gjithë gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë, të cilët përballen çdo ditë me sfida të mëdha në kryerjen e detyrës.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh tronditjen e thellë dhe dhimbjen e madhe për ngjarjen tragjike të ndodhur sot, ku një koleg ynë, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, humbi jetën në krye të detyrës, pas një sulmi me armë zjarri, në sallë të gjyqit, nga një palë në një çështje civile, e cila plagosi dhe babë e bir nga pala tjetër ndërgjyqëse.

Katër plumba janë lëshuar drejt gjyqtarit Astrit Kalaja, menjëherë pasi ai dha vendimin për një çështje pronësie, që ishte kundër familjes së autorit Elvis Shkambi. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se autori 30-vjeçar e ka qëlluar me katër plumba brenda sallës sapo ka dhënë vendimin, ndërsa tre pprej e kanë kapur gjyqtarin në gjoks.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, arrestohet edhe oficeri i sigurisë që qëndronte në hyrje të Gjykatës së Apelit.

30-vjeçari me armë në dorë ka dalë jashtë gjykatës aty ku ndërhynë menjëherë forcat e rendit duke e neutralizuar, çarmatosur dhe vënë në pranga.

Para bluve 30-vjeçari ka qëndruar i qetë dhe i pa penduar duke pranuar autorësinë e krimit të rëndë me pretendimin se reagoi ndaj padrejtësisë së kryer. Sipas tij familja e kishte trashëguar atë pronë e cila në komunizëm u shtetëzua dhe bashkia ua ka kaluar dhjetëra familjeve.

Por përgjegjësi për këtë krim të rëndë nuk kishte vetëm personi që shkrehu armën. Hetim ka nisur për organet shtetërore dhe private që ruajnë gjykatën dhe dështuan në kontrollin e Elvis Shkambin, Top Channel mëson se një oficer i rendit qe rri në hyrje të gjykatës është ndaluar për dyshimet e shpërdorimit të detyrës sepse ka dyshime se nuk ka ushtruar kontrollin në detektorin e vendosur në hyrje të Gjykatës së Apelit.

Tubim madhështor i PDK-së në Gjakovë, mbështetje e madhe për Beqën e Shabanin pak ditë para zgjedhjeve

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjakovë ka mbajtur një tubim madhështor me qytetarët e kësaj komune në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kryetari i degës, Hajdar Beqa njëheresh bartës i Listës ka falëndëruar gjakovarët për mbështetjen e dhënë.

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e PDK-së, Ervin Shabani është zotuar se do të qeverisë bashkërisht me qytetarët për një Gjakovë më të mirë

Jashari takon zyrtarin e NATO-s, flasin për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Përfaqësuesin Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Gjenerallejtënant Ian Cave.

Gjatë takimit, Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje kolegut britanik dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ofron Kosovës, si në aspektin bilateral, ashtu edhe përmes trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta.

Sipas njoftimit në Facebook, Gjeneral Jashari dhe Gjeneralin Cave diskutuan mbi të arriturat e FSK-së, planin e tranzicionit dhe që fokusi i komandantit për sa i përket këtij plani është ngritja e kapaciteteve të plota operacionale dhe që FSK të jetë një kontribuuese e rëndësishme e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

“Gjenerali Cave e falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe e përgëzoi për zhvillimin e FSK-së në ngritjen e kapaciteteve të saj. Të dy gjeneralët gjithashtu biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Ky takim nënvizoi edhe një herë përkushtimin e përbashkët për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e pozicionuar atë si një komponent thelbësor të sistemit të sigurisë euro-atlantike dhe duke rritur besimin në integrimin e saj në strukturat e NATO-s”, shkruhet në njoftimin e FSK-së në Facebook