Enj. Pri 2nd, 2026

Lajme nga Rajoni

Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Riad homologun e saj nga shteti i Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.

Osmani përmes një postimi në Facebook tha se me homologun e saj bisedoi për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.

“Një takim shumë i mirë në Riad me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.Biseduam për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë, gatishmërinë për të punuar së bashku në nivel ndërkombëtar, si dhe për angazhimin tonë të ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar Osmani në Facebook.

KEDS njofton për punime në rrjet, këto janë vendet që mbesin nesër pa rrymë

KEDS njofton për punime në rrjet, këto janë vendet që mbesin nesër pa rrymë

Pejë1.

Nga NS 35/10kV Peja II do te nderprehet:LP 10kV J09 Shaban Spahija (kodi: 50051001) nga ora 07:30 deri 10:30

Vendet: rrugët: Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Avdyl Frashëri (një pjesë), Dr.Nuredin Çeku (një pjesë), Eqrem Çabej, Gjergj Fishta, Halil Turku (një pjesë), Isa Boletini, Maria Shllaku, Rifat Burxheviq dhe Shaban Spahija.Arsyja: Ndërprerje për siguri, punimi i lidhëses kabllovike.

30.10.2025Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Pejë1.

Nga TS 110/10(20)[kV] Peja 2 do të ndërprehet:Dalja 10kV J01 Loxha (kodi: 51000008) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

Vendet: Loxha Qerhane, Loxha3, Loxha2, Graboc, Loxha1, Loxha e reja,Elezaj Raushiq, Raushiq Ademajt, Strellci I Ulët, Raushiq xhamija, Raushiqi ri, Raushiq, Molika, Gazmend Shabanaj, Zagerma, Lubeniq, Strellci Ulët, Lufajt, Sali Likaj, Raushiq Mahalla, Likaj, Raushiq Kulla.Arsyeja: Intervenim në eleminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

30.10.2025Punime në projekte investive

Prishtinë1. Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

LP 20[kV] J23 Pr7 Dalja Nr.1 (kodi: 19000072) nga ora 09:00 deri 17:00Vendet: rr. Gazmend Zajmi, rr. Mitrovica, rr. Anton Çeta, rr.Rexhep Mala dhe rr.Tringë Smajli.

Arsyeja: Realizimi i lidhëseve sipas zgjidhjes teknike të dhëna nga KEDS.2.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:LP 20kV J24 Pr7 Dalja Nr.2 (kodi: 19000073) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Një pjesë e rr. Holger Petersen, një pjesë e rr. Hyzri Talla, një pjesë e rr. Hajrulla Abdullahu, një pjesë e rr. Enver Maloku dhe një pjesë e rr. Ganimete Tërbeshi.Arsyeja: Realizimi i lidhëseve sipas zgjidhjes teknike të dhëna nga KEDS.

Ferizaj1.
Nga TS 35/10[kV] Magure do të ndërprehet:Dalja 10kV J05 Fshatrat- Magure (kodi: 41048002) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

Vendet: Magure, Medvevc, Dobraje, Rreze, Blinaje, Qylage, Poturovc, Torine, Poturovc, GllaniceArsyeja: Projekte investive, demontimi i pajisjeve te vjetra dhe zëvendësimi i tyre me të reja, sipas projektit të KEDS për LOT12 (Torinë).

Gjakovë1.

Nga NS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:Dalja 10[kV] J04 Ponosheci (kodi: 80080006) nga ora 09:00 deri 18:00.

Vendet: fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.Arsyeja: Projekte investive, kalimi i daljes Ponosheci në 20kV.

2.Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10kV J05 Dobroshi (kodi: 80080007) nga ora 09:00 deri 18:00Vendet: fshatrat: Batushë, Berjah, Brovinë, Dobrosh, Hereç, Molliq, Nivokaz, Osek Hilë(një pjesë), Pacaj, Skivjan (një pjesë), Stubëll. Rrugët:Dedë Gjon Luli (një pjesë), Pashko Vas dhe Lekë Dukagjini.

Arsyeja: Projekte investive, kalimi i daljes Ponosheci në 20kV.3.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:Dalja 10kV J05 Ereniku (kodi: 80080011) nga ora 09:00 deri 18:00

Vendet: rr.Fehmi Agani, Lugbunari, rr.Nënë Tereza, Qerim, rr.Sadik Pozhegu dhe rr. Wesley Clark.Arsyeja: Projekte investive, kalimi i daljes Ponosheci në 20kV.

Prizren1.

Nga TS 35/10[kV] Zhuri do të ndërprehet:LP 10kV J07 Dobrushtë-Gorozhupë (kodi: 30035008) nga ora 10:00 deri 15:30
Vendet: Gorozhubi, Mile,Plane dhe një pjesë te Zhurit.Arsyeja: Projekte investive, (vendosja e shtyllave dhe konzollave, si dhe shtrirja e përçuesit të tensionit të mesëm).

2.Nga NS 35/10[kV] Dragash do të ndërprehet:

LP 10kV J09 Bresana (kodi: 30036007) nga ora 09:00 deri 14:00Vendet: Fshatrat : Blaq, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg, Zaplluxhe, Afariste : N.P.T “Mulliri” Buzez, N.T.P. Qumshtorja Sharri Kuk, Restoran Opoja

Arsyeja: Projekte investiv, ngritja e shtyllave nën tension të mesëm.30.10.2025

Punime nga pala e tretëMitrovicë

1.Nga TS 110/10 [kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV stabilimentin shpërndarës – TS Eset Uka (kodi: 73000003029) nga ora 13:00 deri 16:00.Pa tension do te mbesin gjithashtu edhe TS-at:
1.NS 10/0.4kV Deberllukë – 1 (kodi: 73000003007)2.NS 10/0.4kV Deberllukë – 2 (kodi: 73000003008)
3.NS 10/0.4kV Smrekovnic prapa burgut (kodi: 73000003018)4.NS 10/0.4kV Smrekonicë-Pompat (kodi: 73000003019)

5.NS 10/0.4kV TS Idrizi (kodi: 73000003026)Vendet: Pjesërisht fshatrat Debërllukë dhe Smrekonicë.

Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Balotazhi/ Sot regjistrohen votuesit me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta do të fillojë më 29 tetor dhe do të përfundojë më 4 nëntor.

Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile, në ditën e zgjedhjeve, më 9 nëntor 2025, ndërkaq për regjistrim është vënë në funksion platforma elektronike: https://vpnv.kqz-ks.org/sq/

Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të bëhet në bashkëpunim me institucione relevante dhe përmes platformës eletronike, e cila do të jetë e qasshme në kohën e fillimit të këtij procesi.

Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë tri kategori kryesore:

VOTUES ME NEVOJA TË VEÇANTA

Votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër.

Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.

Votuesit nga kjo kategori, që janë regjistruar në raundin e parë, nuk kanë nevojë të bëjnë regjistrimin e ri.

VOTUES ME LËVIZJE TË KUFIZUAR NË INSTITUCIONE

Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit.

KQZ, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse do të bëjë përditësimin e listave të votuesve nga kjo kategori që janë regjistruar gjatë raundit të parë.

VOTUES NË RRETHANA TË VEÇANTA

Votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votusit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendovitimin e tyre të caktuar.

“Registrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platfomës elektronike të KQZ-së si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak”, njofton KQZ.

Kurti përfaqëson sot Kosovën, në Forumin e Paqes në Paris

Sot fillon Forumi i Paqes në Paris, një ngjarje ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në këtë forum, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit.

Ndërkaq, mbrëmë ishte i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit.

Po ashtu Kurti zhvilloi një takim me Institutin Jacques Delors, një institut të respektuar me seli në Paris, i themeluar nga vetë Jacques Delors – një nga arkitektët më të mëdhenj të Bashkimit Evropian – për një diskutim mbi gjeopolitikën dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

“E shfrytëzova këtë mundësi për të theksuar nevojën për një qasje vendimtare dhe të bazuar në meritë ndaj zgjerimit të BE-së, si çelës për sigurinë evropiane përballë rreziqeve të tanishme gjeopolitike. Diskutuam gjithashtu për investimet e Kosovës në mbrojtje, mbrojtjet kushtetuese dhe praktike të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe për lidhjen e pandashme midis agjendave ekonomike dhe parimeve demokratike”, deklaroi Kurti, pas takimit.

Ndriçimi i mençur në rrugën B, Përparim Rama publikon pamjet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa pamje.

Ato janë nga ndriçimi i mençur që është instaluar në rrugën B, segmenti që lidhet me rrugën A.

“Ndriçimi smart në segmentin e rrugës B që lidhet me rrugën A”, ka shkruar Rama.

Vetëm pak ditë më parë, trafot elektrike të ndriçimit u dëmtuan, por kjo nuk e ka ndaluar komunën e Prishtinës të vazhdojë me punimet.

Kliko ketu per videon e plote

Më 29 tetor nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta për balotazh do të fillojë më 29 tetor dhe do të përfundojë më 4 nëntor.

Për ta mundësuar votimin e personave të regjistruar, KQZ-ja do të angazhojë ekipet mobile gjatë 9 nëntorit – ditës së balotazhit.

Për regjistrim është vënë në funksion platforma – vpnv.kqz-ks.org

Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të bëhet në bashkëpunim me institucione relevante dhe përmes platformës eletronike, e cila do të jetë e qasshme në kohën e fillimit të këtij procesi.

Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë tri kategori kryesore:

I. VOTUES ME NEVOJA TË VEÇANTA

Votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër.

Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.

Vëmendje: Votuesit nga kjo kategori, që janë regjistruar në raundin e parë, nuk kanë nevojë të bëjnë regjistrimin e ri.

II. VOTUESE ME LËVIZJE TË KUFIZUAR NË INSTITUCIONE

Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit.

Vëmendje: KQZ, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse do të bëjë përditësimin e listave të votuesve nga kjo kategori që janë regjistruar gjatë raundit të parë.

III. VOTUES NË RRETHANA TË VEÇANTA

Votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votusit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendovitimin e tyre të caktuar.

Registrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platfomës elektronike të KQZ-së si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak.