Enj. Pri 2nd, 2026

Lajme nga Rajoni

Kurti takon kryediplomatin finlandez, diskutojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar takim me Kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Finlandës, Johannes Koskinen.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Kurti theksoi se vendi ynë ka përjetuar progres demokratik dhe rritje ekonomike gjatë këtij mandati qeverisës.

Po ashtu Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës në zbatimin e reformave në kuadër të agjendës evropiane dhe Planin e Rritjes të BE-së si dhe avancimin në integrimin evropian përgjatë katër viteve të fundit.

Kurti falënderoi Finlandën për mbështetjen ndaj Kosovës në lidhje me anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Ai shprehu synimet për integrim në BE dhe NATO, gjersa vlerësoi edhe përkrahjen e Finlandës në kuadër të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Alarmante në Shqipëri! Fëmija nisi drogën 9 vjeç, mjekja: Kur erdhi si pacient, ishte 16 vjeç

Alarmante e kanë përshkruar situatën në Shqipëri në lidhje me përdorimin e drogave dhe uljen e moshës së përdoruesve, eksperti i kriminalistikës Faik Basha dhe mjekja Suela Xhufi. Në studion e Puls në A2 CNN me Bruna Çifligun, mjekja Xhufi tregoi rastin e një pacienti 16-vjeçar i cili e kishte nisur marijuanën që në moshën 9-vjeçare dhe aktualisht ishte përdorues i kokainës.

“Politikat e personave që merren e shohin si biznes dhe në momentin që fusin përdorimin e moshave të vogla që në klasë të gjashtë. 9 vjeç ka qenë një rast. Ai ishte përdorues i kokainës dhe kishte filluar që 9 vjeç cigaren e marijuanës dhe nuk ishte nga Tirana, ishte nga zonat rurale të veriut. Ka shumë fëmijë nga këto zona që e fillojnë drogën në moshë të vogël”.

Duke folur për efektet që droga kishte lënë tek ai, mjekja theksoi se ai ishte një fëmijë shumë agresiv, me bipolaritet dhe me çrregullime të humorit.

“Ai ishte një fëmijë me bipolaritet, shumë agresiv, me çrregullime të humorit e nivel inteligjence të ulët në trend të skizofrenisë, nuk kishte dëshirë për t’u vetëzhvilluar, kishte idenë që të gjithë rreth tij e kishin fajin dhe të gjithë duhet të punonin për të. Nuk e kishte fare ndjesinë e fajit”.

Sipas Xhufit, është rrjet shumë i mirëorganizuar i furnizimit dhe shitjes së drogës, duke bërë që ajo të vijë me telefon, më shpejt se një picë.

“Kam pacientë përdorues të kokainë që janë jo vetëm përdorues por edhe shitës. Po flasim për persona që janë pasuruara shumë në vite dhe ky pasurim ndikon në strukturat shtetërore. Kemi aksesisbilitet sh të lartë. Ti mund të bësh politika sa të duash, por kur ke akses për të marrë substanca t’i mund të marrësh më vonë një picë, sesa drogën. Droga të vjen me telefon. Është një rrjet shumë i mirëorganizuar”, tha mjekja në Puls në A2 CNN.

Edhe për ekspertin e kriminalistikës Faik Basha, dëmi më i madh që i vjen Shqipërisë nuk janë luftërat, por drogat. Në Puls në A2 CNN, ai tha se dëmi është i parikuperueshëm dhe ka vështirësi në luftën ndaj këtij fenomeni, ndërkohë që SHBA ka nisur një luftë të ashpër ndaj krimit të organizuar që sjell drogë në Amerikë.

“Shqipëria nuk përjashtohet nga situata rajonale e globale. Duhet pranuar se dëmi më i madh që i vjen Shqipërisë nuk janë luftërat, por janë drogat. Dëmi është i parikuperueshëm dhe ka vështirësi në luftën ndaj këtij fenomeni. Nëse në luftë ndërhyhet e bëhet një pezullim i përkohshme dhe i gjendet receta, ndërsa lufta me këtë fenomen është shumë e vështirë, SHBA e ka parësore se ka vrarë shumë më shumë njerëz. SHBA janë në luftë të brendshme ku po vritet çdo të ri nga përdorimi dhe efektet. SHBA ka filluar një luftë të ashpër me krimin e organizuar që sjell këtë drogë në Amerikë. Shqipëria nuk prodhon kokainë, por kanabis. Prodhuesit kryesorë janë vendet e Amerikës Latine dhe i kanë dhënë rrugë shpërndarjes sasia më e madhe në SHBA futet nga Amerika e Jugut”, tha Basha.

Në Shqipëri, sipas tij, vështirësia nuk është për të kapur shpërndarësit, por furnizuesit, ndërsa konfirmoi se vëmendja është shtrirë edhe në shkollat 9-vjeçare krahas atyre të mesme.

“Shqipëria nuk e prodhon por ka ndikuar me burime njerëzore është bërë e rrezikshme sasia e lidhjet që qarkullojnë. Vështirësia nuk është për të kapur shpërndarësit, por furnizuesit ata që bëjnë të mundur funksionimin e të gjithë mekanizmit. Kemi patur raste edhe në shkollat 9-vjeçare janë konstatuar grupe që funksionojnë. Në shkollat mesme ka qenë në luftë të vazhdueshme por tani vëmendja është shtrirë në shkollat 9-vjeçare”.

Rritja e pagës minimale, Murati thërret takim për nesër

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thirrur në takim përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave të ndryshme për të diskutuar rreth çështjes së rritjes së pagës minimale.

Takimi pritet të mbahet nesër nga ora 10:00.

“Në emër të Ministrit të Financave, Punës dhe Trasnfereve, z.Hekuran Murati, ju ftojmë të merrni pjesë në takimin ku do të diskutohet çështja e rritjes së pagës minimale. Takimi do të mbahet të enjten, 30 tetor, nga ora 10:00”, thuhet në email-in e Muratit./

Siria njeh Kosovën-shteti i 120-të

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur sot se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e saj, Osmani ka theksuar se marrëveshja është arritur me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, gjatë një takimi në Riad.

“Siria njeh Kosovën! Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë. Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë. Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona. Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!”, ka shkruar Osmani.

Kliko ketu per postimin e plote te Presidentes

Policia jep detaje për rrahjen në veri ku u përfshinë babë e bir

Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, një person i dyshuar ka sulmuar fizikisht dy persona në Mitrovicën e Veriut.

Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar N.B. (39 vjeçar), i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona (baba e bir).

Po ashtu sipas policisë është bërë e ditur se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe me pas janë liruar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Krasniqi pret në selinë e PDK-së Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Përmes një njoftimi, Krasniqi njoftoi se takimi ishte i hapur dhe miqësor, me diskutime për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe rolin e rëndësishëm që Berlini ka luajtur gjithmonë në mbështetje të shtetit tonë.

Tutje, ai i uroi suksese Rudolph në misionin e ri.