Enj. Pri 2nd, 2026

Lajme nga Rajoni

A do të ketë buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme?

Përderisa çdo ditë e më shumë po përmendet mundësia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare sfidë duket të jetë buxheti për organizimin e tyre meqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka buxhet të paraparë për një proces zgjedhor të paplanifikuar.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme mund të ketë vetëm nëse formohet një qeveri teknike.

Hulumtuesit Naim Jakaj vlerëson se qeveria në detyrë nuk mund të ndajë buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat mund të mbahen në dhjetor pasi një veprim i tillë, sipas tij, do të ishte i kundërligjshëm.

“Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të miratimit të buxheti për KQZ-në për arse sipas aktgjykimit të Supremes në të njëjtën kohë po ushtron dy pozita të përnjëhershme e deputetit dhe anëtarit të qeverisë dhe kryeministri të detyrë. Për këtë arsye në si IKD kemi propozuar që presidentja së bashku me parti politike të propozojë një qeveri teknike e cila kish me i adresu disa çështje që lidhen sidomos me buxhetin planin e rritjes dhe për tjera në mënyre që mos të ketë pasoja të mëdha. Pasoja me madh e aktualisht që mund të tjerë nëse shkojmë s’do të ketë buxhet për me administru me procesin zgjedhor dhe këtë drejtim do duhej kuvendi partitë të marrëveshje politike për t’i kryer këto punë. Pa qeveri teknike s’mund të ketë organizim të zgjedhjeve qeveria në detyrë e mund ndajë mjete në mënyrë të kundërligjshëm por kjo është kundërligjshmëri për të cilën pasoja të mund të jenë edhe penale në rast se behët një vendim i tillë…”, tha Jakaj.

Ndryshe mendon juristi Alban Arifi sipas të cilit në rastet e domosdoshme siç janë zgjedhjet e jashtëzakonshme një qeveri në detyrë mund të ndajë mjete për organizimin e tyre.

“Në përjashtim të kufizimeve që parashihen ne nenin 31 të Ligjit për qeverinë, qeveria ka të drejtë të ndajë buxhet në rast kur janë të domosdoshme e që në rastin konkret mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është e domosdoshme është nevoje urgjente dhe konform ligjit ka të drejtë të marr vendimin lidhur me ndarjen e buxhetit pas pranimit të kërkesës nga ana e KQZ-së, tha Arifi.

Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha për RTV21 se nuk ka buxhet për organizim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe se në rastet e tilla ky institucion përgatitë planifikimin buxhetor dhe kërkesën e dërgon për miratim në qeveri.

Dogana deklarohet rreth aksionit të mbrëmshëm anti-drogë

Dogana e Kosovës është deklaruar rreth operacionit të përbashkët që rezultoi me sekuestrimin e rreth 250 kilogramëve të kanabisit, të fshehur në një automjet transportues, në Prishtinë.

Aksioni madhor u realizua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me përkrahjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI)

Sipas komunikatës zyrtare, operacioni është zhvilluar gjatë orëve të pasdites në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku njësia e Antikontrabandës ka ndalur për kontroll një kamion që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës.

Gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë kanë përdorur pajisje profesionale të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes të cilave kanë arritur të zbulojnë dhe demontojnë panelet e fshehura në automjet, ku ndodheshin substancat narkotike.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe njësitë e antidrogës së Policisë së Kosovës, si dhe Prokurorja kompetente. Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa hetimet dhe procedurat ligjore janë në zhvillim.

Dogana e Kosovës ka falënderuar AKI-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen në këtë rast, duke theksuar se ky është një tjetër shembull i vendosmërisë së institucioneve të Kosovës për të luftuar kontrabandën dhe trafikimin e substancave të ndaluara, me qëllim mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve dhe integritetit ekonomik të vendit.

Rubin: Do të ishte tragjedi për ata që luftuan e dhanë jetën për liri dhe njollë për drejtësinë ndërkombëtare që Thaçi e të tjerët të dënohen pa prova

Ish-ndihmës sekretar i shtetit të SHBA-së, James Rubin, në një intervistë për Atlantic Council, ka folur për procesin gjyqësor që po vazhdon në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së.

Rubin ka thënë se lutet që Haga të mos nxjerr një vendim dënues për Thaçin dhe të tjerët, meqë një gjë e tillë do të ishte e tmerrshme për Kosovën dhe me pasoja afatgjate për drejtësinë ndërkombëtare.

Ai ka thënë se do të ishte një njollë për sistemin juridik ndërkombëtar, që ata të dënohen pa asnjë provë dhe se një gjë e tillë do të dëmtonte edhe për një kohë të gjatë gatishmërinë që të ndërtohet ndonjë tribunal i tillë sërish.

“Shikoni, kur isha zëdhënës i Departamentit të Shtetit, dhe edhe së fundmi kur kam punuar ngushtë me Presidentin Biden dhe Sekretarin e Shtetit Tony Blinken, mund të thosha për një pyetje të tillë: kjo është një pyetje hipotetike, dhe nuk do të përgjigjem. Por unë nuk jam më zëdhënës. Tani mund të flas për çështje hipotetike. Dhe së pari dua të them: lutem, lutem që kjo të mos ndodhë. Kjo do të ishte një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan dhe shumë prej tyre dhanë jetën për liri, për njerëzit që përfaqësuan këto miliona shqiptarë të Kosovës, që të shpallen fajtorë pa asnjë provë… do të ishte vërtet një njollë e tmerrshme për sistemin ndërkombëtar juridik. Dhe mendoj se do të dëmtonte për një kohë të gjatë gatishmërinë për të krijuar ndonjëherë sërish një tribunal ndërkombëtar si ky. Kështu që shpresoj dhe lutem që kjo të mos ndodhë”, ka thënë Rubin.

Kurti mysafir i Presidentit francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte mysafir i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në darkën solemne të organizuar në Pallatin presidencial Élysée, në kuadër të edicionit të 10-të të Forumit të Paqes në Paris.

Forumi i Paqes në Paris mbledh çdo vit liderë botërorë, përfaqësues institucionesh ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, me qëllim promovimin e dialogut, bashkëpunimit dhe zgjidhjeve të përbashkëta për sfidat globale.

Në këtë ngjarje prestigjioze, Kryeministri Kurti ishte ndër të ftuarit e veçantë të Presidentit Macron, duke përfaqësuar Kosovën në diskutimet për paqen, sigurinë dhe zhvillimin ndërkombëtar