Mër. Pri 1st, 2026

Lajme nga Rajoni

4 miliardë euro, buxheti i paraparë për vitin 2026

Qeveria në detyrë e Kosovës po mban mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje në fjalën e tij, kreyministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se buxheti për vitin e ardhshëm pritet të jetë 4 miliardë euro.

“Ashtu siç e parasheh ligji për financa publike brenda afatit ligjor, sot po miratojmë projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin fiskal 2026. Sikurse çdo vit, edhe ky vit do të ketë shumë ris. Së pari kam kënaqësinë të ju njoftojë se është buxhet me vlerë prej 4 miliardë euro”, tha Kurti.

Po ashtu Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë e cila ka nisur pak më parë ka premtuar se në qeverinë e ardhshme të gjithë punonjësit e sektorit publik do të kenë rrogë të 13-të./

Shahini: Rritja e pagës minimale në 500 euro rrezikon bizneset dhe rrit informalitetin

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se rritja e menjëhershme e pagës minimale në 500 euro, siç po pretendon qeveria në detyrë, rrezikon bizneset, madje mund të çojë edhe në mbyllje të tyre.

Në një intervistë për Ekonomia Onlinen, Shahini tha se ky rrezik mund të vijë pasi që nuk ka një analizë të thellë ekonomike dhe se madje vendime të këtij formati nuk mund të merren nga një qeveri në detyrë.

“Vendimet e qeverisë së përkohshme, e cila është një qeveri që nuk mund të marrë vendime aq të mëdha sa për ta rritur pagën minimale, sepse janë kriteret të cilat duhet të plotësohen ekonomikisht. Dhe ne nuk kemi një analizë të thellë se a janë plotësuar kushtet për me u rrit pagën minimale apo jo”, ka deklaruar Shahini.

Sipas tij, një veprim i tillë do të mund të rrisë informalitetin dhe të vështirësojë gjendjen e bizneseve, të cilat tashmë po përballen me krizë ekonomike dhe përjashtime nga mekanizmat ndërkombëtarë financiarë.

“Premtim i fushatës zgjedhore mund të jetë, realisht rritja e pagës minimale do të rritë informalitetin në ekonomi, do të vështirësojë dukshëm bizneset për të siguruar pagën e punëtorëve, për shkak se Kosova është në krizë ekonomike, është nën sanksione ekonomike, është përjashtuar nga shumë mekanizma ndërkombëtarë që do të rridhnin shumë mjete financiare në Kosovë. Kur Kosova ka humbur më shumë se 2 miliardë euro të hyra, qoftë nga fondi për rritje i BE-së që janë mbi 880 milionë, e shumë projekte të tjera. Apo përjashtimi i Kosovës nga partneriteti strategjik i dialogut me SHBA-të ka ndikuar drejtpërdrejt në varfëri. Kosova e varfër me kërkesa të mëdha dhe me aktivitete të vogla nuk shkon në drejtim që të themi të rritet paga minimale”, shtoi ai.

Ndonëse përmend që Kosova ka pagën minimale më të voglën në Ballkan, por megjithatë thekson se asnjë nga to nuk është nën sanksione.

Ai paralajmëroi se rritja e menjëhershme e pagës minimale mund të detyrojë disa biznese të mbyllen ose të kalojnë në informalitet, duke e thelluar më tej krizën ekonomike në vend.

“E dimë që Kosova ka pagën minimale më të voglën në Ballkan. Por asnjë shtet nuk është i izoluar në Ballkan si Kosova dhe asnjë shtet nuk është nën sanksione si Kosova. Nuk dëshirojmë që për shkak të pagës minimale bizneset ta mbyllin atë ose ta kthejnë në informalitet, ose t’i qesin në një vështirësi tjetër që bizneset të hyjnë në kredi për të dhënë pagat e punëtorëve. Fitimet në biznes, sidomos në mikro e të vogla, janë tepër të limituara, janë para një krize të thellë dhe kjo do ta thellojë edhe më shumë krizën”, ka deklaruar kryetari i AKB-së.

Dogana zbulon kokainë në Vermicë

Në orët e mbrëmjes së datës 30 tetor 2025, në Pikën e Kalimit Kufitar
Vërmicë, gjatë një kontrolli të përbashkët ndërmjet zyrtarëve të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, është zbuluar një rast i posedimit të paautorizuar të substancave narkotike.

Rasti është evidentuar pas selektimit për kontroll të një automjeti që po hynte nga Republika e Shqipërisë në Kosovë. Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit në vijën e dytë, nën ulësen e shoferit është gjetur një qese najloni e tejdukshme që përmbante substancë të dyshuar narkotike të
llojit kokainë, me peshë rreth 500 gramë.

Po ashtu, gjatë kontrollit trupor të personit është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar marihuanë, me peshë rreth 0.57 gramë.
Menjëherë pas zbulimit, personi i përfshirë është arrestuar dhe rasti është dorëzuar për trajtim të mëtejshëm tek njësitet kompetente të hetimeve të Doganës dhe Policisë së Kosovës.

Njësia për hetime ka konfirmuar përmes testit fushor se substanca e sekuestruar është e llojit kokainë. Kontrolli i mëtejshëm i automjetit është kryer edhe përmes skanerit në bashkëpunim me autoritetet doganore të Republikës së Shqipërisë, ku nuk janë gjetur materiale të tjera të dyshimta.

Drejtoria e Hetimeve të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të vazhdojë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.
Ky rast dëshmon angazhimin e përbashkët të institucioneve për mbrojtjen e kufijve, parandalimin e kontrabandës dhe luftimin e trafikimit me substanca narkotike.

Rasti i vrasjes së dyfishtë në Klinë mbetet pa epilog, Apeli ende pa vendim për Jon Hotin

Po bëhet gati 1 vit, që nga koha kur dy jetë të rinjsh u shuan në mënyrë tragjike në Klinë, duke lënë pas dhimbje të thellë për familjet, miqtë dhe komunitetin.

Familjet e viktimave presin me ankth një epilog që do të përcaktojë fatin e të akuzuarit, Jon Hoti, i cili ishte dënuar më parë me 24 vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Themelore në Pejë.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre javë nga shqyrtimi i ankesave në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit ende nuk ka marrë vendim lidhur me rastin e të dënuarit për vrasje të dyfishtë në Klinë, Jon Hoti.

Sipas të gjitha gjasave, procedura është ende në shqyrtim dhe vendimi pritet të bëhet publik në ditët në vijim.

Në seancën e mbajtur më 2 tetor të këtij viti, u trajtuan ankesat e mbrojtjes, palës së dëmtuar dhe Prokurorisë së Apelit ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila e kishte dënuar Hotin me 24 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 13 nëntor 2024 në Klinë.

Gjatë seancës, avokati i të dënuarit, Jeton Maqedonci, kërkoi që Apeli të anulojë aktgjykimin e shkallës së parë dhe ta kthejë çështjen në rigjykim, me arsyetimin se gjykata nuk ka marrë parasysh rrethanat lehtësuese që janë theksuar nga mbrojtja gjatë gjithë procesit.

“Dënimi i shqiptuar është afër maksimumit ligjor dhe nuk pasqyron rrethanat lehtësuese si mosha e re, pendimi i menjëhershëm dhe kërkimi i faljes nga familjet e viktimave,” pati deklaruar Maqedonci, duke propozuar rigjykim ose ulje të dënimit.

Në anën tjetër, pala e dëmtuar, R.Sh. dhe S.Sh., përmes përfaqësuesve të tyre, kanë kërkuar ashpërsim të dënimit, duke e konsideruar të pamjaftueshëm sanksionin e shqiptuar nga Themelorja.

Prokuroria e Apelit mbajti qëndrim të ngjashëm, duke propozuar që ankesa e palëve të dëmtuara të aprovohet si e bazuar, ndërsa ajo e mbrojtjes të refuzohet si e pabazuar.

Sipas aktakuzës, më 13 nëntor 2024, në një lokal në qendër të Klinës, i pandehuri Jon Hoti kishte qëlluar me armë zjarri drejt viktimave R.Sh. dhe A.Sh., duke i privuar nga jeta dhe duke vënë në rrezik edhe persona të tjerë që ndodheshin aty.

Njëri prej viktimave kishte ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës.

Hoti u shpall fajtor për veprat penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.5 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1.

Derisa Gjykata e Apelit ende nuk ka marrë vendim, mbetet të shihet nëse rasti do të kthehet në rigjykim apo nëse dënimi do të ashpërsohet, siç kanë kërkuar pala e dëmtuar dhe prokuroria.

Kusari: VV dhe Qeveria Kurti fajtorë për gjendjen në RTK

Juristja e medias, Flutura Kusari ka kritikuar Qeverinë në detyrë në krye me Albin Kurtin për gjendjen e RTK-së, punëtorët e sëcilës rrezikojnë të mbeten pa paga, sic edhe ndodhi në muajin gusht.

Kusari i ka ngritur një pyetje, “A do te paguhen punëtorët e RTK-se sot apo VV do te vazhdoje te ushtroje presion politik permes presionit financiar?”.

Postimi i plotë:

A do te paguhen punetoret e RTK-se sot apo VV do te vazhdoje te ushtroje presion politik permes presionit financiar?

Krejt cka duhet eshte Kurti me nenshkru vendimin e njejte qe e ka nenshkru para tre muaje. As ma pak as ma shume.

VV dhe qeveria Kurti jane fajtoret e vetem per gjendjen ne RTK.

E kane pase gjysme dekade kohe me bo transmetuesin shembull por s’kane dashte, sepse kane pase qejf me e kontrollu. As se kane rregullu, e as se kane vendose plotesisht ne kontrolle qysh kane qejf. Pra deshtim i dyfishte nga ta.

Kur t’i shihni ‘lajmet’ ne RTK ku thone opozita i ka fajet per gjendjen ne RTK, mos i besoni. Ato jane propagande e poshter e VV-se qe as militantat e vet se besojne ma