Mër. Pri 1st, 2026

Lajme nga Rajoni

Veteranët e UÇK-së hatrohen në Kurtin: Rritje pagash e pensionesh për të gjitha kategoritë, ne u harruam

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e sotme të qeverisë ka folur për rritje të pagave dhe pensioneve, pa përmendur pensionet e veteranëve të luftës.

“Në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve, qeveria në detyrë po mundohet të krijojë përshtypje mashtruese me premtime për rritje që nuk mund të realizohen pa buxhet të miratuar nga kuvendi. Por edhe në këtë tentativë për mashtrim të qytetarëve, ku u përmendën të gjitha kategoritë shoqërore, veteranët e luftës së UÇK-së u anashkaluan sërish qëllimisht”, thuhet mes tjerash në reagim, transmeton IndeksOnline.

Reagimi i tyre i plotë:

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës reagon ndaj deklarimeve të sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e qeverisë ka folur për rritje të pensioneve dhe pagave, por edhe kësaj radhe nuk ka përmendur fare pensionet e veteranëve të luftës.

Në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve, qeveria në detyrë po mundohet të krijojë përshtypje mashtruese me premtime për rritje që nuk mund të realizohen pa buxhet të miratuar nga kuvendi. Por edhe në këtë tentativë për mashtrim të qytetarëve, ku u përmendën të gjitha kategoritë shoqërore, veteranët e luftës së UÇK-së u anashkaluan sërish qëllimisht.

Kjo është dëshmi e qartë se diskriminimi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë e Kosovës po vazhdon. Në vend që të përmirësohet trajtimi i dinjitetshëm për veteranët, qeveria në largim po tenton t’i harrojë ata plotësisht, madje edhe në momentet e fundit të mandatit.

OVL e UÇK-së kërkon që çdo qeveri e ardhshme të kthejë atë që na takon me ligj, përfshirjen e pensioneve të veteranëve në rritjen e pagës minimale, të drejtë që u mohua padrejtësisht nga qeveria “Kurti” me ndihmën e Listës Serbe.

Presidentja takon liderët e partive politike parlamentare

Ka nisur takimi i thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike parlamentare.

Takimi, po zhvillohet me dyer të mbyllura, ku dhe pritet të merret vendimi për një mandatar të ri, ose edhe për zgjedhje të reja parlamentare. transmeton IndeksOnline.

Në takim po marrin pjesë përfaqësuesit e partive kryesore politike: Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrat

Brenda 45 minutave, dy të arrestuar për marihuanë në Istog

olicia e Kosovës ka arrestuar dy persona në dy raste të ndryshme mbrëmë në Istog. Dy aksionet kanë ndodhur në një interval kohor brenda 45 minutash.

Fillimisht është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël me substancë narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më pas është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një mulli për bluarje të Marihuanës, një llullë për përdorimin e Marihuanës dhe një qese me fara të marihuanës. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Qytetari ia shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës

Gjatë mbrëmjes së djeshme policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar një informatë se një person i moshës madhore kishte hapur dritaren e banesës dhe kishte tentuar të hidhej nga lartësia.

Lidhur me ketë menjëherë pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke arritur ta lokalizonin personin në kohë dhe të parandalonin veprimin e tij.

Sipas informatave falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, është shmangur një tragjedi e mundshme.

Personi në fjalë është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor dhe ndihmë të mëtejme

Erion Veliaj del nga qelia e burgut, për në gjykatë

Erion Veliaj ka lënë sot qelinë e paraburgimit për herë të parë që prej 10 shkurtit, kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Në ato pak sekonda, ai përshëndeti gazetarët dhe operatorët të pranishëm.

Kurti: Nga nëntori shtesat për fëmijë do të rriten për 50 për qind

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në mbeldhjen e Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga një nentori, shtesat për fëmijë do të rriten për 50 për qind.

“Për nënat që marrin shtesat e fëmijëve, nga muajin nëntor për fëmijet zero deri 16 vjeç do të ketë rritje për 50 për qind. Një nënë që për fëmijët këtë muaj ka marrë 40 euro, nga nëntori do t’i marrë 60 euro, e kështu me radhë. Kemi shumë lajme të mira për të gjithë“, ka thënë Kurti