Mër. Pri 1st, 2026

Lajme nga Rajoni

Osmani: S’kishte gatishmëri për procedim të buxhetit, propozova zgjatje të atij të vjetrit për të mos mbetur pa paga

Presidentja Vjosa Osmani tha se në takimin që zhvilloi me liderët partiakë s’pa gatishmëri nga shumica për procedimin tutje të buxhetit të miratuar sot nga qeveria në detyrë.

Prandaj, ajo tha se ka propozuar zgjatje buxhetore për të shmangur një situatë ku punonjësit e sektorit publikë mbesin pa paga.

“Nuk kishte gatishmëri nga një numër i madh për procedim të buxhetit që sot ishte miratuar nga qeveria. Megjithatë, unë propozova që të shiqojmë mundësi tjera kushtetuese dhe një prej tyre është që të miratohet zgjatja buxhetore, pra që nuk është buxhet i ri, por zgjatje e buxhetit të vjetër në mënyrë së së paku deri më 31 mars 2026 që qytetarët tonë të mos përballen ku nuk kanë paga e mirëqenie”.

Osmani tha se këtë mund ta iniciojë ajo si nismë legjislative meqë tha se i jep të drejtë Kushtetuta.

“Propozimi im ishte që të gjejmë rrugë përpara, kishte shqetësime rreth procedurave, prandaj edhe propozimi im ishte që sipas nenit 79 të Kushtetutës, që nëse ata s’dakordohen që këto iniciohen si nisma legjislative nga qeveria atëherë atë detyrim ta marr unë dhe si presidente t’i procedoj edhe zgjatjet buxhetore edhe Planin e Rritjes si ligje në Kuvend meqenëse nuk i kam të drejtat e kufizuara dhe një gjë e tillë njihet si e drejtë e presidentes. Kjo çështje nga disa u shqyrtua dhe do të jem në kontakt me partitë politike në ditët në vijim për të parë nëse ekziston një mundësi e tillë që të procedojmë sipas kësaj metode që të parandalojmë një krizë që është e mundshme”.

Osmani: Detyrimi im është të bëj çmos të evitohen zgjedhjet, edhe pak ditë sqarohen të gjitha

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po deklarohet pas takimit me liderët partiakë, afër një javë pasi Kuvendi i Kosovës nuk e votoi kabinetin qeveritar të prezantuar nga mandatari Albin Kurti.

Pasi krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët iu drejtuan mediave paraprakisht, kërkuan zgjedhjeve të reja, pasi sipas tyre nuk ka shumicë parlamentare, por Osmani tha se e ka detyrim të bëjë çmos që të evitohen zgjedhjet.

“Fat i keq për Kosovën, që partitë politike nuk kanë arritur të konsolidojnë të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë. Bashkë me kohën, kemi humbur shumë mundësi për vendin tonë. Aktgjykimet Kushtetueses thonë që presidentja duhet të bëjë çmos t’i evitojë zgjedhjet. Detyrimi i presidentes ësjtë që të bëjë çmos t’i evitojë zgjedhjet. Do të iu lusim për pak durim edhe pak ditë, derisa të sqarohen të gjitha rrethanat për caktimin e mandatarit të dytë”.

Krasniqi: Kurti s’mund ta krijojë shumicën as në ëndrrat e tij, rruga përpara është vetëm shpallja e zgjedhjeve

Rreth dy orë ka zgjatur takimi i zhvilluar sot mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani, dhe liderëve të partive politike, ku u diskutua për situatën aktuale politike dhe mundësitë për krijimin e një shumice të re parlamentare.

Pas përfundimit të takimit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi se asnjëra nga partitë nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë, duke theksuar se kjo e bën të pashmangshme shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Diskutuam rreth mundësisë,ose jo, të në mandatari të ardhshëm, dhe ajo që është më e rëndësishme nga ky takim, është që u bë e qartë se askush uk mundet me e kriju shumicën e re parlamentare bazuar në legjislaturën aktuale”, u shpreh Krasniqi, .

“Besoj se kjo do të mjaftonte që edhe presidentja të vinte në përfundimin se duhet të shkojmë në zgjedhje. Përkundër përpjekjeve, nuk kemi arritur një marrëveshje të tillë dhe po imponohet shkuarja drejt zgjedhjeve të parakohshme,” tha tutje Krasniqi.

Ai shtoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik, një Kuvend funksional dhe një qeveri të re, duke kërkuar që vendimi për datën e zgjedhjeve të merret brenda disa ditësh.

“Shpresoj shumë që më së largu deri më 5 nëntor të merret vendimi që përcakton edhe datën e zgjedhjeve. Për sa i përket PDK-së, e diela e parë pas kësaj date duhet të jetë dita e zgjedhjeve të ardhshme,” theksoi ai.

Në vazhdim, Krasniqi kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për vonesa dhe manipulime politike.

“Kurti na i ka humbur 8 muaj me manipulim e mashtrim dhe tash po i kërkon dhe disa ditë. Ai në mënyrë të kundërligjshme po vazhdon që të qëndrojë në zyrë dhe të marrë vendime të kundërligjshme. Është e qartë se as në ëndrrat e tij më të mira, ai nuk mund ta bëjë shumicën.” deklaroi kreu i PDK-së.

Haradinaj: Më 5 nëntor duhet të shpërndahet Kuvendi ndërsa zgjedhjet të caktohen me 7 dhjetor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje nga takimi i sotëm i partive politike të thirrur nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani.

Sipas Haradinajt, Presidentja ka kërkuar nga partitë opozitare të sqarojnë nëse ekziston shumicë parlamentare për formimin e një qeverie të re, si dhe të shqyrtohet mundësia për një zgjidhje të përkohshme sa i përket miratimit të buxhetit, transmeton IndeksOnline.

“Presidentja kërkoi nga ne të sqarojmë nëse e kemi shumicën parlamentare për qeverinë dhe kërkoi që të shihet mundësia për një zgjidhje të përkohshme për buxhetin,” tha Haradinaj.

Ai shtoi se, sipas vlerësimeve të tij, më 5 nëntor pritet të shpërndahet Kuvendi i Kosovës, ndërsa zgjedhjet e reja parlamentare duhet të caktohen sa më shpejt, idealisht më 7 dhjetor.

“Ne mendojmë se 5 nëntori do të jetë dita kur shpërndahet Kuvendi, ndërsa zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt. Qëndrimi i AAK-së është i qartë: të mos humbim kohë dhe brenda afatit kushtetues të zhvillohen zgjedhjet,” theksoi ai.

Haradinaj konfirmoi se nuk është arritur ndonjë marrëveshje për shumicë të re parlamentare midis partive opozitare, ndërsa ftoi Presidenten që të marrë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve pa vonesa

Abdixhiku: U deklaruam të gjitha partitë, nuk mund të bëhet asnjë qeveri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani,

Abdixhiku ka deklaruar se nuk ka shumicë parlamentare për formimin e një qeverie të re dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Në këtë takim u bë e qartë që nuk ka shumicë parlamentare, tani i takon presidentes deri të mërkurën me datë 5 të caktojë se a ka shumicë a jo. Pat pretendime nga Kurti, që ndoshta duhet provuar dhe njëherë. U diskuta për planin e rritjes dhe trajtimin e një faze kalimtare të buxhetit. Një mundësi e vazhdimit të buxhetit të vjetër. Por sa më heret i caktojmë zgjedhjet, me herët bëhet qeveria e re dhe bëhet buxheti. Ne u deklaruam se s’kemi mundësi, as legjitimitet të bëhet Qeveria. Për pak ditë duhet të percaktojmë datën e zgjedhjeve ”, tha Abdixhiku