Hën. Mar 30th, 2026

Lajme nga Rajoni

Rama, Kurti dhe Ahmeti krah për krah në përcjelljen shtetërore të Nanos për në banesën e fundit

Arkmorti i ish-kryeministrit Fatos Nano ka dalë nga Pallati i Kongreseve, teksa për disa orë u mbajtën homazhe në nder të ish kryeministrit.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, po bëhet përcjellja me nderime shtetërore për Nanon.

Edi Rama, Albin Kurti dhe Ali Ahmeti u panë krah për krah njëri-tjetrit në përcjelljen me nderime shtetërore të Fatos Nanos për në banesën e fundit.

Qytetarë të shumtë kanë vendosur karafila të bardhë në arkmortin e ish kryeministrit socialist.

Në fjalën e saj, bashkëshortja Xhoana, e përlotur tha se kjo ishte dita më e errët e jetës së saj dhe shtoi se Fatosi eci mes baltës së politikës, pa u bërë pis.

Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se do i mungojnë darkat e rralla me Nanon. Sipas Ramës, falës sakrificës së Nanos, PS mori frymë të re

Ja sa persona kanë votuar deri në ora 11:00 në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se procesi zgjedhor në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe se jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%.

Votime sot ka në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa në tre vendvotime në Shutkë (Shuto Orizare) do të ketë rivotime për këshilltarë.

Nga KSHZ thanë se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë ankesë për parregullësi apo pengesa në procesin zgjedhor, teksa të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë

AAK e LDK bashkojnë forcat në Gjakovë

Ardian Gjini i AAK-së ka arritur marrëveshje me Shefqet Shehun e LDK-së për balotazhin që zhvillohet sot një javë.

Gjini ka konfirmuar për IndeksOnline se ka një dakordim për të bashkëpunuar me LDK-në dega në Gjakovë për të ecur përpara bashkërisht.
Detajet ka thënë se do t’i shpalosin ditëve në vijim.

Kujtojmë se kryetari aktual i Gjakovës ndodhet në balotazh me Ardian Golën e Vetëvendosjes

Përparim Rama: Asfaltimi në rrugën Bob Doll drejt përfundimit, katër korsi e transformim total

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar rrugën Bob Doll.

Aty punimet janë drejt fundit, për zgjerimin e rrugës me katër korsim

Rama ka thënë se në këtë zonë do të ketë sistem të ri e të transformuar.

“Në rrugën Bob Doll, tash me katër korsi, po e shtrojmë shtresën e fundit, po i barazojmë edhe shaktat. Do të ketë sistem të ri dhe të transformum për qytetarë tanë në këtë zonë mjaft të frekuentuar”, tha Rama.

Kliko ketu per videon e plote

Trupat e KFOR-it vijojnë patrullimet në zonën e përgjegjësisë

Trupat nga Komanda Rajonale-Perëndim të KFOR-it kanë vazhduar të kryejnë patrullime të përditshme, në të gjithë zonën e përgjegjësisë (AoR).

“Këto aktivitete sigurojnë një prani të vazhdueshme në terren, rrisin ndërgjegjësimin për situatën dhe kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në të gjithë AoR-im” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sipas tyre, përmes qasjes së tyre të paanshme dhe të ekuilibruar, trupat e KFOR-it demonstrojnë angazhimin e misionit për stabilitet, profesionalizëm dhe respekt për të gjithë banorët e Kosovës.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.