Hën. Mar 30th, 2026

Lajme nga Rajoni

KONFIRMOHET :LDK e PDK bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të garuar së bashku në balotazhin për komunën e Prizrenit.

Koalicioni tashmë është zyrtarizuar përmes një postimi të kryetarit aktual të Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili konfirmoi bashkëpunimin me LDK-në për raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Sot jam i lumtur ta ndaj lajmin e arritjes së koalicionit për bashkëqeverisje me LDK-në, i bindur se idetë e reja dhe përvoja e kësaj force politike do t’i shërbejnë Prizrenit edhe më shumë,” ka shkruar Totaj në Facebook.

Ai ka falënderuar kryetarin e degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, për mbështetjen, duke shtuar se “rrugëtimi i përbashkët +4 për Prizrenin është për të mirën e qytetit.”

Me këtë marrëveshje, LDK dhe PDK do të përballen së bashku me kandidatin e Vetëvendosjes, Artan Abrashin, në balotazhin që do të mbahet më 9 nëntor

*************************************************************************************************
Një tjetër koalicion parazgjedhor është arritur në vendin tonë, këtë herë në komunën e Prizrenit.

Burime bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë arritur një marrëveshje për të garuar së bashku në balotazhin e ardhshëm.

Sipas të njëjtave burime, pritet që shumë shpejt të ketë një konfirmim zyrtar nga të dy partitë.

LDK dhe PDK do të përballen së bashku me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Artan Abrashi, në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Varroset Fatos Nano, trupa ushtarake e nderoi me të shtëna armësh

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është varrosur sot në varrezat e Sharrës, në një ceremoni më private, përkundër homazheve që u bënë nga shumë miq të të ndjerit dhe fytyra të njohura shqiptare.

Sipas ABC News, në varrezat e Sharrës ishin familjarë dhe një grup i vogël të afërmish dhe miqsh.

Djali i tij, Sokol Nano, pati edhe një falënderim zemre për të gjithë pjesëmarrësit:

“Po përcjellim tim atë, të pazëvendësueshmin. Tani e tutje jeta s’do të jetë më e njëjtë pa ty. Në emër të të gjithë familjes ju falënderoj që na gjendeni pranë në këtë ditë të vështirë. Ua shpërblefshim në gëzime në familjet tuaja,” tha i biri, Sokol Nano.

Por edhe këtu nuk mungoi mirënjohja shtetërore. Trupa ushtarake e nderoi ish-kryeministrin Nano me të shtëna armësh.

Ish-kryeministri Nano do të prehet në një kënd të veçantë të varrezave të Sharrës.

Mitropol: Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së në Mitrovicë

Sot, Partia Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion në Mitrovicë, raporton Mitropol.

Ky koalicion ishte sinjalizuar edhe më parë nga kandidati i PDK-së për kryetar, Arian Tahiri.

LDK do rreshtohet në mbështetje të Tahirit.

PDK aktualisht ka koalicion edhe me AAK-në, AKR-në dhe KDTP-në karshi Faton Pecit të VV-Guxo.

Maqedoni: Qendrat e votimit u mbyllën, numërimi i votave do të vijojë

Në orën 19:00, u mbyllën qendrat e votimit ku qytetarët mund të votonin sot në raundin e dytë të zgjedhjeve të teta lokale, për kryetarë bashkie në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tri qendra votimi në Shuto Orizari për këshilltarë.

Sot nuk pati votim për kryetarë bashkie në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë, dhe procedura do të përsëritet atje brenda 60 ditëve pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune u votua në kryeqytet dhe në Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Vallandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Lozovo, Makedonska Kamenica, Makedonska Kamenica, Makedonski Progilinogot, Makedonski Progilinogot, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çucer Sandevë, Shuto Orizari, Dollneni, Dojran dhe Zërnovci.

Deri në ora 18:30, sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 400 mijë e 805 qytetarë ose 40.45 për qind, raporton KosovaPress.

KEDS: Ngarkesa maksimale e energjisë elektrike po arrin në nivelin rekord

KEDS njofton se ngarkesa maksimale e energjisë elektrike për vitin 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar po arrin në nivelin rekord.

Përmes një njoftimi për medie, KEDS konfirmon gjithashtu se kërkesa për energji është në rritje të vazhdueshme, duke arritur tashmë mbi 1,400 MWh.

”Kjo rritje po shkakton mbingarkesa të shpeshta në rrjet, sidomos për shkak të ngrohjes masive me energji elektrike. Prandaj, kursimi i energjisë elektrike është i domosdoshëm, çdo konsum i mençur ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe siguron furnizim të qëndrueshëm për të gjithë”, njofton KEDS.

Luahtjet e çmimeve të naftes nuk reflektohen në Kosovë

Luhatjet e çmimeve të derivateve në tregjet ndërkombëtare kanë shkaktuar shqetësime tek drejtuesit e automjeteve në Kosovë, për shkak që sipas tyre shpesh herë kur ka ulje në bursa nuk po reflektohet në mënyrë të dukshme në tregun vendor.

Sipas qytetarëve, çmimet në vend nuk janë zvogëluar në të njëjtën masë si në tregjet e jashtme.

Ragip Beqiri, një taksist nga Prishtina, ka theksuar se çdo ditë po përballet me rritje të shpenzimeve për shkak të çmimeve të larta të naftës, duke e vështirësuar kështu punën e përditshme të transportit, raporton KosovaPress.

“Qe tre muaj nuk kanë lëvizur çmimet, këto janë shumë shtrenjtë, po nuk kemi qare pa dal për dy ose tri euro s’kemi as punë as kurgjo hiq….Jashtë nuk jam kanë, nuk i di çmimet por qysh janë pagat është shumë i lartë… E kemi vështirë se vetura me na u prish na duhet borxh me hy, s’kemi qa me bë – ja me dal me vjedh, të moshës tonë nuk i merr askush më”, tha Beqiri.

Çmimet e larta të derivateve në Kosovë janë shqetësuese edhe për Rexhep Latifin.

“Me të tregu drejtë kohëve të fundit ulje të naftës nuk e mbaj mend prej pandemisë që ka pasur ulje të naftës në kohën e pandemisë çmimet kanë qenë më super, megjithëse nuk ka pasur qarkullim të madh por për momentin nafta dhe benzina sa i përket të ardhurave tona për rrogën tonë unë si taksi që punoj janë katastrof…Tash kanë dal këto taksitë (veturat elektrike) me rrymë plus na i kanë marrë punën po prap se prapë nëse nafta është më lirë ka për neve diçka por në qoftëse është kështu çmimi i shtrenjtë as për neve nuk ka asgjë”, ka shtuar Latifi.

Sa i përket këtyre çmimeve, brgë e njëjtë është edhe për qytetarin nga Prishtina Berat Sadiku.

“Sigurisht që janë të larta…Po sigurisht që po se na si taksistë harxhojmë për shembull afër 80 euro në javë a po kupton”, u shpreh Sadiku.

Çmimet e larta të naftës sipas qytetarit Rrahman Ramadani kanë ndikuar edhe shtrenjtimin e produkteve të tjera në Kosovë.

“Po janë shumë të larta valla…Po ndikojnë se çdo gjë po shtrenjtohet tani shkaku naftës edhe qashtu”, tha Ramadani.

Për zhvillimet në sektorin e naftës, kryetari i Shoqatës së Nafterëve të Kosovës, Fadil Berjani thekson për KosovaPress se çmimet aktuale në Kosovë janë: Diesel: 1.15 euro deri 1.24 euro për një litër. Ndërsa, sipas tij, benzina po tregtohet 1.16 deri 1.25 euro për një litër.

Sipas tij, indeksi Crude Brent që ndikon në çmimet e naftës u rrit mbi 5%, duke u tregtuar rreth 65.85 dollarë për fuqi.

“Kjo rritje erdhi pas sanksioneve të reja amerikane ndaj kompanive kryesore ruse të naftës, që ngriti shqetësime për një furnizim më të kufizuar në nivel global. Në të njëjtën kohë, rezervat e naftës në SHBA ranë në mënyrë të papritur. Kombinimi i këtyre faktorëve ka ringjallur frikën për tregjet e energjisë dhe ka treguar se sa shpejt zhvillimet gjeopolitike mund të lëvizin çmimet e naftës”, thekson ai.

Se a janë duke u monitorua çmimet e naftës në Kosovë, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk janë deklaruar për KosovaPress. Po ashtu nga kjo Ministri nuk kanë kthyer përgjigje sa a janë ende të përcaktuara edhe çmimet në Kosove dhe marzha e fitimit të tyre me shumicë dhe pakicë të naftës.

Gjithashtu nga Dogana e Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje se me çfarë çmimi është duke hyrë nafta dhe benzina në Kosovë (importi) para një muaj, para një jave dhe gjatë këtyre ditëve të fundit.

Sa i përket çmimeve të karburanteve në rajon, çmimi në Maqedoninë e Veriut është më i lirë se në Kosovë, për eurodiesel, litri tregtohet 1.09 euro, ndërsa benzina 1.19 euro për 1 litër.

Kreu i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani thekson se në Shqipëri çmimi aktual për naftë është rreth 1.88 euro për një litër, benzina 1.89 euro. Ndërsa, në Serbi nafta tregtohet 1.78 euro për litër derisa për benzinë 1.79 euro.

Ndërkaq, në Mal të Zi, Ministria e Energjisë dhe Minierave njoftoi më 20 tetor se eurodizel do të kushtojë 1.31 euro për litër në dy javët e ardhshme, ndërsa eurosuper do të jetë 1.42 dhe 1.39 euro për litër. Llogaritja tjetër sipas kësaj ministrie do të bëhet më 3 nëntor.