Die. Mar 29th, 2026

Lajme nga Bota

GJND-ja ka një urdhër për Izraelin

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se Izraeli është i obliguar që të lehtësojë dërgimin e ndihmave për në Gazë, duke theksuar se duhet t’u sigurojë palestinezëve “nevojat bazike” për mbijetesë. Vendimi i GJND-së u kundërshtua menjëherë nga Izraeli.

Ky vendim vjen në kohën kur organizatat humanitare po përpiqet që të rrisin ndihmën urgjente për Gazën, duke shfrytëzuar armëpushimin e brishtë të arritur më herët gjatë këtij muaji.

Opinioni këshillues i GJND-së nuk është ligjërisht i obligueshëm, por gjykata beson se ai “ka peshë të madhe ligjore dhe autoritet moral”.

Presidenti i GJND-së, Yuji Iwasawa, tha se Izraeli “është i detyruar që të pajtohet dhe të lehtësojë programet e ndihmës të ofruara nga Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e saj”.

Këtu përfshihet edhe UNRWA, Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, të cilin Izraeli e ka ndaluar pasi ka akuzuar disa pjesëtarë të stafit të kësaj agjencie se kanë marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023 që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu ndaj Izraelit, duke nxitur luftën në Gazë.

Trumpi sanksionon dy prej kompanive më të mëdha të naftës në Rusi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të mërkurën sanksione të reja “të jashtëzakonshme” kundër dy prej kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, në një përpjekje për të ushtruar presion mbi Moskën që të përfundojë luftën në Ukrainë.

Sanksionet, të njoftuara nëpërmjet platformës Truth Social të Trumpit, synojnë Rosneft dhe Lukoil – dy korporata të mëdha nafte që ndihmojnë në financimin e “makinerive të luftës” të Kremlinit, sipas sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, raporton BBC-i.

Refuzimi i presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund “luftës së pakuptimtë” nxiti këtë veprim, tha Bessent në një deklaratë.

Kjo vjen një javë pasi Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione të ngjashme ndaj Rosneft dhe Lukoil – dhe vetëm një ditë pasi Trump tha se një takim i planifikuar me Putinin në Budapest do të shtyhej për një kohë të pacaktuar.

Izraeli: Në forcat e ardhshme ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza nuk do të ketë trupa turke

Zyra e kryeministrit të Izraelit ka bërë të ditur se një forcë e ardhshme ndërkombëtare stabilizimi në Gaza nuk do të përfshijë asnjë trupë turke.

Sipas planit të paqes prej 20 pikash të Donald Trump, “partnerët arabë dhe ndërkombëtarë” duhet të zhvillojnë një forcë të përkohshme për të siguruar zonat kufitare, për të kontrolluar rrjedhën e mallrave dhe për të trajnuar forcat policore palestineze.

Sky News Arabia raportoi se Benjamin Netanyahu dhe shefi i inteligjencës së Egjiptit, Hassan Rashad, nuk u pajtuan gjatë një takimi mbi pjesëmarrjen e Turqisë në një forcë të tillë.

Zyra e Netanyahut i tha sot The Times of Israel se “nuk ka mosmarrëveshje. Nuk do të ketë përfshirje turke”.

Ndërsa Izraeli dhe Turqia mbajnë marrëdhënie diplomatike, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka qenë një kundërshtar i zëshëm i ofensivës izraelite në Gaza, si dhe një mbështetës i deklaruar i Hamasit.

Deri më tani, Indonezia është i vetmi vend që është zotuar publikisht të kontribuojë me rreth 20,000 trupa, ndërsa Italia ka deklaruar se do të ishte e gatshme t’i bashkohej forcës.

Gjithashtu, Azerbajxhani thuhet se është zotuar privatisht të dërgojë trupa.

Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar bisedime me Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe Katarin në lidhje me pjesëmarrjen në këtë forcë ndërkombëtare

Sulmet ruse në Ukrainë: Të paktën 6 të vdekur

Rusia ka kryer sulme të mëdha me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, duke i vrarë të paktën gjashtë njerëz, përfshirë dy fëmijë, thanë autoritetet të mërkurën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për shtimin e trysnisë ndaj Kremlinit gjatë udhëtimit të tij drejt Suedisë, ku pritet të kërkojë më shumë armë mbrojtëse mes përpjekjeve të ngecura për paqe.

Zelensky i cilësoi si “të liga” sulmet ruse dhe tha se ato goditën infrastrukturën energjetike dhe civile në të paktën dhjetë rajone të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kievin.

“Një tjetër natë që dëshmon se Rusia ende nuk ndien mjaftueshëm trysni për zvarritjen e luftës… Fjalët e Rusisë për diplomacinë nuk kanë asnjë kuptim përderisa udhëheqja ruse nuk i ndien problemet kritike”, shkroi ai në X.

Zelensky, i cili po shkon në Suedi për të biseduar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtës mes dy vendeve, përsëriti pretendimin se armët me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën mund ta ndryshojnë rrjedhën e luftës gati katërvjeçare.

Më herët, Ukraina kishte lënë të kuptohet se vendimi i administratës amerikane për të mos miratuar dërgimin e raketave Tomahawk për Kievin, e kishte dobësuar pozicionin e saj diplomatik.

Teksa presidenti ukrainas po largohej nga Kievi herët në mëngjes, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave njoftoi se tre njerëz, përfshirë dy fëmijë, u vranë në këtë rajon.

Të shtëna me armë zjarri pranë Parlamentit serb, plagoset një person

Një person është lënduar pasi një i dyshuar shtiu me armë në drejtim të tij, në Beograd.

Rasti ndodhi pranë parlamentit, në kryeqytetin serb.

Sipas RT-së, sulmuesi e plagosi 57-vjeçarin në ije dhe më pas ia vuri flakën tendës ku po qëndronin përkrahësit e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Përmes një reagimi të shpejtë të policisë dhe sipas urdhrit të Prokurorisë së Lartë në Beograd, u arrestua një person, Vladan A., 70-vjeçar.
*****************************************************************

❗️ SHOOTING and ARSON just near Parliament in Belgrade, Serbia

The attacker shot a 57 year old man in the hip and then set on fire one of President Vucic supporters’ tent pic.twitter.com/1bFDWCjCtk

— RT (@RT_com) October 22, 2025

Zelensky udhëton drejt Suedisë, për të përforcuar mbrojtjen e Ukrainës

Të paktën dy persona kanë vdekur në Kiev dhe 13 të tjerë janë plagosur në Zaporizhia pas sulmeve ruse në Ukrainë mbrëmjen e djeshme, thanë autoritetet lokale.

Shpërthime u raportuan gjithashtu në Dniepër dhe në qytetin portual të Izmail.

Moska nisi një sulm ajror në shkallë të gjerë kundër Ukrainës mbrëmë, me shpërthime që tronditën Kievin dhe qytete të tjera në të gjithë vendin.

Sulmet erdhën menjëherë pasi Ukraina nisi raketat “Storm Shadow” kundër Rusisë.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Kievit sulmi goditi uzinën kimike të Bryanskut, e cila prodhon komponentë kryesorë për raketat ruse.

Banorët e Kievit dëgjuan shpërthime në qytet rreth orës 1:10 të mëngjesit sipas kohës lokale, menjëherë pasi forcat ajrore lëshuan një paralajmërim për raketa.

Disa shpërthime të tjera ndodhën afërsisht 30 minuta më vonë. Shpërthime u raportuan gjithashtu në Dnipro, Zaporizhzhia dhe qytetin portual të Izmail.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të udhëtojë sot për në Suedi dhe të dy vendet do të bëjnë një njoftim mbi eksportet e mbrojtjes, tha Qeveria e Stokholmit në një deklaratë këtë mëngjes.

Zelensky dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson do të takohen në qytetin Linkoping, selinë e grupit të mbrojtjes Saab, i cili prodhon avioninë luftarakë “Gripen”.

“Pas takimit, Kristersson dhe Zelensky do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp për të bërë një njoftim mbi eksportet e mbrojtjes”, tha Stokholmi.