Die. Mar 29th, 2026

Lajme nga Bota

Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë, shaktohen dëme – njerëzit dalin në rrugë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ka goditur rajonin e Balikesirit në Turqi mbrëmjen e së hënës, duke shkaktuar panik dhe frikë në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, përfshirë Stambollin dhe Izmirin.

Sipas të dhënave nga Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive (AFAD) dhe Qendra Euro-Mesdhetare Sizmologjike (EMSC), tërmeti është regjistruar rreth orës 22:49 me orën lokale, me një thellësi prej 6 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Manisa dhe Tekirdağ. Banorët raportojnë për një lëkundje të zgjatura që i ka detyruar të dalin me nxitim nga banesat për t’u strehuar në vende të hapura.

Autoritetet turke janë në terren për të vlerësuar dëmet, ndërsa deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale.

Turqia ndodhet mbi disa nga vijat më aktive të tërmeteve në botë, përfshirë edhe atë të Anadollit të Veriut, e cila kalon pranë rajonit të Marmaras, aty ku ndodhet edhe Stambolli.

Në muajin gusht, një tjetër tërmet me magnitudë të ngjashme kishte goditur zonën e Sındırgı, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe dëmtime të disa ndërtesave.

🚨 BREAKING: EARTHQUAKE HITS TURKEY

A strong 6.1-magnitude earthquake struck western Turkey.

Tremors were felt in Izmir, Istanbul, Bursa, and nearby regions. Reports indicate noticeable shaking and localized damage. pic.twitter.com/j2GPB1lIvh

— NEXTA (@nexta_tv) October 27, 2025

Ukraina sulmon Moskën, ushtria në Kremlin, Trump godet Putin: Të bëjë paqe, jo të testojë raketa bërthamore

Vladimir Putin aktivizon ushtrinë për të mbrojtur Kremlinin. Është ky imazhi që po bën xhiron e rrjetit, ndërsa Ukraina ka nisur të sulmojë Rusinë në zemër të saj. Ministria e Mbrojtjes njofton se ka rrëzuar 193 dronë gjatë orëve të fundit, me 40 prej tyre në rajonin e Moskës.

Breshëria e sulmit ukrainas ka detyruar autoritetet që të mbyllin përkohësisht dy aeroporte pranë kryeqytetit, ndërsa ka pasur shpërthime në disa zona. Nuk ka raportime për viktima apo të lënduar, por vetëm për një zjarr që shpërtheu në një depozitë nafte. Presidenti rus, Vladimir Putin, “duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë, në vend që të testojë raketa”. Kështu është shprehur lideri amerikan, Donald Trump, në bordin e Air Force One. Ai e quajti të papërshtatshëm, kolaudimin e raketës së re ruse me fuqi bërthamore.

“Ne kemi një nëndetëse bërthamore, më të madhen në botë, pikërisht pranë brigjeve të tyre, kështu që dua të them se nuk ka pse të shkojë 8000 milje, dhe ata nuk po luajnë lojëra me ne. Ne nuk po luajmë lojëra me ta. Ne testojmë raketa gjatë gjithë kohës, por e dini që kemi një nëndetëse bërthamore, dhe nuk kemi nevojë të shkojmë 8000 milje. Nuk mendoj se është një gjë e përshtatshme që Putini të lavdërohet. Duhet t’i jepni fund luftës, një luftë që duhej të kishte zgjatur një javë tani është në vitin e saj të 4-t. Kjo është ajo që duhet të bëni në vend që të testoni raketa”, tha Trump.

Reagmi i Trump erdhi pasi Putin testoi raketën me fuqi bërthamore Burevestnik. Sipas presidentit rus, arma e re e fuqishme është e aftë që të shmangë çdo sistem të mbrojtjes dhe të godasë shënjestra deri në 14 mijë kilometra larg. Putin pretendoi se raketa bërthamore qëndroi në ajër për 15 orë.

Mali i Zi vendos vizat për turqit, pas një sërë arrestimesh në Podgoricë

Qeveria e Malit të Zi do të heqë të hënën – me procedurë të përshpejtuar – regjimin pa viza për shtetasit turq, njoftoi kryeministri Millojko Spajiq në orët e vona të së dielës përmes një postimi në X.

“Do të nisnim bisedime intensive me Turqinë për të gjetur, në frymën e bashkëpunimit të mirë dhe aleancës, modelin më të mirë në interes të të dyja palëve”, tha Spajiq.

Ai nuk dha arsye për heqjen e regjimit pa viza.

Operacion policor dhe thirrje antiturke

Njoftimi i Spajiqit erdhi pasi policia gjatë një aksioni në lagjen Zabello të Podgoricës arrestoi rreth 50 shtetas të Turqisë, përfshirë dy persona për të cilët dyshohet se morën pjesë në një përleshje ku një banor i Podgoricës, M.J., u plagos me thikë, njoftoi Policia malazeze pas orës 22:00 të dielën.

Përleshja ndodhi natën mes së shtunës dhe së dielës në një kafene në Zabello.

Gjatë arrestimeve, u mblodh një grup i madh qytetarësh që brohoritnin mesazhe me gjuhë të urrejtjes, përkatësisht duke nxitur dhunë ndaj turqve. Policia ndaloi disa nga të pranishmit që të afroheshin pranë objekteve ku ndodheshin shtetasit turq.

Qytetarëve iu drejtua edhe ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviq, i cili tha se është manipulim të thuhet se në Mal të Zi qëndrojnë 100.000 shtetas turq dhe shpjegoi se numri i tyre është 13.000, prej të cilëve 80 kanë qëndrim të përhershëm.

Mbrëmjen e së dielës, një numër i madh i automjeteve policore u vendosën para ndërtesës së Ambasadës turke në Podgoricë.

Deputeti Boris Bogdanoviq nga Partia Demokratike në pushtet, subjekti i ministrit Sharanoviq, publikoi një fotografi të arrestimeve me mbishkrimin: “Mbrojmë vendin tonë. Mbrojmë çdo shtëpi”.

Policia lidhi arrestimet me, siç tha, incidente me elemente dhune gjatë 24 orëve të fundit, në të cilat morën pjesë shtetas turq që qëndrojnë përkohësisht në Podgoricë.

Nga policia thanë se do të verifikojnë ligjshmërinë e qëndrimit të tyre dhe nëse gjatë qëndrimit ka pasur dhunë, mund të ketë veprime për anulimin e ëndrimit ose dëbim nga vendi.

Nga rreth 100.000 të huaj në Mal të Zi, 13.400 janë shtetas turq, sipas të dhënave zyrtare të policisë. Më shumë janë shtetas serbë dhe rusë, gjithsej rreth 50.000.

Ndryshe, Turqia është një ndër vendet për të cilat Mali i Zi ka hequr vizat, gjë për të cilën Komisioni Evropian ka kërkuar nga Podgorica që të harmonizojë politikën e vizave me Bashkimin Evropian. Shtetasve turq u kërkohet vizë për të hyrë në vendet e BE-së.

Reagime: Dënohet sulmi dhe thirrje për paqe
“Dënoj ashpër sulmin”, shkroi në rrjetin X presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, duke u bërë thirrje autoriteteve të zgjidhin rastin në mënyrë efikase.

“Njëkohësisht, bëj thirrje për qetësi dhe përmbajtje për të gjithë qytetarët. Nuk duhet të ketë vend për faj kolektiv apo stigmatizim të një populli të tërë”.

Ai shtoi se të gjithë duhet të kenë kujdes që mesazhet e tyre të mos rrisin tensionet.

“Policia dhe prokuroria janë të detyruara të luftojnë gjuhën e urrejtjes dhe çdo formë kërcënimi. Malit të Zi i nevojitet një politikë imigracioni më e përgjegjshme: e fortë ndaj abuzimeve dhe krimit, dhe e drejtë ndaj të gjithë atyre që respektojnë ligjet tona”, theksoi Millatoviq.

Edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, dënoi ashpër sulmin. Ai bëri thirrje “të gjithë në Mal të Zi për përmbajtje”, duke theksuar se përgjegjësia është individuale.

Sipas tij, në një Mal të Zi evropian nuk ka vend për dhunë, për veprime arbitrare dhe thirrje si “Vrite turkun” – thirrje që u dëgjuan në Podgoricë, duke kërkuar një reagim të menjëhershëm nga autoritetet.

Edhe Partia e Boshnjakëve, në pushtet, kërkoi zbardhjen e rastit dhe ndëshkimin e autorëve “pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare”.

“Së bashku, me shqetësim të madh dënojmë gjuhës së urrejtjes dhe brohoritjet si ‘Vrite Turkun’… Mali i Zi duhet të mbetet një vend ku ndaj dhunës nuk përgjigjemi me urrejtje, por me drejtësi, dhe ku institucionet, jo rrugët, vendosin për fajësinë”.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, komentoi ngjarjen në kontekstin e ftohjes së marrëdhënieve midis Beogradit dhe Ankarasë, pas faktit që në fillim të tetorit Turqia dërgoi armë në Kosovë, gjë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e quajti “tronditëse” dhe vlerësoi se Ankaraja, që është anëtare e NATO-s, nuk dëshiron stabilitet në Ballkan.

“Pas më pak se 20 ditësh. A po e ndëshkon Beogradi Turqinë përmes Malit të Zi?”, shkroi Fejziq në X, duke publikuar një foto të një teksti me titullin “Vuçiq sulmoi Turqinë: Ne dimë çfarë po planifikoni…”.

Një pjesë e koalicionit qeverisës në Mal të Zi, kryesisht partitë e ish-Frontit Demokratik prorus, kanë lidhje të ngushta me Beogradin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Veprimtaria e grupeve kriminale në Mal të Zi

Në Mal të Zi, vitet e fundit janë bërë gjithnjë e më të pranishme grupet kriminale të huaja, veçanërisht turke, gjeorgjiane dhe ruse, siç thuhet në Vlerësimin e Rrezikut të Krimit të Organizuar dhe të Rrezikshëm (SOCTA) të Qeverisë, vitin e kaluar.

Në dokument nuk ka detaje mbi veprimtarinë specifike të kriminelëve rusë dhe gjeorgjianë, ndërsa turqit përmenden në lidhje me “operacione” me heroinë, trafikim të njerëzve dhe pastrim parash.

Gjatë tre muajve të fundit, janë përshkallëzuar përleshjet midis dy klaneve kriminale malazeze që merren me kontrabandën ndërkombëtare të drogës.

Në Mal të Zi janë të regjistruara 11 grupe të krimit të organizuar me rrezik të lartë, shumica me më shumë se 30 anëtarë, sipas raportit të fundit SOCTA-s.

Trump thotë se Putin duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë, jo të testojë raketa

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të hënën se Presidenti rus Vladimir Putin duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë në vend që të testojë një raketë me energji bërthamore dhe se Shtetet e Bashkuara kishin një nëndetëse bërthamore të pozicionuar pranë brigjeve të Rusisë.

Putin tha të dielën se Rusia kishte testuar me sukses raketën e saj bërthamore Burevestnik , një armë e aftë për të mbushur bomba bërthamore që Moska thotë se mund të depërtojë në çdo mburojë mbrojtëse dhe do të ecë përpara drejt vendosjes së kësaj arme, shkruan Reuters

SHBA-ja dhe Kina afër marrëveshjes tregtare: Trump dhe Xi pritet të takohen pas gjashtë vjetësh

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë vlerësuar përparimin e bisedimeve tregtare të zhvilluara në Kuala Lumpur, duke rritur shpresat për një marrëveshje që do të ulë tensionet mes dy fuqive ekonomike më të mëdha në botë.

Zyrtarët nga të dyja vendet deklaruan të dielën se janë afër arritjes së një marrëveshjeje, pas disa raunde bisedimesh të mbajtura në kuadër të samitit të ASEAN-it në Malajzi.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri kinez Xi Jinping pritet të takohen të enjten në kuadër të samitit të APEC-ut në Gyeongju, Kore e Jugut, takimi i tyre i parë ballë për ballë që prej vitit 2019.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se palët kanë rënë dakord për një “kornizë” të përbashkët që do të diskutohet në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

Në intervista për NBC-në dhe ABC News-in, ai shtoi se marrëveshja e mundshme do të parandalojë aplikimin e tarifave 100 për qind ndaj mallrave kineze dhe do të shtyjë zbatimin e kufizimeve të eksportit që Pekini kishte paralajmëruar për metalet e rralla, shkruan AlJazeera.

Sipas Bessent, Kina ka pranuar gjithashtu të bëjë blerje të konsiderueshme të produkteve bujqësore amerikane, përfshirë sojën, gjë që do t’i gëzojë fermerët amerikanë.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri kinez He Lifeng deklaroi se palët kanë arritur një “konsensus bazë” për adresimin e shqetësimeve të ndërsjella dhe do të punojnë për finalizimin e detajeve dhe miratimin përfundimtar brenda vendeve të tyre.

Tensionet tregtare SHBA-Kinë janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Pekini kishte njoftuar se nga 1 dhjetori do të kërkonte licenca eksporti për magnetët e tokave të rralla dhe materialet gjysmëpërçuese që përmbajnë elementë të prodhuar në Kinë.

Këto masa kishin ngjallur frikë për pengesa serioze në zinxhirët globalë të furnizimit.

Në kundërpërgjigje, Trump kishte paralajmëruar vendosjen e tarifave të reja deri në 100 për qind ndaj mallrave kineze nga 1 nëntori.

Trump nuk i kursen lëvdatat për veten pas marrëveshjes së paqes mes Kamboxhias dhe Tajlandës: Kam mbyllur një konflikt në muaj gjatë këtij mandati

Trump përsëriti pretendimin e tij se ai ndihmoi në përfundimin e tetë konflikteve që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në janar gjatë takimit të tij me udhëheqësit aziatikë, ku ai bashkënënshkroi një marrëveshje paqeje midis udhëheqësve të Kamboxhias dhe Tajlandës.

“Ne kemi mbyllur mesatarisht një konflikt në muaj. Ka mbetur vetëm një, megjithëse dëgjova se Pakistani dhe Afganistani kanë filluar përplasjet. Por unë do ta zgjidh këtë shumë shpejt”, tha ai.

Pakistani dhe Afganistani kanë pasur përplasje kufitare kohët e fundit, por ranë dakord për një armëpushim të dytë javën e kaluar gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Katari dhe Turqia.

Ndërsa presidenti i SHBA-së i cili ka lakmuar Çmimin Nobel për Paqen sigurisht që kontribuoi në ndërmjetësimin e marrëveshjeve midis armiqve të hershëm, roli i tij në sigurimin e armëpushimeve në disa nga konfliktet e tjera për të cilat ai është mburrur se i ka dhënë fund është kundërshtuar nga disa nga vendet e përfshira.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, Trump tha se ai kishte “përfunduar shtatë luftëra dhe në të gjitha rastet, ato po tërboheshin, me mijëra njerëz të vrarë. Kjo përfshin Kamboxhian dhe Tajlandën, Kosovën dhe Serbinë, Kongon dhe Ruandën një luftë e egër dhe e dhunshme që ishte Pakistani dhe India, Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia, dhe Armenia dhe Azerbajxhani.”

Që atëherë ai ka ndihmuar në sigurimin e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, duke e çuar numrin e të vrarëve në tetë, megjithatë nuk ka bërë përparim në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës të cilën dikur tha se do ta përfundonte brenda një dite.