Enj. Pri 2nd, 2026

Lajme nga Bota

Raketa bërthamore ruse Oreshnik dislokohet në Bjellorusi

Udhëheqësi bjellorus, Aleksandr Lukashenko, njoftoi se raketa e re e zhvilluar nga Rusia, që është armë hipersonike me kapacitet bërthamor, që njihet me emrin Oreshnik, është dislokuar në Bjellorusi.

Vitin e kaluar, Rusia bëri publike se e ka zhvilluar këtë armë, pasi e përdori atë gjatë sulmeve në qytetin ukrainas të Dnipros, në një përshkallëzim të konfliktit që tani po i afrohet përvjetorit të katërt.

Moska ka dislokuar në Bjellorusi më 2023 armë bërthamore taktike dhe kishte deklaruar më herët se mund ta dislokonte Oreshnikun në këtë shtet në fund të vitit 2025.

“Orshenik është në Bjellorusi që nga dita e djeshme. Dhe është vënë për detyrë luftarake”, tha Lukashenko gjatë adresimit vjetor më 18 dhjetor.

Baza ushtarake që po mbahet sekrete është duke u ndërtuar 60 kilometra larg Minskut. Imazhet satelitore janë të 13 gushtit 2025.

Bjellorusia, ish-republikë sovjetike, është aleate kyç e Rusisë. Moska përdori territorin bjellorus për të nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Në muajin gusht të këtij viti, Misku tha se do të praktikojë dislokimin e raketave Oreshnik gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake Zapad-2025 (Perëndimi-2025), pranë kufirit me Bashkimin Evropian dhe krahut lindor të NATO-s.

“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes

Putini duhet ta dijë se pas një marrëveshjeje paqeje, nëse ai do të përpiqet të sulmojë përsëri Ukrainën, reagimi do të jetë shkatërrues. Dhe kjo është pikërisht mënyra se si po i projektojmë këto garanci sigurie. Ndërsa flasim, disa aleatë po thonë se nuk do të japin pëlqimin e tyre dhe për këtë arsye nuk do të japin unanimitet për hyrjen e Ukrainës në NATO.

Vende si Hungaria, Shtetet e Bashkuara, Sllovakia dhe ndoshta disa të tjera. Pra, kjo është pika praktike e kësaj. Pra, kjo na lë me pyetjen: nëse arrihet një marrëveshje paqeje për Ukrainën, një armëpushim afatgjatë ose një marrëveshje e plotë paqeje, si mund t’i parandalojmë rusët që të sulmojnë përsëri Ukrainën? Si mund ta parandalojmë një përsëritje të asaj që ndodhi pas Minsk II në 2014-2015? Pra këtu hyjnë në fuqi garancitë e sigurisë.

“Dhe garancitë e sigurisë, siç po hartohen aktualisht, kanë tre shtresa. Shtresa e parë janë Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ato do të jenë, sigurisht, si në Poloni dhe kudo në territorin e NATO-s, në këtë rast, jashtë territorit të NATO-s, në Ukrainë do të jetë vija e parë e mbrojtjes. Vija e dytë e mbrojtjes është ajo që koalicioni i fituesve, nën udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, ka hartuar gjatë dy muajve të fundit: si mund të ndihmojnë evropianët këtu, së bashku me Kanadanë, për t’u siguruar që paqja do të ruhet? Dhe SHBA-të, dhe ky është elementi i tretë i kësaj, Presidenti Amerikan tha në gusht se dëshiron që SHBA-të të jenë pjesë e këtyre garancive të sigurisë. Dhe për momentin, po zhvillohen diskutime rreth asaj se çfarë do të thoshte saktësisht kjo dhe si do të dukej kjo paketë kolektive e garancive të sigurisë”.

Zelensky jep një paralajmërim të ashpër, kërkon sërish ndihma për luftën

Volodymyr Zelensky po u bën thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian që të japin hua miliarda euro nga paratë e ngrira ruse, për të financuar nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës.

Pjesa më e madhe e aseteve të Rusisë në BE, me vlerë 210 miliardë euro mbahen nga organizata me seli në Belgjikë, Euroclear dhe deri tani Belgjika dhe disa anëtarë të tjerë të bllokut kanë thënë se janë kundër përdorimit të parave të gatshme si një “kredi dëmshpërblimi”, shkruan BBC-i.

Rusia e ka paralajmëruar BE-në të mos i përdorë paratë e saj, por pa një rritje të financimit, financat e Ukrainës do të shterojnë brenda pak muajsh.

“Shpresoj se do të jemi në gjendje të marrim një vendim pozitiv. Pa këtë do të ketë një problem të madh për Ukrainën”, tha Zelensky.

Samiti i Brukselit vjen në një moment vendimtar të luftës dhe Rusia ka ngritur një padi kundër Euroclear-it, në një gjykatë të Moskës në një përpjekje për të marrë paratë e saj mbrapsht.

NATO me buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e tyre të financuara nga të dyja palët për vitin 2026, duke miratuar shpenzime në rritje që synojnë forcimin e gatishmërisë dhe aftësive ushtarake të aleancës.

Sipas marrëveshjes, buxheti civil i NATO-s për vitin 2026 është vendosur në 528.2 milionë euro, ndërsa buxheti ushtarak do të arrijë në 2.42 miliardë euro.

Vendimi u mor dje në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

NATO tha se buxhetet e përbashkëta të financuara për vitin 2026 do të mbështesin kapacitete kritike dhe do të promovojnë gatishmërinë, duke ndihmuar që aleanca të bëhet “më e fortë, më e drejtë dhe më vdekjeprurëse”.

NATO tha në një deklaratë se buxhetet e përbashkëta të financuara për vitin 2026 do të mbështesin kapacitete kritike dhe do të promovojnë gatishmërinë, duke ndihmuar që aleanca të bëhet “më e fortë, më e drejtë dhe më vdekjeprurëse”.

Buxheti pritet të kontribuojë në përshtatjen ushtarake të NATO-s, të përmirësojë ndërveprimin midis forcave aleate dhe të mbështesë parandalimin dhe menaxhimin e krizave, si dhe sigurinë bashkëpunuese.

Financimi gjithashtu do të vazhdojë për Strukturën e Komandës së Integruar të NATO-s, trajnimet dhe ushtrimet e udhëhequra nga NATO, operacionet dhe misionet e aleancës dhe mbështetjen për ndërtimin e kapaciteteve për vendet partnere.

Të paktën 4 të vdekur në sulmin e ri amerikan ndaj një motoskafi në Paqësor

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se kishte nisur një sulm të ri ajror kundër një motoskafi në Paqësorin lindor, i cili sipas saj po transportonte drogë, duke vrarë katër persona në bord.

Komanda e Përbashkët e SHBA-së përgjegjëse për Amerikën e Jugut (SOUTHCOM) tha nëpërmjet X se kishte “informacion” se anija po “transportonte drogë ” dhe shtoi se “gjithsej katër narko-terroristë meshkuj” u vranë — pa paraqitur asnjë provë për këto pretendime — dhe publikoi një video të deklasifikuar 15-sekondëshe të sulmit.

Që nga fillimi i shtatorit, SHBA-të kanë bombarduar motoskafe që pretendojnë se transportonin drogë në Karaibe dhe Oqeanin Paqësor. Sipas deklaratave të administratës Donald Trump, të paktën 99 persona janë vrarë në këto sulme. Nuk është paraqitur kurrë asnjë provë se anijet e synuara ishin të përfshira në aktivitete kriminale.

On Dec. 17, at the direction of @SecWar Pete Hegseth, Joint Task Force Southern Spear conducted a lethal kinetic strike on a vessel operated by a Designated Terrorist Organizations in international waters. Intelligence confirmed that the vessel was transiting along a known… pic.twitter.com/Yhu3LSOyea

— U.S. Southern Command (@Southcom) December 18, 2025
Ekspertët dhe OKB-ja kanë vënë në pikëpyetje legjitimitetin e këtyre operacioneve.

Administrata Trump akuzon konkretisht Presidentin Venezuelan Nicolas Maduro si kreun e një rrjeti trafikimi droge, një pretendim që personi në fjalë e mohon, duke akuzuar Uashingtonin se kërkon ta rrëzojë atë me qëllim që të sekuestrojë rezervat e naftës të vendit latino-amerikan, të cilat janë ndër më të mëdhatë në botë.

“Venezuela është e rrethuar nga armata më e madhe e drogës e mbledhur ndonjëherë në historinë e Amerikës së Jugut”, tha Donald Trump pardje nëpërmjet Truth Social, duke shtuar se fuqia e saj do të vazhdojë të “rritet”.

“Goditja që do të pësojnë do të jetë e pashembullt”, kërcënoi presidenti amerikan, i cili shpesh kohët e fundit ka ngritur mundësinë e operacioneve tokësore në tokën venezueliane.

Në të njëjtën kohë, dje, SHBA-të njoftuan se do të vendosnin personelin e forcave ajrore në Ekuador, një qendër për trafikimin e kokainës së prodhuar në vende të tjera të rajonit, si pjesë e një operacioni “të përkohshëm”.

Senati i ShBA-së miraton buxhetin rekord prej 901 miliardë dollarësh

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka miratuar me shumicë votash projekligjin në vlerë prej 901 miliardë dollarësh për Pentagonin.

Kjo më pas do t’i përcillet presidentit Donald Trump, i cili do ta nënshkruajë atë për t’u shndërruar më pas në ligj.

Siç shkruan, Reuters, akti Autorizues i Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) është kompromis mes masave të ndara që ishin miratuar më herët këtë vit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Me këtë ligj autorizohet një shumë rekorde prej 901 miliardë dollarësh për shpenzime vjetore të mbrojtjes, ku përfshihen rritja e pagave prej 4 për qind për ushtarët, blerja e pajisjeve ushtarake dhe përpjekjet për të triumfuar në konkurrencën me Kinën e Rusinë, transmeton Klankosova.tv.

77 prej senatorëve e dhanë votën pro, kurse veç 20 dolën kundër.

Mbështetje e fuqishme këtij projektligji iu dha nga dyjat partitë, republikane dhe demokrate.

Projektligji ishte miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar.

Ndryshe nga qëndrimet e presidentit Donald Trump, republikanët e të cilit e kanë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, buxheti i mbrojtjes përfshin disa dispozita për fuqizimin e sigurisë në Evropë, pavarësisht se Trumpi më herët këtë muaj e lëshoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, e cila u pa si miqësore ndaj Rusisë dhe rivlerësim i marrëdhënies së Uashingtonit me Evropën.

Në këtë buxhet parashikohen 800 milionë dollarë për Ukrainën, nga 400 milionë për secilin prej dy viteve të ardhshme, si pjesë e Nismës për Asistencë Sigurie për Ukrainën, me të cilën kompanitë amerikane paguhen që të prodhojnë armë për Ukrainën.

Projektligji e përfshin edhe Nismën për Sigurinë e Baltikut dhe me të ndahen 175 milionë dollarë për mbrojtjen e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë. Me këtë legjislacion kufizohet aftësia e Departamentit të Mbrojtjes që të mos e zvogëlojë numrin e trupave në Evropë nën 76 mijë dhe komandantit të ushtrisë amerikane për Evropën i ndalohet dorëzimi i titutllit të komandantit supreme të NATO-s.

Sidoqoftë, në projektligjin e ri nuk përfshihen fondet për ta ndryshuar emrin e Departamentit të Mbrojtjes në Departament të Luftës, diçka që e dëshiron presidenti amerikan, por formalisht nuk mund ta bëjë pa miratimin e Kongresit