Hën. Mar 30th, 2026

Lajme nga Bota

ShBA dhe Irani do të negociojnë për programin bërthamor dhe raketat në Oman

Irani dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë negociata me rrezik të lartë në Oman so mbi programin bërthamor të Teheranit, por një mosmarrëveshje mbi agjendën, veçanërisht dallimet mbi programin e fuqishëm të raketave të Teheranit.

Ndërsa të dyja palët kanë sinjalizuar gatishmëri për të ringjallur diplomacinë mbi mosmarrëveshjen e gjatë bërthamore të Teheranit me Perëndimin, Uashingtoni dëshiron që bisedimet të mbulojnë programin bërthamor të Iranit, raketat e tij balistike , mbështetjen për grupet e armatosura në rajon dhe “trajtimin e popullit të tyre”, tha të mërkurën Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, shkruan Reuters.

Irani ka thënë se dëshiron që Ministri i Jashtëm Abbas Araqchi dhe i dërguari i ShBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, të diskutojnë vetëm çështjet bërthamore në Muscat

ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia ranë dakord të enjten të rikthejnë dialogun ushtarak të nivelit të lartë për herë të parë në më shumë se katër vjet, në një tjetër shenjë të rregullimit të marrëdhënieve midis dy vendeve që kur presidenti Donald Trump mori detyrën dhe kërkoi t’i jepte fund luftës në Ukrainë.

Marrëveshja doli nga një takim midis zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë dhe amerikanë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, tha ushtria amerikane në Evropë, raporton Associated Press.

Kanali i rikthyer i komunikimit “do të sigurojë një kontakt të vazhdueshëm ushtarak ndërsa palët vazhdojnë të punojnë drejt një paqeje të qëndrueshme”, tha Komanda Evropiane e ShBA-së në një deklaratë.

Komunikimi ushtarak i nivelit të lartë u pezullua në vitin 2021, pasi marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit u bënë gjithnjë e më të tendosura përpara pushtimit të plotë rus të Ukrainës në shkurt 2022.

SHBA-ja, BE-ja dhe Japonia arrijnë marrëveshje për mineralet kritike

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Japonia kanë njoftuar një partneritet strategjik, me synimin për të forcuar qëndrueshmërinë e zinxhirëve kritikë të furnizimit me minerale, të dominuar aktualisht nga Kina.

Ky partneritet synon një marrëveshje më të gjerë tregtare që mund të përfshijë çmime minimale të rregulluara në kufij dhe subvencione për të mbyllur diferencat e çmimeve.

Në një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Japonia thanë se ishin zotuar të finalizonin një memorandum mirëkuptimi mbi mineralet kritike brenda 30-ditëve.

E pësojnë keq trupat e Putinit

Ekipet ukrainase me tanke kanë penguar përpjekjet ruse për të pushtuar periferitë e fshatit Hryshyne në drejtimin Pokrovsk të rajonit të Donetskut, raportoi Korpusi i 7-të i Ukrainës.
Hryshyne ndodhet më pak se 10 kilometra nga Pokrovsk. Sipas korpusit ukrainas në Telegram, trupat ruse arritën të hynin në fshat pas një sulmi të dështuar të mekanizuar javën e kaluar.
Një grup i vogël këmbësorësh mbijetoi, duke u fshehur në ndërtesa banimi dhe në hambare në periferi lindore, duke planifikuar të prisnin përforcime dhe të godisnin forcat ukrainase nga shpina.
Lëvizjet dhe vendet e tyre të fshehjes u zbuluan në kohë përmes veprimeve të koordinuara nga Brigada e 155-të e Mekanizuar dhe njësitë ngjitur që vepronin në zonën e përgjegjësisë së Korpusit të 7-të.
Pas konfirmimit të koordinatave, komandantët urdhëruan një ekuipazh të tankeve Leopard 2 të angazhohej. Pamjet e filmuara nga brenda tankut tregojnë se ai shkatërron në mënyrë metodike ndërtesat ku strehoheshin ushtarët rusë.
Sipas korpusit ukrainas, trupat ruse u eliminuan si në hyrjet e fshatit ashtu edhe në periferi të tij. Luftimet rezultuan në shkatërrimin e dy automjeteve të blinduara dhe eliminimin e më shumë se 10 ushtarëve rusë.

Vritet në Libi djali i Gaddafit

Djali i udhëheqësit të ndjerë libian Muamar Gadafi, Saif al-Islam Gaddafi, është vrarë, thanë të martën burime pranë familjes, avokati i tij Khaled el-Zaydi dhe media libiane.

Detajet e rrethanave të vdekjes së tij nuk janë të qarta, shkruan Reuters.

Ndërsa Saif al-Islam është i njohur në vendin e Afrikës së Veriut, veçanërisht për rolin e tij në formësimin e politikave para vitit 2011, profili i tij publik është zbehur vitet e fundit.

Në vitin 2015, një gjykatë libiane dha një dënim me vdekje në mungesë për Saif al-Islam për shtypjen e protestave paqësore gjatë revolucionit të vendit të vitit 2011 që i dha fund sundimit të babait të tij.

Ai është akuzuar gjithashtu përkohësisht nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime të dyshuara kundër njerëzimit, një çështje që avokatët e tij nuk arritën ta hedhin poshtë.

Në vitin 2021, Saif al-Islam u regjistrua si kandidat presidencial për një votim në dhjetor që përfundimisht dështoi për shkak të një bllokimi politik.

Ushtria amerikane rrëzon një dron iranian, në Detin Arabik

Ushtria amerikane rrëzoi të martën një dron iranian pa pilot pasi ai “iu afrua në mënyrë agresive një transportuesi aeroplanësh të Marinës Amerikane”.

Kështu deklaroi një zëdhënës i Komandës Qendrore Amerikane, për Fox News.

“USS Abraham Lincoln (CVN 72) po kalonte tranzit në Detin Arabik, afërsisht 500 milje larg bregdetit jugor të Iranit, kur një dron iranian “Shahed-139” manovroi panevojshëm drejt anijes”, shtoi kapiteni Tim Hawkins.

“Droni iranian vazhdoi të fluturonte drejt anijes, pavarësisht masave të deeskalimit të marra nga forcat amerikane që vepronin në ujërat ndërkombëtare”, tha gjithashtu CENTCOM.

“Një avion luftarak F-35C nga Abraham Lincoln qëlloi dronin iranian në vetëmbrojtje dhe për të mbrojtur aeroplanmbajtësen dhe personelin në bord.”

Hawkins tha se asnjë anëtar i shërbimit amerikan nuk u lëndua dhe asnjë pajisje amerikane nuk u dëmtua gjatë incidentit.