Hën. Mar 30th, 2026

Lajme nga BIRK

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, pret në një takim të veçantë të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në një takim të veçantë të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.
Në takim u adresuan tema, si: roli dhe kontributi i Bashkësisë Islame të Kosovës në avancimin e të drejtave dhe lirive fetare në vend, si dhe angazhimi i saj i vazhdueshëm në promovimin e tolerancës, dialogut ndërfetar dhe bashkëjetesës në shoqërinë kosovare.

Myftiu Tërnava e falënderoi znj. Prattipati për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj, duke theksuar përkushtimin e Bashkësisë Islame për të qenë faktor stabiliteti, paqeje dhe mirëkuptimi në vend. Myftiu Tërnava theksoi se Kosova është një shembull i harmonisë fetare, ku besimtarët e feve të ndryshme bashkëjetojnë në paqe dhe respekt.

Shoqata Humanitare Bereqeti, në bashkëpunim me shoqatën bamirëse nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Mabarrah” ka shpërndarë 100 pako ushqimore dhe nga 25 kilogramë miell për jetimët, invalidët dhe rastet sociale.

Shoqata Humanitare Bereqeti, në bashkëpunim me shoqatën bamirëse nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Mabarrah” ka shpërndarë 100 pako ushqimore dhe nga 25 kilogramë miell për jetimët, invalidët dhe rastet sociale.

Kliko ketu per videon e plote

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, pret në takim z. Abdullah al Kabi, përfaqësues i Shoqatës “Al Mubarrah International Charitable Association” nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot sot në takim z. Abdullah al Kabi, përfaqësues i Shoqatës “Al Mubarrah International Charitable Association” nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin dhe aktivitetet humanitare gjatë muajit të bekuar Ramazan.

Gjatë takimit, Myftiu e falënderoi z. Al Kabi për mbështetjen dhe ndihmat e ofruara nga Shoqata “Al Mubarrah International Charitable Association”, duke vlerësuar lart solidaritetin dhe përkujdesjen e vazhdueshme ndaj familjeve në nevojë. Ai theksoi se këto veprime humanitare janë në frymën e Ramazanit, duke forcuar ndjenjën e vëllazërisë dhe përkrahjes mes besimtarëve.

Nga ana e tij, z. Al Kabi shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të thelluar aktivitetet bamirëse në të ardhmen.
Aksioni humanitar i kësaj shoqate ka filluar sot me shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për familjet në nevojë në Prishtinë.