Hën. Mar 30th, 2026

Lajme nga BIRK

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në një takim kurtuazie ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, z. Maurizio Antonini.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në një takim kurtuazie ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, z. Maurizio Antonini.

Gjatë takimit, Myftiu Tërnava e njohu ambasadorin italian me historikun dhe funksionimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, me të arriturat dhe zhvillimet e saj ndër vite, si dhe me rolin që ky institucion luan në kultivimin e bashkëjetesës, harmonisë ndërfetare dhe paqes shoqërore në vendin tonë.
Nga ana e tij, ambasadori Antonini e falënderoi Myftiun për mikpritjen dhe vlerësoi lart rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës si faktor stabiliteti dhe dialogu në shoqërinë kosovare.

Shtëpia Botuese “Dituria Islame” pjesë e Panairit të Librit në Tuz

Shtëpia Botuese “Dituria Islame”, është pjesë e edicionit të 6-të të Panairit të Librit në Tuz, hapja solemne e të cilit bëhet nesër (e martë) nga ora 19:00.
Në këtë ngjarje kulturore “Dituria Islame” do të prezantohet me 40 tituj nga fusha të ndryshme.
Në këtë panair tashmë tradicional do të marrin pjesë botues nga rajoni, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Panairi do të jetë i hapur nga 9 deri më 12 shtator në Sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu’’ në Tuz.
Ju ftojmë ta vizitoni tendën e shtëpisë botuese “Diturisë Islame”!

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në manifestimin qendror kushtuar ditëlindjes së Muhamedit a.s në Ankara

Me ftesë të presidentit të Republikës së Turqisë, z. Recep Tayip Erdogan, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në manifestimin qendror kushtuar ditëlindjes së Muhamedit a.s., i cili u mbajt në Kompleksin e Pallatit Presidencial në Ankara.
Ky manifestim u mbajt nën patronatin e presidentit të Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, i cili në fjalën e tij vlerësoi jetën, veprën dhe misionin e Muhamedit a.s., duke e përshkruar atë si një kandil të pashuar që vazhdon të ndriçojë botën me shëmbëlltyrën dhe mësimet e tij. Presidenti Erdogan, në këtë natë të bekuar, foli edhe për tragjedinë në Gaza, duke apeluar që kjo luftë e padrejtë ndaj civilëve të pafajshëm të përfundojë sa më shpejt, dhe u lut që paqja të mbretërojë jo vetëm në Gaza, por në tërë botën.
Në fjalën e tij, kryetari i Dijanetit, dr. Ali Erbash, theksoi rëndësinë historike dhe shpirtërore të 12 Rebiul Evelit, ditës së lindjes së Muhamedit a.s., si dhe mesazhet universale që burojnë nga personaliteti dhe misioni i tij profetik. Ai po ashtu theksoi se me rastin e 1500-vjetorit të lindjes së Muhamedit a.s. sipas kalendarit hënor, ky vit është shpallur viti që do t’i kushtohet ndriçimit të jetës dhe shëmbëlltyrës së Muhamedit për familjen.
Në këtë manifestim morën pjesë krerët e bashkësive islame nga mbarë Ballkani dhe nga shumë se dyzet vende të tjera të botës, si dhe personalitete të larta shtetërore dhe fetare. Gjatë aktivitetit u interpretuan edhe kaside, ilahi dhe salavate kushtuar Muhamedit a.s. nga orkestra presidenciale.
Aktivitetet do të vazhdojnë në Konja, ku do të mbahet një Konferencë ndërkombëtare kushtuar jetës dhe porosive të Muhamedit a.s. për familjen.

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dhuron çanta me materiale shkollore në Kosovën Lindore

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpërndau çanta shkollore dhe materiale të tjera përcjellëse për të gjithë nxënësit e dy shkollave fillore të këtyre vendbanimeve, në Banjë të Sjarinës dhe Tupallë të Medvegjës.
Në shkollën fillore të Banjës së Sjarinës dhuratat u shpërndanë në prani të drejtorit z. Sinisha Stankoviç, ndërsa në shkollën fillore të fshatit Tupallë në prani të drejtoreshës znj. Arlinda Kadriu.
Ky aktivitet u mundësua në bashkëpunimin dhe koordinim me imamin e Banjës së Sjarinës, Ilham ef.Hasani, duke u bërë mbështetje konkrete për nxënësit në prag të vitit të ri shkollor.
Me këtë veprimtari, Shoqata “Bereqeti” vazhdon të jetë pranë komuniteteve duke kontribuuar në fushën e arsimit dhe të mirëqenies së fëmijëve.