Hën. Mar 30th, 2026

Lajme nga BIRK

FSI organizon konferencën ndërkombëtare me temë: “Roli dhe kontributi i dijetarëve myslimanë në Evropë”.

Për dy ditë me radhë, studiues nga Evropa dhe më gjerë do të mblidhen në Prishtinë për të prezantuar studimet e tyre më të fundit.
Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Islame dhe Qendrën për Studime të Avancuara në Sarajevë, po organizon konferencën ndërkombëtare me temë: “Roli dhe kontributi i dijetarëve myslimanë në Evropë”.

Kliko ketu per Videon e plote

Myftiu Tërnava pret në takim z. Milbert Dongjoon Shin

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot ka pritur në takim zëvendës përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSRSG) të UNMIK-ut, z. Milbert Dongjoon Shin.
Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava e uroi z. Shin për angazhimin e tij të ri në Kosovë, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai e njohu mysafirin me rolin dhe veprimtarinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, duke theksuar kontributin e saj në ruajtjen e paqes, harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në vend.
Nga ana e tij, z. Shin shprehu vlerësimin e lartë për punën e BIK-ut dhe për rolin e saj në promovimin e dialogut dhe mirëkuptimit mes komuniteteve.
Në takim u bisedua gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet BIK-ut dhe UNMIK-ut në fusha me interes të përbashkët.

Myftiu Tërnava pret në takim atasheun për çështje fetare të Arabisë Saudite në Sarajevë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim atasheun për çështje fetare të Arabisë Saudite në Sarajevë, njëherësh drejtor i Qendrës Kulturore “Mbreti Fahd” në Bosnjë dhe Hercegovinë, z. Abdulatif al Husain.
Në fillim të takimit, Myftiu Tërnava e uroi z. Al Husain për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.
Më pas Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me punët, angazhimet dhe të arriturat e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke theksuar rolin e rëndësishëm të këtij institucioni në mbarëvajtjen e jetës fetare në vend. Ai foli edhe për projektet dhe iniciativat e shumta që BIK-u ka ndërmarrë në fushën e edukimit fetar dhe shërbimeve ndaj besimtarëve.
Nga ana e tij, atasheu Al Husain shprehu vlerësim për kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe u interesua për zhvillimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Umre e radhës -Publikohet plani

Drejtoria e Haxhit që vepron në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Repulikës së Kosovës ka publikuar planin për UMRE-n e radhës si në vijim:

🌙 UMRE – 26 Nëntor – 05 Dhjetor 🕋✨
🏤 Medine (4 net, HB – mëngjes + darkë): Grand Plaza Badr Al Maqam
🏤 Meke (5 net, BB – mëngjes): Hotel Anjum
Çmimet sipas dhomave:
💎 Dhoma katërshe: 1,350 €
💎 Dhoma treshe: 1,420 €
💎 Dhoma dyshe: 1,500 €
Përfshihen në çmim:
✈ Fluturimi direkt PRN–JED–PRN (Fly Nas Operator)
🧳 Bagazh i lejuar: 7 kg dorë + 20/30 kg valixhe
🏨 Akomodimi në hotele sipas programit
🚅 Udhëtim me tren të shpejtë (Xhide–Medine–Meke)
🚌 Transport i brendshëm me autobus komod
📍 Vizita historike në Meke & Medine
🕌 Viza e umres
🩺 Sigurim shëndetësor
🧕 Ihrami
💧 5 litra ujë zemzem
👳🏻‍♂ Udhëheqës fetar gjatë udhëtimit
📞 Asistencë 24 orëshe nga organizatori
📩 Rezervo tani – vendet janë të kufizuara
Adresa: “Bajram Kelmendi” 182, Prishtinë
‪+381 38 224 002‬
‪+377 44 350 795‬
‪+383 48 463 463