Hën. Mar 30th, 2026

Lajme nga BIRK

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka shtruar iftar për udhëheqësit e këshillave të Bashkësisë Islame, administratën dhe nëpunësit fetarë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka shtruar iftar për udhëheqësit e këshillave të Bashkësisë Islame, administratën dhe nëpunësit fetarë.
Ky organizim tradicional u mbajt në Medresenë “Alauddin”, në natën e Betejës së Bedrit, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë islame.

Ky organizim tradicional u mbajt në Medresenë “Alauddin”, në natën e Betejës së Bedrit, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë islame.
Në fjalën e tij, Myftiu Tërnava tha se Ramazani është muaj që bashkon besimtarët dhe sjell begati shpirtërore. Me këtë rast ai falënderoi të gjithë të angazhuarit për punën e tyre në të mirë të besimtarëve dhe Islamit.
Po ashtu, ai tha, se nga kjo ngjarje historike mund të nxirren edhe mesazhe simbolike për qëndresën dhe besimin.
“Nëse dëshirojmë ta hedhim një paralele simbolike mes luftës së UÇK-së dhe luftës së Bedrit, dhe mund ta gjejmë veten pakëz, për shkak se në të dyja luftërat numri ynë ishte i vogël, mirëpo besimi dhe drejtësia bënë që të zbresë fuqia e të Madhit Zot te robërit e Tij.”
Ky iftar i shtruar nga Myftiu Tërnava tash e disa vite është shndërruar në iftar tradicional, ku përveçse bashkon të gjithë në tryezën e iftarit, vlerësohet maksimalisht angazhimi i secilit nëpunës.

Kliko ketu per videon e plote

Zekati dhe Sadakatul fitri dhurohen vetëm në Bashkësinë Islame të Kosovës Obligimin t

Obligimin tuaj për Sadakatul Fitërin dhe Zekatin mund ta realizoni edhe përmes transferit bankar në llogarinë zyrtare të Bashkësisë Islame të Kosovës:
Banka: NLB Banka
Numri i xhirollogarisë: XK051700200100103672
Emri i xhirollogarisë: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
Allahu ua pranoftë ibadetet dhe kontributin tuaj.

Kliko ketu per videon e plote

Delegacioni i BIRK-ut vizitoi mbi 30 xhami në Zvicër dhe 10 në Norvegji e Suedi

Për nder të muajit të bekuar Ramazan, një delegacion i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës nga data 26 shkurt deri më 2 mars 2026, qëndruan për vizitë zyrtare në Zvicër.

Delegacioni në përbërje nga drejtori për Diasporë, Ekrem ef. Simnica, kryeimami Vedat ef. Sahiti, Sulejman ef, Fejzullahu- kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, Valon ef. Myrta- kryetar i këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Rexhep ef. Qerkezi, kryetar i këshillit Bashkësisë Islame në Obiliq, dhe imam i xhamisë qendrore Obiliq, Abedin ef. Sadriu, përgjegjës për Vakufe fillimisht vizituan Konsullatën e Kosovës në Cyrih, në të cilën u mirëpritën nga udhëheqësi i misionit, z. Vigan Berisha. Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësinë e koordinimit dhe bashkpunimit me të gjitha qendrat shqiptare.

Më pas, delegacioni, u shpërnda nëpër xhamitë të ndryshme shqiptare, ku u pritën nga përfaqësuesit e këtyre xhamive dhe nga xhematë të shumtë. Ata përcollën përshëndetjet dhe urimet për muajin e bekuar Ramazan nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe nga Myftiu Naim ef. Tërnava, si dhe më pas në kohë të ndryshme mbajtën ligjërata rreth vlerës së muajit të bekuar Ramazan.

Ata falënderuan diasporën shqiptare myslimane për mikpritjen e ngrohtë, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’i shpërblejë me të mirat e Tij. Diaspora shqiptare, sipas tyre, ka qenë gjithnjë pranë nevojave dhe kërkesave jo vetëm të familjeve të tyre në Kosovë, por edhe të Bashkësisë Islame të Kosovës, andaj në emër të të gjithë delegacionit, drejtori për Diasporë në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, falënderoi të gjithë ata të cilët çdoherë kanë qenë pranë kërkesave të BIK-ut, duke shpresuar kështu që një bashkëpunim i mirë i deritanishëm të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjithnjë për të mirën e besimtarëve tanë. Drejtori Simnica, më pas falënderoi edhe kryetarin e KMShZ-së, Mehas ef. Alija, për mikpritjen dhe për organizimin e kësaj vizite.
Në vazhdën e këtyre aktiviteteve dhe vizitave, një delegacion i përbërë nga dekani i FSI-së, dr. Islam Hasani, anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Shkelzen Hoxha, qëndroi për vizitë në Norvegjin dhe Suedi. Ata fillimisht u mirëpritën nga udhëheqësi i xhamisë në Oslo, Sabri ef. Jonuzi, ndërsa në Suedi u pritën nga imami Burhan ef. Mustafa, të cilët i falënderuan për pritjen dhe për organizimin.

Ata më pas u shpërndanë nëpër xhamitë shqiptare në Norvegji dhe Suedi, ku përcollën mesazhe islame për paqe, harmoni dhe afrim te Zoti ynë. Ata shprehën një falënderim dhe një mirënjohje të veçantë për punën që janë duke bërë xhamitë shqiptare në diasporë për ruajtjen e trashëgimisë sonë fetare dhe vlerave tona familjare e kombëtare.
Ky delegacion ka vizituar mbi 30 xhami në Zvicër dhe 10 të tjera në Norvegji e Suedi.

Doli nga shtypi numri i ri (423 – mars 2026) i revistës “Dituria Islame”

Doli nga shtypi numri i ri (423 – mars 2026) i revistës “Dituria Islame”, ku mund të lexoni:
– URIMI I MYFTIUT TË KOSOVËS, NAIM EF. TËRNAVA, ME RASTIN E FILLIMIT TË MUAJIT TË BEKUAR RAMAZAN
EDITORIALI
– KUR’ANI – ARSYEJA PSE NJË NATË U BË MË ME VLERË SE NJË JETË NJERIU
FETARE
– RAMAZANI DHE NJERIU BASHKËKOHOR – NGA FIKHU I PËRMBAJTJES TE FIKHU I TRANSFORMIMIT
Dr. Selatin mehani
– AGJËRONI, DO TË JENI TË SHËNDETSHËM!*
Ismail Haveriq
– NAMAZI I TERAVIVE
Shjeh Vehbi Sulejman Gavoqi
– EFEKTI I PUNËVE TË RËNDA FIZIKE NË PRISHJEN E AGJËRIMIT
Mr. Ekrem Maqedonci
– SHFRYTËZIMI I DHJETËSHIT TË FUNDIT TË RAMAZANIT
Mr. Vedat Shabani
– SADEKATUL FITRI – NGA TRADITA PROFETIKE TE PRAKTIKA BASHKËKOHORE
Dr. Ejup Haziri
– E DREJTA E INSTITUCIONEVE FETARE NË PËRCAKTIMIN E PRIORITETEVE BRENDA FONDEVE TË ZEKATIT
Flurim Krasniqi
– KUPTIMI I KADERIT NË AKIDEN ISLAME
Dr. Bahri Hoxha
– PËRULU QË TË LARTËSOHESH!
Dr. Afrim Jusufi
– PËRFITIMET E FALJES SË NAMAZIT
Sead Ahmetaj
FAMILJA DHE EDUKIMI
– NGROHTËSIA E SYFYRIT TË VARFËR
Bajram Zeqiri
KULTURË
– HISTORI E SHKRUAR ME LAPS TË HUAJ
Besnik Jaha, Phd
– NGRITJA E ISLAMIT DERI NË VITIN 2050
Piers Morgan
L- IBËR QË MBËSHTILLET ME SEMANTIKË TË PASUR DHE ARGUMENTUESE
Bilall Maliqi
HISTORI DHE CIVILIZIM
– NDRIÇIME HISTORIKE – 2
Harun Shabanaj
AKTIVITETE
– MYFTIU TËRNAVA MORI PJESË NË IFTARIN E SHTRUAR NGA EMIRI I KATARIT, TAMIM BIN HAMAD AL THANI
Revistën “Dituria Islame” mund ta siguroni në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë (https://www.facebook.com/librariadituriaislame, dhe në të gjitha selitë e Këshillave të Bashkësisë Islame në të gjitha qendrat e Kosovës.