Mar. Mar 31st, 2026

Lajme nga BIRK

Doli nga shtypi numri i ri (419 – tetor 2025) i revistës “Dituria Islame”

#Dituria_Islame
Doli nga shtypi numri i ri (419 – tetor 2025) i revistës “Dituria Islame”, ku mund të lexoni:

2 URIMI I MYFTIUT TË KOSOVËS, NAIM EF. TËRNAVA, ME RASTIN E 12 REBIUL-EVELIT, DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S.
____________
EDITORIAL
4 SELEKTIVIZIMI SUBJEKTIV I DIJETARËVE SI TREGUES I DEKADENCËS SONË
________
FETARE
5 RËNDËSIA E MBROJTJES SË IMAZHIT TË ISLAMIT
Evzal Sinani
9 PEJGAMBERI I UDHËZIMIT DHE I DRITËS PËR TË GJITHË NJERËZIMIN
Mimoza Sinani
12 PEJGAMBERI A.S., MODEL I PËRKRYER I JETËS BASHKËSHORTORE DHE FAMILJARE (2)
Prof. ass. dr. Ilmije Kuqi
15 DEVOTSHMËRIA, TIPAR I DIJETARËVE TË GJENERATAVE TË SË KALUARËS
Hfz. Arif Emini
18 ASKETIZMI – ILAÇI I ZEMRËS NË KOHËN E GARËS PËR DYNJANË
Blerim Musliu
20 OSHËNARIA – DOMOSDOSHMËRI E KOHËS
Mr. Artan Musliu
22 LITERATURA DHE TERMINOLOGJIA SHKENCORE E SHKOLLËS JURIDIKE HANEFITE
Mr. Ekrem Maqedonci
26 HADITHI NË SHKOLLËN JURIDIKE HANEFITE
Myfti Muhamed Teki Uthmani
30 ROLI I HYTBES SË XHUMASË NË EDUKIMIN FETAR
Blerim Ramabaja
_____________________
FAMILJE & EDUKIM
33 DEHUMANIZIMI DHE KRIZA E NJERIUT ME HYJNOREN
Dr. Adnan Shala
36 MOSNDARJA E KOHËS ME FËMIJËT SI FAKTOR I LAJTHITJES SË TYRE NË JETË
Adlie Morina-Krasniqi
__________
KULTURË
40 KUSH I DHA FUND SKLLAVËRISË, ISLAMI APO PERËNDIMI?
Dija Halid
44 FEJA, SHKENCA DHE PËRGJEGJËSIA ETIKE
Nehat Shehu
48 ROLI HISTORIK I HOXHALLARËVE PËR ARSIMIMIN SHQIP NË KOSOVË
Phdc. Agon Krasniqi
51 NDIKIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE ISLAME NË ZHVILLIMIN E EVROPËS
Ermal Bega
54 LEKSIONET E HUZURIT DHE ZHVILLIMI I TYRE HISTORIK
Arton Halili
_____________
AKTIVITETE
57 MYFTIU TËRNAVA PRITI NË TAKIM MINISTRIN NË DETYRË TË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT, Z. HAJRULLA ÇEKU

Revistën “Dituria Islame” mund ta siguroni në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë (https://www.facebook.com/librariadituriaislame, dhe në të gjitha selitë e Këshillave të Bashkësisë Islame në të gjitha qendrat e Kosovës.

Myftiu Naim ef. Tërnava, pret në takim zëvendësministrin e Arsimit të Republikës së Turqisë, dr. Nazif Yılmaz.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim zëvendësministrin e Arsimit të Republikës së Turqisë, dr. Nazif Yılmaz.

Gjatë takimit u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare dhe arsimore të Kosovës dhe Turqisë, me theks të veçantë në fushën e arsimit islam dhe përgatitjes së kuadrove të reja.

Myftiu Tërnava shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë dhe Ministria e Arsimit i ofrojnë Bashkësisë Islame të Kosovës, sidomos në ngritjen e cilësisë arsimore dhe në projektet që ndihmojnë zhvillimin e institucioneve fetare në vend.

Nga ana e tij, zëvendësministri Yılmaz, vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për të avancuar më tej bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë.

Grupi i besimtarëve qe u nisën nga Kosova mbërrin në Xhida

Grupi i besimtarëve nga Kosova që u nisën për në tokat e shenjta ka mbërritur me sukses në Xhide dhe më pas janë akomoduar në hotelet e tyre në Medine.

Udhëtimi është zhvilluar pa asnjë pengesë dhe gjithçka ka kaluar në rregull falë fluturimit direkt nga Prishtina në Xhide, që ka lehtësuar ndjeshëm rrugëtimin e umrexhive.

Besimtarët janë sistemuar në hotele me kushte të përshtatshme e komode, ndërsa tashmë kanë filluar me kryerjen e ibadeteve.

Udhëheqësit e grupit, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, janë pranë umrexhive për të ofruar udhëzimet e nevojshme fetare dhe për t’u siguruar që çdo adhurim të kryhet në mënyrën më të mirë e më të devotshme.

Në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë është hapur sot konferenca ndërkombëtare me temën: “Roli dhe kontributi i dijetarëve mysliman në Evropë”

Në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë është hapur sot konferenca ndërkombëtare me temën: “Roli dhe kontributi i dijetarëve mysliman në Evropë” që po organizohet në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Shkencave Islame dhe Qendrës për Studime të Avancuara në Sarajevë. Për dy ditë me radhë, 30 studiues nga Evropa dhe më gjerë, kjo konferencë po mbledhë zëra të ndryshëm, akademik, profesor dhe studiues të ndryshëm që do të kenë për qëllim për të vënë në pah rolin e dijetarëve mysliman në formësimin e të kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes në Evropë.

Kliko ketu per Video

Fluturimi i parë direkt nga Kosova në Xhide, besimtarët nisen në Umre

Një grup besimtarësh nga Kosova është nisur për në vendet e shenjta të Arabisë Saudite, për ta kryer Umren e cila do të zhvillohet nga data 3 deri më 12 tetor.

Për dallim nga herat tjera, këtë radhë fluturimi është realizuar direkt nga Prishtina për në Xhide të Arabisë Saudite. Kjo linjë e re direkte e ka bërë udhëtimin më të lehtë dhe më të shkurtër për besimtarët, ndërsa përmes saj do të realizohen edhe fluturimet e grupeve të ardhshme.

Momenti i nisjes është shoqëruar me emocione të mëdha, ku lot gëzimi, përqafime dhe lutje janë bërë pjesë e këtij udhëtimi shpirtëror.

Në fotografitë e realizuara, shihet gëzimi dhe emocionet e besimtarëve që u nisën drejt një prej adhurimeve më të dashura, por edhe ndjesia e mallëngjimit tek familjarët dhe miqtë që i përcollën me urata e bekime.

Udhëheqës i këtij grupi është dr. Faruk Sinani, kurse në përcjellje të tyre kishin dalë edhe zëvendëskryeimami Fatmir Iljazi dhe Fitim Gashi nga Drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës, të cilët iu uruan besimtarëve udhëtim të mbarë dhe pranim të lutjeve e ibadeteve që do t’i bëjnë gjatë qëndrimit në Mekë dhe Medine.

“Nën organizimin e Bashkesisë Islame të Kosovës, është nisur grupi i radhës i umrexhive tanë. Për dallim nga herat tjera, këtë herë fluturimi është realizuar direkt nga Prishtina për në Xhide të Arabise Saudite, sepse tashme kemi linjë direkte përmes së cilës do të realizohen edhe fluturimet e grupeve te adhshme.
Sikurse është e ditur Bashklsia Islame e Kosovës bën organizimin e umres me aranzhman të kompletuar duke ofruar shërbime cilësore në të gjitha aspektet; hotele me komoditet të lartë si në Mekë ashtu në Medine, ushqime cilësore, vizita të ndryshme të vendeve historike-islame, përkujdesje maksimale nga udhëheqësit-hoxhallarët e grupeve të cilët në çdo kohë janë të gatshëm dhe në dispozicion për të ofruar ndihmën dhe udhëzimet e nevojshme që umrexhitë tanë të kryejn umren dhe adhurimet e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Fitim Gashi nga Drejtoria për Haxh dhe Umre në Bashkësinë Islame të Kosovës.