Mar. Mar 31st, 2026

Lajme nga BIRK

Në Gjakovë filloi cikli i tretë i trajnimit fetar-shkencor për imamë, hatibë dhe myezinë të qytetit të Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit

Më 25 dhe 26 tetor 2025, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në punimet e Forumit Ballkanik të Shoqërisë Civile dhe Organizatave Humanitare Bamirëse, i cili u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Në kumtesën e tij, në seancën e parë të këtij Forumi, kryeimami Sahiti, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe theksoi se çelësi i suksesit qëndron në hartimin e një strategjie afatgjatë dhe në krijimin e një platforme të përbashkët, ku shoqëria civile dhe organizatat humanitare, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare me orientim fetar, bashkëveprojnë në koordinim të plotë me institucionet fetare zyrtare të vendeve përkatëse. Ai shtoi se një vizion i qartë dhe përpjekjet e përbashkëta janë thelbësore për t’i shërbyer njeriut dhe shoqërisë në përgjithësi, për një jetë dhe mirëqenie sa më të mirë.

Forumi Ballkanik ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së organizatave humanitare dhe të shoqërisë civile në vendet e Ballkanit, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre, si dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme me organizata humanitare nga vende të ndryshme të botës. Po ashtu, Forumi synon avancimin e veprimtarisë në fushën e humanizmit dhe të shërbimeve sociale që kanë për qëllim mirëqenien e komunitetit.

Kliko ketu per Video

Presidentja Osmani i shoqëruar nga Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës , Myftiu Naim ef. Tërnava u pritën sot në takim nga Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman.

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e shoqëruar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u pritën sot në takim nga Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur që Mbretëria e Arabisë Saudite i ka dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës ndër vite.
Duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe hapjes së kapitujve të rinj në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, Presidentja Osmani propozoi lehtësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës përmes mundësisë së aplikimit për viza elektronike, një nismë që u mirëprit me interes të veçantë nga Lartmadhëria e Tij, Princi i Kurorës.
Në takim u theksua përkushtimi i përbashkët i të dy shteteve për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim rajonal e global, si dhe gatishmëria për t’i thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe nëpërmjet marrëveshjeve të reja dhe zgjerimit të horizonteve të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin me Arabinë Saudite në fushat e energjisë së rinovueshme, turizmit, bujqësisë dhe sigurisë ushqimore, arsimit, inovacionit digjital dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet në mes dy vendeve.

kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në punimet e Forumit Ballkanik të Shoqërisë Civile dhe Organizatave Humanitare Bamirëse, i cili u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Më 25 dhe 26 tetor 2025, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në punimet e Forumit Ballkanik të Shoqërisë Civile dhe Organizatave Humanitare Bamirëse, i cili u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Në kumtesën e tij, në seancën e parë të këtij Forumi, kryeimami Sahiti, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe theksoi se çelësi i suksesit qëndron në hartimin e një strategjie afatgjatë dhe në krijimin e një platforme të përbashkët, ku shoqëria civile dhe organizatat humanitare, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare me orientim fetar, bashkëveprojnë në koordinim të plotë me institucionet fetare zyrtare të vendeve përkatëse. Ai shtoi se një vizion i qartë dhe përpjekjet e përbashkëta janë thelbësore për t’i shërbyer njeriut dhe shoqërisë në përgjithësi, për një jetë dhe mirëqenie sa më të mirë.

Forumi Ballkanik ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së organizatave humanitare dhe të shoqërisë civile në vendet e Ballkanit, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre, si dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme me organizata humanitare nga vende të ndryshme të botës. Po ashtu, Forumi synon avancimin e veprimtarisë në fushën e humanizmit dhe të shërbimeve sociale që kanë për qëllim mirëqenien e komunitetit.

KOMUNIKATË PËR MEDIA NGA BIRK

Sqarim lidhur me fushatën denigruese ndaj Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava

Ditëve të fundit, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, është bërë objekt i një fushate denigruese nga disa portale dhe emisione të ashtuquajtura “hulumtuese”, të cilat janë ngritur mbi shpifje, insinuata dhe pretendime krejtësisht të pavërteta.

Shkrimet e para për këtë çështje janë injoruar nga ana jonë, të bindur në të vërtetën që e dimë të gjithë. Megjithatë, duke e parë se këto publikime po vazhdojnë misionin e tyre dhe kanë kaluar në një fushatë të orkestruar denigruese ndaj Myftiut Naim ef. Tërnava dhe familjes së tij, me pretendime të rreme se gjoja një i afërm i Myftiut është i përfshirë në çështje të fajdeve, duke e paraqitur Myftiun si “viktimë” dhe madje duke shprehur një lloj keqardhjeje të shtirur, ndihemi të detyruar që, për hir të së vërtetës dhe për sqarimin e opinionit të gjerë e të besimtarëve tanë, të dalim me këtë komunikatë.

Theksojmë qartë dhe prerazi se në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë dhe asnjëherë, as Myftiu Naim ef. Tërnava dhe as ndonjë anëtar i familjes së tij nuk kanë të bëjnë me pretendimet e ngritura ditëve të fundit nga qarqe dhe portale të ndryshme.

Jemi të vetëdijshëm se fushata të tilla kundër Myftiut Tërnava i konvenojnë shumëkujt dhe shumë qarqeve, për shkak të punës dhe aktivitetit të tij të pandalshëm në të mirë të Bashkësisë Islame të Kosovës, të komunitetit dhe të vendit.

Nuk habitemi kur segmente të caktuara të shoqërisë angazhohen për ta dëmtuar me shpifje, akuza dhe pretendime të pabazuara, të cilat synojnë të lëndojnë ndjenjat e besimtarëve tanë.

Megjithatë, si edhe më parë, fushata të tilla me qëllime dashakeqe dhe tendencioze ndaj familjes së Myftiut, ndaj vetë Myftiut dhe ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës, do të përfundojnë të turpëruara.

Prandaj, edhe një herë sqarojmë opinionin publik se nga fushata denigruese e ngritur ditëve të fundit nuk ka asgjë të vërtetë në pretendimet e publikuara në disa portale dhe emisione të ashtuquajtura “hulumtuese”.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temën “Angazhimi fetar për të luftuar dhunën ndaj grave dhe vajzave”

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temën “Angazhimi fetar për të luftuar dhunën ndaj grave dhe vajzave”, e cila u organizua nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Në këtë Tryezë morën pjesë përfaqësues të bashkësive të ndryshme fetare nga vendi, si dhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët diskutuan për mënyrat dhe format e angazhimit të institucioneve fetare në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe për mbështetjen e viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës me bazë gjinore.

Në fjalën e tij, kryeimami Sahiti theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të institucioneve të saj në parandalimin e këtij fenomeni shqetësues për shoqërinë kosovare. Ai nënvizoi rëndësinë e vetëdijesimit përmes ligjëratave, këshillimeve dhe predikimeve fetare që mbahen nga imamët, pedagogët dhe teologët e institucioneve arsimore të BIK-ut – si në Medrese, ashtu edhe në Fakultetin e Studimeve Islame.

Po ashtu, kryeimami Sahiti vlerësoi rolin e teologeve fetare të angazhuara pranë Departamentit të Gruas të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilat përmes aktiviteteve të tyre kontribuojnë në fuqizimin e gruas, në mbrojtjen e dinjitetit të saj dhe në parandalimin e çdo forme dhune me bazë gjinore.