Mar. Mar 31st, 2026

Lajme nga BIRK

Njohja e Kosovës nga Siria, në takim bashkë me presidenten Osmani ,Myftiu Naim Ef.Tërnava

Në takimin e sotëm ndërmjet presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman al Saud, presidentit të Sirisë, Ahmed al Sharaa dhe Myftiut Naim ef. Tërnava, kryetari i Sirisë deklaroi se Siria njeh pavarësinë e Kosovës, dhe shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

60 umrexhinj nga Kosova, mbrëmë, pas mesnate, përfunduan kryerjen e umres.

Nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të udhëhequr nga hoxha Blerim ef. Musliu, 60 umrexhinj nga Kosova, mbrëmë, pas mesnate, përfunduan kryerjen e umres.

Për ata të cilët për herë të parë po shihnin Qabenë e bekuar, ndjenjat e tyre ishin të pa përshkruara. Ajo, me bukurinë dhe shkëlqimin e saj shndëritke dhe linte nën hije ndriçimin e qindra dritave prej neoni. Gjuha e tyre nuk e thoshte dot atë që ndiente. Pranë saj, loti përzihej me lutjen, heshtja me mallin dhe mirënjohja me falënderimin ndaj Allahut.

Lusim Zotin e Madhëruar që t’ua ketë pranuar umren dhe gjitha ibadetet e tjera!

Gjashtëdhjetë besimtarë nga vendi ynë kanë mbërritur shëndosh e mirë në qytetin e shenjtë të Mekës.

Me zemra të mbushura plot dritë dhe shpresë, gjashtëdhjetë besimtarë nga vendi ynë kanë mbërritur shëndosh e mirë në qytetin e shenjtë të Mekës.
Ata janë akomoduar në hotel dhe po përgatiten që, pas pak çastesh, të kryejnë umren në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut – Qabenë e bekuar.
Nën udhëheqjen e hoxhës Blerim Musliu, këta besimtarë po përjetojnë një udhëtim shpirtëror plot devocion, lutje dhe përulësi, me dëshirë dhe shpresë që Zoti t’ua pranojë çdo hap, çdo lutje dhe çdo lot që bie në tokën më të dashur për Të.

Umregjinjtë nga Kosova zhvillojnë vizita në vendet historike islame të qytetit të Medinës

Umregjinjtë nga Kosova kanë zhvilluar vizita në vendet historike islame të qytetit të Medinës.
Ata kanë vizituar vende me rëndësi të veçantë fetare, duke përjetuar nga afër historinë dhe trashëgiminë e begatë islame që ruan ky qytet i bekuar.
Gjatë qëndrimit në Medine, pjesëmarrësit ndoqën ligjërata të mbajtura nga hoxhë Blerim Musliu, i cili i udhëhoqi me këshilla dhe mësime për domethënien e këtij udhëtimi dhe për përgatitjet e nevojshme para nisjes për në Meke, ku do të kryejnë ritualin e umres.

Doli në dritë libri: “Nga minberi i xhumasë – 2”

Doli në dritë libri:
“Nga minberi i xhumasë – 2”
Autor: Isa ef. Tërshani
Botues: Shtëpia botuese “Dituria Islame”
Pas suksesit të vëllimit të parë, imami dhe hoxha i nderuar Isa ef. Tërshani sjell për lexuesit librin e ri “Hytbe të zgjedhura – 2”, një përmbledhje frymëzuese me këshilla, ligjërata dhe reflektime të ndërtuara mbi bazat e pastra të mësimeve islame.
Ky botim përmbledh tema të shumta që prekin zemrën dhe mendjen e çdo besimtari: kuptimin e jetës, dashurinë për Allahun, rolin e familjes, edukimin e fëmijëve, mirësinë, drejtësinë, respektin, si dhe sfidat e kohës moderne që përballon shoqëria jonë.
Autori, me përvojën dhe urtësinë e tij si prijës fetar, sjell fjalë që udhëzojnë, frymëzojnë dhe ftojnë në reflektim. Ai ruan autenticitetin e burimeve islame dhe një stil të qartë e të kuptueshëm, që e bën leximin e librit të këndshëm dhe të dobishëm për çdo moshë.
“Nga minberi i xhumasë – 2” është një ftesë për ta rizbuluar bukurinë e fjalës, urtësinë e fesë dhe dashurinë për Zotin e krijesat e Tij.
Librin mund ta siguroni në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë