Enj. Pri 2nd, 2026

Lajme nga BIRK

Shoqata humanitare “Bereqeti” pranon donacionin e radhës nga Fondacioni turk “Deniz Feneri”

Shoqata humanitare “Bereqeti” ka pranuar një donacion të radhës nga Fondacioni turk “Deniz Feneri”, që përfshin një maune të ngarkuar me rroba, pajisje elektrike shtëpiake, tepihë dhe orendi të ndryshme.
Këto ndihma do të shpërndahen për familjet në nevojë në komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe për disa zona në Shqipërinë e Veriut.

Për më shumë hollësi, video materiali në vijim:

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, është pritur sot në takim nga ministri i Çështjeve Fetare, Thirrjes dhe Udhëzimit i Mbretërisë së Arabisë Saudite, dr. Abdulatif bin Abdulaziz al Sheikh.

Gjatë këtij takimi u biseduan tema me interes të ndërsjellë, veçanërisht në lidhje me çështjet islame dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Ministri Al Sheikh, përgëzoi përpjekjet e bëra nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta dhe Princi i Kurorës në shërbim të Islamit dhe myslimanëve, përfshirë këtu kujdesin për kryerësit e umres dhe haxhit. Ai gjithashtu e njohu Myftiun Tërnava për programet dhe aktivitetet ndërkombëtare të ndërmarra nga Ministria, me qëllim të thellimit të kuptimit të vlerave islame të nxjerra nga Kurani i shenjtë dhe Suneti i Pejgamberit, si dhe për të luftuar ideologjitë e gabuara.
Nga ana e tij, Myftiu Naim ef. Tërnava, shprehu mirënjohjen e tij për Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe udhëheqjen e saj, të përfaqësuar nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, mbreti Selman bin Abdulaziz al Saud dhe Princi i Kurorës, Muhamed bin Selman bin Abdulaziz, për përpjekjet e tyre të palodhura në shërbim të qeverisë dhe popullit të Kosovës, përpjekje që do të mbeten të regjistruara përgjithmonë në analet e historisë.

Myftiu Tërnava gjithashtu përgëzoi përpjekjet e ministrit dr. Abdulatif al Sheikh, në promovimin e moderimit dhe luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit, përmes programeve të shquara fetare dhe intelektuale nga të cilat ka përfituar Bashkësia Islame. Ai vlerësoi projektet e zbatuara nga Ministria e Çështjeve Islame dhe ndikimin e tyre pozitiv në popullin e Kosovës.

video reportazhi ne vijim

Video: Në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë u promovua libri “E djeshmja dhe e sotmja në Kosovë

Në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë u promovua libri “E djeshmja dhe e sotmja në Kosovë: Histori, shoqëri dhe besim” i cili është botuar në dy gjuhë shqip dhe turqisht.

Per me teper kliko videon ne vijim:

Në Xhaminë e Madhe – Mulla Vesel Guta në Ferizaj kanë filluar punimet për restaurimin e saj

Ky projekt është ndërmarrë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si një prej hapave të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit kulturor dhe historik, duke i dhënë kështu një jetë të re një prej simboleve të trashëgimisë sonë islame. Restaurimi i këtij objekti po bëhet me qëllim të rikthimit të gjendjes origjinale historike dhe ruajtjes së vlerave të saj arkitektonike dhe shpirtërore.
Xhamia e Madhe e Ferizajt është një prej monumenteve më të vjetra dhe më të çmuara të qytetit.