Hën. Mar 30th, 2026

Lajme nga BIRK

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, shtroi iftar për përfaqësueset e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, shtroi një iftar për përfaqësueset e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Gjatë këtij takimi u vlerësua roli dhe kontributi i grave në shoqëri, si dhe angazhimi i tyre në aktivitete edukative, sociale dhe fetare.
Në kuadër të iftarit, kryetarja Haxhiu, dhe udhëheqësja e Departamentit të Gruas znj. Vaxhide Podvorica Bunjaku, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe të angazhimit të grave në jetën shoqërore dhe institucionale.

Shoqata humanitare “Shërbehu” dhuron donacion

Përfaqësuesi i Shoqatës Humanitare “Shërbehu” në Kosovë, z. Fatos Rexhepi, dhuroi sot një donacion në vlerë prej 15.000 euro për blerjen e librave fetarë të botuara nga Bashkësia Islame e Kosovës. Këta libra do të shpërndahen falas nëpër xhemate të ndryshme.

Myftiu Tërnava e falënderoi z. Rexhepi dhe shoqatën “Shërbehu” për këtë kontribut të çmuar, duke theksuar se mbështetja në fushën e librit dhe dijes është një investim i rëndësishëm për edukimin e shoqërisë dhe për forcimin e vlerave shpirtërore.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Bedri Hamza, shtroi iftar për Myftiun Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Hamza shprehu mirënjohjen për rolin e rëndësishëm që Bashkësia Islame e Kosovës ka luajtur ndër vite në ruajtjen e vlerave shpirtërore, solidaritetit dhe harmonisë në shoqërinë tonë. Ai theksoi se muaji Ramazan është një kohë reflektimi, bashkimi dhe solidariteti, duke nënvizuar se këto vlera janë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu kryetari Hamza, falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e tolerancës fetare dhe në ruajtjen e harmonisë ndërfetare, vlera këto që e kanë karakterizuar gjithmonë shoqërinë kosovare.

Ai tha se, Partia Demokratike e Kosovës, shpreh respektin e saj për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe për gjithë besimtarët myslimanë, duke uruar që muaji i shenjtë Ramazan të jetë muaj paqeje, solidariteti, mirëkuptimi dhe begatie për të gjithë.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, shprehu falënderimet e tij për kryetarin Hamza dhe për Partinë Demokratike të Kosovës, për shtrimin e këtij iftari, duke theksuar përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për kultivimin e traditave fetare dhe kombëtare.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, mori pjesë mbrëmë në iftarin e shtruar nga Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, mori pjesë mbrëmë në iftarin e shtruar nga Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, në të cilin qenë të pranishëm drejtuesit e institucionit, ish-dekanët dhe ish-profesorët e këtij Fakulteti, stafi akademik, studentë dhe mysafirë të tjerë.

Mysafirëve mirëseardhje iu dëshiroi dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, dr. Islam Hasani, i cili vlerësoi punën dhe angazhimin e profesorëve dhe studentëve të këtij Fakulteti.
Myftiu Tërnava, në fjalën e tij, përgëzoi drejtuesit e Fakultetit të Studimeve Islame për organizimin e këtij iftari dhe për rolin e rëndësishëm që ky institucion ka në edukimin fetar dhe akademik të brezave të rinj. Ai theksoi se Fakulteti i Studimeve Islame ka një kontribut të çmuar në formimin e kuadrove të dijes islame, të cilët më pas shërbejnë në institucione të ndryshme fetare e arsimore në vend dhe më gjerë.

Myftiu Tërnava gjithashtu vlerësoi lart përkushtimin e profesorëve dhe studentëve në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave islame, duke theksuar se muaji Ramazan është një mundësi e veçantë për forcimin e solidaritetit, bashkëpunimit dhe afrimit ndërmjet njerëzve.

Një delegacion i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës pritën në takim nga kryetarja e Preshevës, znj. Ardita Sinani.

Një delegacion i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, i përbërë nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese në BIK, z. Ramadan Shkodra, dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, dr. Islam Hasani, si dhe nga kryetari i Këshillit të BI-së së Preshevës, Nexhmedin ef. Ademi, mbrëmë u pritën në takim nga kryetarja e Preshevës, znj. Ardita Sinani.

Gjatë këtij takimi u diskutua për rolin që ka Bashkësia Islame në ruajtjen e harmonisë shoqërore, promovimin e vlerave humane dhe forcimin e unitetit në komunitet.
Ky takim u zhvillua në një atmosferë vëllazërore në frymën e Ramazanit, gjithnjë duke reflektuar mbi vlerat e solidaritetit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.