Hën. Mar 30th, 2026

Lajme nga BIRK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, shtroi sonte iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, shtroi sonte iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast, kryetari Abdixhiku uroi të gjithë besimtarët që agjëruan, me shpresën që përkushtimi, sakrifica dhe lutjet e tyre të jenë pranuar nga Krijuesi.
“Muaji i Ramazanit mbetet një periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave që na bashkojnë si shoqëri; solidaritetit, mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Këto vlera mbeten themeli i bashkëjetesës sonë dhe garancia e një shoqërie të drejtë e harmonike” – tha ndër të tjera kryetari Abdixhiku.

Ai tha se qytetarët tanë kanë dëshmuar gjithmonë kulturë të lartë humane e vëllazërore, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke ndarë me ata që kanë më shumë nevojë.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi kryetarin Abdixhiku për shtrimin e këtij iftari, i cili tashmë është bërë tradicional.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim presidentin e Fondacionit “Drita”

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim presidentin e Fondacionit “Drita”, z. Zef Gashi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për organizimin e Tryezës së dialogut ndërfetar me temën “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?”, e cila pritet që të mbahet gjatë muajit prill të këtij viti. Kjo Tryezë organizohet nga Fondacioni “Drita”, ndërsa nikoqire për këtë vit do të jetë Bashkësia Islame e Kosovës.

Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për mbajtjen e kësaj Tryeze, duke potencuar kështu parimet fetare për dialog dhe bashkëjetesë ndërfetare me komunitetet e ndryshme fetare.
Gjatë këtij takimi morën pjesë edhe grupet punuese nga dy bashkësitë fetare, të cilët njoftuan për punën dhe ecurinë e organizimit të kësaj Tryeze.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, për nder të muajit Ramazan, shtroi iftar për Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, për nder të muajit Ramazan, shtroi iftar për Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryeministri Kurti tha se duke shprehur respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e agjëruesve gjatë Ramazanit, uroj që sakrifica e tyre të shpërblehet, si dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.

Ai falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimin dhe kontributin e tyre për shoqërinë dhe vendin.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, uroi kryeministrin për mandatin e ri, duke i dëshiruar suksese dhe punë të mira për vendin.

Ata diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Republikës së Turqisë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Republikës së Turqisë, i përbërë nga Mehmet Ali Palalı, drejtor i Vakëfeve për rajonin e Şanlıurfës, Adem Bacanlı, drejtor i Vakëfeve për rajonin e Malatyas, si dhe Mehmet Batuhan Geçer, zyrtar nga Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë në Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve.
Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, si dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Myftiu Tërnava shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme që kjo Drejtori ka dhënë për Kosovën, veçanërisht përmes projekteve dhe ndihmave të ndryshme në fushën fetare, humanitare dhe kulturore, me theks të veçantë në restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë. Ai falënderoi posaçërisht për pakot ushqimore dhe iftaret e shumta, të cilat janë dhënë përgjatë këtij muaji të bekuar Ramazan.

Ai theksoi se këto projekte kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në jetën fetare dhe shoqërore në vend, duke ndihmuar në ruajtjen dhe zhvillimin e institucioneve islame në Kosovë.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e delegacionit turk shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve të reja në shërbim të besimtarëve dhe të komunitetit në përgjithësi.

Muaji i Ramazanit, “Bereqeti” dhe Dijaneti i Turqisë shpërndajnë pako ushqimor

Në fundin e muajit të Ramazanit, kur solidariteti dhe ndihma për njëri-tjetrin marrin kuptim edhe më të veçantë, Shoqata Humanitare “Bereqeti”, në bashkëpunim me Dijanetin e Turqisë, ka nisur shpërndarjen e 1200 pakove ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë.

Në Prishtinë janë shpërndarë 200 pako ushqimore për jetimët, raste sociale dhe kategori të ndryshme të shoqërisë që kanë nevojë për mbështetje.

Kliko ketu per videon e plote

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbanë mbledhjen e saj të rregullt

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava. Myftiu Tërnava fillimisht ju dëshiroi agjërim dhe ibadete të pranuara të gjithë anëtarëve dhe mbarë besimtarëve myslimanë.

Gjatë kësaj mbledhje, Kryesia shqyrtoi dhe miratoi raportin e Kryesisë për vitin 2025, shqyrtoi dhe miratoi pasqyrën financiare për vitin 2025, si dhe shqyrtoi dhe miratoi llogaritë përfundimtare të Këshillave të BI-së për vitin 2025.
Gjatë kësaj mbledhje po ashtu u diskutua edhe për përgatitjet e mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila u caktua të mbahet më 28 mars 2026, si dhe u diskutuan lëndë të ndryshme nga kompetencat e Kryesisë.