Departamenti i Gruas dorëzon donacion për pacientë me kancer në regjionin e kokës
Departamenti i Gruas dorëzon donacion për pacientë me kancer në regjionin e kokës
Departamenti i Gruas dorëzon donacion për pacientë me kancer në regjionin e kokës
Ekspozita me fotografi nga xhamitë e shkatërruara gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë është hapur gjatë ditës së sotme në qytetin e Mitrovicës.
Përmes fotografive edhe në këtë qytet po dokumentohen dëmet ndaj objekteve fetare islame gjatë viteve ’90, duke sjellë dëshmi vizuale të shkatërrimeve të planifikuara të trashëgimisë fetare dhe kulturore.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, është pritur sot në takim nga kryetari i Mitrovicës, z. Faton Peci.
Myftiu Tërnava fillimisht e uroi kryetarin z. Peci për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme në udhëheqje. Ai më pas shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për të vazhduar bashkëpunimin e mirë që kanë pasur dy institucionet ndërmjet vete, gjithnjë për të mirën e qytetarëve.
Nga ana e tij, kryetari z. Peci, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, duke theksuar kështu rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Sot u mbajt takimi i rregullt i Kryeimamit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës Vedat ef. Sahiti me kryeimamët e Këshillave të BIK-ut, takim ky i pari për këtë vit.
Në fokus të këtij takimi ishte koordinimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve për muajin e bekuar të Ramazanit 2026, me qëllim të organizimit sa më të mirë dhe të unifikuar të veprimtarive fetare në të gjitha Këshillat e Bashkësisë Islame.
Ky takim vjen pas përmbylljes së vizitave të Kryeimamit Vedat ef. Sahiti dhe zëvendës kryeimamit Fatmir ef. Iljazit në të gjitha komunat e Kosovës, ku u zhvilluan takime me nëpunësit fetarë dhe administrativë të Këshillave lokalë, duke u njohur nga afër me sfidat, nevojat dhe prioritetet e tyre.
Përveç përgatitjeve për muajin e Ramazanit, në këtë takim u diskutuan edhe një sërë çështjesh me rëndësi që lidhen me zhvillimin e jetës fetare dhe veprimtarinë institucionale të Bashkësisë Islame në territorin e Republikës së Kosovës, me theks në forcimin e bashkëpunimit dhe funksionimit të strukturave të saj.
Filloi implementimi i projektit “Shporta Ushqimore 5 në Republikën e Kosovës – 2026”
Në prag të fillimit të muajit të bekuar Ramazan, sot në Prishtinë, ka filluar së implementuari projekti “Shporta Ushqimore 5 në Republikën e Kosovës – 2026”, e cila mundësohet nga Qendra e “Mbretit Selman” të Arabisë Saudite.
Në hapje të këtij projekti, i pranishëm qe edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, z. Feisal Hifzi, drejtoresha e Mirëqenies Sociale në komunën e Prishtinës, znj. Adelina Sahiti dhe përfaqësuesi i Qendrës së “Mbretit Selman”.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu Tërnava, falënderoi shtetin mik të Arabisë Saudite për ndihmat e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën në përgjithësi dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës në veçanti.
“Më lejoni që para jush të përmendi hadithin e Pejgamberit a.s., i cili ka thënë se nuk e falënderon Allahun, ai i cili nuk ka falënderuar njerëzit, andaj më lejoni që të falënderoj Mbretin e Arabisë Saudite, ambasadorin Feisal Hifzi, përfaqësuesit e Qendrës së “Mbretit Selman” për kontributin dhe përkushtimin e tyre për të qenë pranë popullit të Kosovës dhe pranë Bashkësisë Islame të Kosovës”, tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.
Ambasadori i Arabisë Saudite, z. Fejsal Hifzi, në fjalën e tij tha se këto ndihma janë vetëm një prej dëshmive të vëllazërisë sonë, andaj sot jemi këtu për të falënderuar Myftiun Tërnava për gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për të bashkëpunuar me ne.
Edhe drejtoresha e Mirëqenies Sociale në komunën e Prishtinës, znj. Adelinë Sahiti, falënderoi ambasadorin e Arabisë Saudite për këto ndihma të cilat tashmë janë bërë tradicionale. Ajo tha se përveç tyre, shteti mik i Arabisë Saudite, ka kontribuuar në vazhdimësi për popullin e Kosovës në sfera të ndryshme.
Projekti synon të shpërndajë 8,017 pako ushqimore, që përmbajnë artikuj ushqimorë thelbësorë, si: oriz, vaj, makarona, fasule, sheqer dhe miell.
Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve humanitare dhe ndihmëse të Mbretërisë, të përfaqësuara nga Qendra e Ndihmës Humanitare “Mbreti Selman”, e cila synon të ofrojë siguri ushqimore në shumë vende vëllazërore dhe miqësore anembanë botës.
🏤 Medine Hotel Grand Plaza Badr al Maqam
(4 net – mëngjes dhe darkë 🍞)
🏤 Meke Hotel Tilal Jabal al Kabah
(5 net – mëngjes dhe darkë 🍞 )
Çmimet sipas dhomave:
🛏 Dhoma katërshe: 1,560€
🛏 Dhoma treshe: 1,620€
🛏 Dhoma dyshe: 1,720€
Në çmim përfshihen:
✈️ Fluturimi direkt PRN – JED – PRN
(Fly Nas)
🧳 Bagazh i lejuar: 20/30kg + 7kg valixhe
🏨 Akomodimi në hotele sipas programit
🚅 Udhëtim me tren të shpejtë (Xhide – Medine – Meke)
🚌 Transport i brendshëm me autobus komod
📍 Vizita historike në Meke & Medine
🕌 Viza e umres
🩺 Sigurim shëndetësor
🧕 Ihrami
💧 5 litra ujë zemzem
👳🏻♂ Udhëheqës fetar gjatë udhëtimit
📞 Asistencë 24 orëshe nga organizatori
📩 Rezervo tani – vendet janë të kufizuara
Adresa: “Bajram Kelmendi” 182, Prishtinë
Adresa: “Bajram Kelmendi” 182, Prishtinë
+383 38 224 002
+383 44 350 795
+383 48 463 463