Mar. Mar 31st, 2026

Lajme nga BIRK

Ndizen dritat për muajin e Ramazanit në Prishtinë

Ashtu siç tashmë është bërë traditë, për nder të fillimit të muajit të bekuar Ramazan, pjesa e Prishtinës së vjetër është ndriçuar me drita dekorative, për të sjellë kështu një atmosferë më të ngrohtë Ramazani. Përveç pjesë së Prishtinës së vjetër, këtë vit, është ndriçuar edhe sheshi kryesor i kryeqytetin, çka e bën edhe më madhështor këtë solemnitet.
Në ceremoninë e ndezjes së dritave, të pranishëm qenë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tyre. Ata edhe njëherë uruan për fillimin e muajit të bekuar Ramazan, duke ju dëshiruar gjithë agjëruesve, agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Kliko ketu per videon e plote

83 Ramazana të agjëruar për 91-vjeçarin që ka një jetë të tërë me Kuran në dorë.

83 Ramazana të agjëruar për 91-vjeçarin që ka një jetë të tërë me Kuran në dorë.
Latif Latifi nga Koliqi, një figurë e njohur në Xhamia e Madhe e Prishtinës, rrëfen si e pret muajin e Ramazanit dhe pse për të ky muaj është forcë, jo lodhje.
Nga syfyret me llambë dikur, te dy hatmet në Ramazan sot dhe nga një hatme për çdo muaj të vitit.
Ndiqni rrëfimin e tij.

KLIKO KETU PER VIDEON E PLOTE