Hën. Mar 30th, 2026

Lajme nga BIRK

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës mbanë mbledhjen e rregullt

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, e cila u hap dhe u kryesua nga kryetari i Kuvendit, Ajni ef. Sinani.

Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Kuvendit diskutuan dhe miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, ndërsa u trajtuan edhe çështje të tjera të ngritura nga anëtarët e Kuvendit.

Kjo mbledhje u mbajt pas përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit, periudhë gjatë së cilës u diskutuan aktivitetet dhe angazhimet e realizuara.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, në fjalën e tij vlerësoi angazhimin institucional gjatë muajit Ramazan dhe angazhimin e përgjithshëm në jetën fetare.
Gjatë kësaj mbledhje, Myftiu Tërnava, veçoi aktivitetet humanitare të shoqatës “Bereqeti”, përmes së cilës janë ndihmuar rreth 30 mijë familje. Ai përmendi gjithashtu angazhimin e departamenteve të ndryshme, përfshirë edhe Departamentin e Gruas.

Në kuadër të mbledhjes, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi raportin e punës së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për vitin 2025, raportin e Komisionit Financiar të Kuvendit, pasqyrën e të hyrave dhe të dalave nga viti 2025.

Kliko ketu per videon e plote

Del nga shtypi “Akaidi islam-parimet, zhvillimi dhe shkollat” të autorit Haxhi Sherif ef. Ahmeti

Haxhi Sherif ef. Ahmeti “Akaidi islam – parimet, zhvillimi dhe shkollat”
(Me parathënie të Myftiut Naim ef. Tërnava; përgatiti dr. Sadik Mehmeti)
Botoi “Dituria Islame”, Prishtinë, 2026, f. 270.
Shtëpia botuese “Dituria Islame” sjell për lexuesin një vepër me vlerë të veçantë shkencore, historike dhe shpirtërore: përmbledhjen e ligjëratave nga fusha e Akaidit të myderrizit të shquar shqiptar, Haxhi Sherif ef. Ahmetit (1920–1998), të mbajtura gjatë viteve 1992–1994 para studentëve të brezit të parë të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
Vepra përfaqëson një dëshmi autentike të mendimit teologjik islam në hapësirën shqiptare dhe njëkohësisht një trashëgimi të çmuar të një dijetari që ka lënë gjurmë të thella në arsimimin dhe formimin fetar të shumë brezave.
Nga përmbajtja, libri trajton në mënyrë të sistematizuar temat themelore të Akaidit islam, duke përfshirë natyrën e besimit (imanit), tevhidin, kaderin, raportin e njeriut me Krijuesin, rolin e arsyes dhe shpalljes, pejgamberinë dhe jetën pas vdekjes. Njëkohësisht, ai ofron një pasqyrë të zhvillimit historik të mendimit akaidik dhe të formimit të shkollave kryesore sunnite, si Esh’arite dhe Maturidite.
Libri ka edhe një vlerë të rëndësishme dokumentare dhe kulturore, pasi rikthen në vëmendje figurën e njërit prej dijetarëve më të rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX, i cili, përveç mësimdhënies dhe udhëheqjes institucionale, ka dhënë kontribut të çmuar në literaturën islame shqipe dhe në përkthimin dhe komentimin e Kuranit fisnik.
Botimin e begaton Parathënia e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e cila i jep veprës një dimension të veçantë institucional dhe shkencor.
Vëllimi, ndërkaq, është përgatitur dhe redaktuar me përkushtim nga Dr. Sadik Mehmeti, ish-student i Haxhi Sherif ef. Ahmetit në Fakultetin e Studimeve Islame, i cili është mbështetur në dorëshkrimin autograf të autorit, të cilin ky i fundit ia kishte dhuruar personalisht.
Duke u bazuar në këtë burim autentik, redaktori ka arritur të ruajë me besnikëri frymën, gjuhën dhe strukturën origjinale të ligjëratave.Kjo vepër përbën një udhërrëfyes të qartë dhe të sistemuar për të gjithë ata që dëshirojnë të njohin bazat, zhvillimin dhe shkollat e Akaidit islam, të trajtuara me kompetencë dhe rigorozitet shkencor nga një dijetar i shquar i traditës sonë.
Librin mund ta siguroni në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë (https://www.facebook.com/librariadituriaislame.

Namazi i Fitër Bajramit falet në 06:18

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dalë me njoftim për besimtarët dhe opinionin, për muajin e Ramazanit që përfundon ditën e enjte, më 19 mars 2026.

Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 20 mars 2026 dhe manifestimi qendror do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

“Programi fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.” – njoftoi BIK.

Me rastin e festës, ditën e parë, më 20 mars, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Tërnava: Bashkësitë fetare në Kosovë kanë pasur lirinë e plotë nga politika

Në prag të përfundimit të Ramazanit, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava në një intervistë për RTK-në ka folur për rëndësinë e këtij muajit të shenjtë.

Ai ka folur për natën më të veçantë gjatë muajit të Ramazanit, e njohur si Nata e Kadrit, duke bërë thirrje që besimtarët islamë obligohen ta kërkojnë dhe të bëjnë vepra të mira për të arritur shpërblime të shumëfishta.

Tërnava ka folur edhe për bashkëjetesën e mirë fetare dhe bashkëpunimin e bashkësive fetare me institucionet qendrore.

“Tash e 27 vjet pas luftës, në Kosovë politika kosovare asnjëherë nuk është përzier në punët fetare brenda bashkësive fetare, e as brenda BIK. Me një fjalë kemi pasur lirinë, pavarësisht se qeveria nga cila parti ka qenë, ne kemi bashkëpunuar jashtëzakonisht me ta. E kemi ndihmuar shtetin shumë, ai nuk ndihmohet veç me para e tatime. Shteti ndihmohet edhe përmes faljes së sigurisë, harmonisë, përmes xhamive ku kemi ftuar (si ligjërues) njerëz që të japin kontributin e tyre për një solidaritet e sakrificë mes vete”, ka thënë ai.

Myftiu ka folur edhe për rëndësinë e lirisë dhe çlirimit edhe në aspektin e praktikës fetare. Ai ka thënë se në kohën e okupimit serb ka pasur kufizime edhe në aspektin shpirtëror fetar.

“Ne i kishim xhamitë por ishin të mbyllura në namazet e xhumasë, të Bajramit ngase nuk lejonin forcat okupuese që ne të shkojmë në faltoret tona. Sot ka mundësi që të punohet edhe më shumë, masa e gjerë të edukohet dhe të njihet më përafërsisht e më drejtë me fenë e vet. Ky është një dallim jashtëzakonisht i madh”, tha ai.

“Abetare e Kuranit”

“Abetare e Kuranit”, e autorit dr. Orhan Bislimaj, është një libër i hartuar me metodë të lehtë, të qartë dhe praktike për mësimin e shkronjave të gjuhës arabe dhe hyrjen në leximin e Kuranit. Përmes rubrikave ilustruese, ushtrimeve, shembujve nga Kurani, hadithi dhe QR-kodeve për dëgjim, ky libër e bën mësimin më të thjeshtë dhe më tërheqës për çdo fillestar.
I përshtatshëm për nxënësit e mektebit, por edhe për të gjithë ata që duan të hedhin hapat e parë në leximin e Kuranit me siguri dhe dashuri.
Librin e gjeni në librarinë “Dituria Islame”

https://www.facebook.com/librariadituriaislame/?ref=page_internal, ku mund të bëni porosinë online.

Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se muaji i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 19 mars 2026.

Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 20 mars 2026.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit në Republikën e Kosovës do të mbahet në xhaminë e madhe në Prishtinë.

“Programi fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste. Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Fitër Bajramit”, thuuhet në njoftim