Sht. Jan 24th, 2026

Caktohet seanca dëgjimore për 109 të ndaluarit për manipulim të votave

Gjykata Themelore në Prizren njofton se sot, me datë 24.01.2026, nga ora 14:00, janë caktuar seancat dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për rastin në të cilin më 23.01.2026 janë ndaluar 109 persona, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit.

Ky njoftim ka për qëllim vetëm informimin mbi kohën e mbajtjes së seancave dëgjimore.

“Seancat dëgjimore janë caktuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit, por ende nuk ka përfunduar pranimi i kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren për caktimin e masës së sigurisë. Prandaj, numri i kërkesave të pranuara dhe i personave për të cilët do të kërkohet masa e sigurisë mund të ndryshojë”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së djeshme, në një aksion të madh të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, u arrestuan dhe ndaluan 109 persona, komisionerë e individë tjerë, që dyshohet se kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor të kandidatëve për deputetë në këtë komunë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *