Mar. Tet 21st, 2025

Bulliqi tregon tri prioritetet kryesore për mandatin e ri

Kryetari i rizgjedhur i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një prononcim për IndeksOnline ka folur për prioritetet e mandatit të tij të dytë dhe në cilat projekte ka fokusin kryesor.

Bulliqi tha se në këtë mandat fokusi do të jetë tek zhvillimi i qëndrueshëm dhe projektet strategjike që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët.

”Në këtë mandat të dytë fokusi ynë do të jetë në realizimin e projekteve strategjike që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm për komunën. Prioriteti i parë është përfundimi dhe funksionalizimi i Zonës Industriale, si bazë për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Prioriteti i dytë është zbatimi i konceptit të mësimit gjithëditor, ndërtimi i shkollave të reja dhe digjitalizimi i sistemit arsimor. Ndërsa prioriteti i tretë është ndërtimi i ngrohtores së qytetit të Podujevës.” deklaroi Bulliqi

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *