Mar. Qer 2nd, 2026

Bosnja dhe Hercegovina niset drejt SHBA-së për Kupën e Botës 2026

Screenshot

Kombëtarja e Bosnjës dhe Hercegovinës ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, kompeticioni më prestigjioz në futbollin ndërkombëtar.

Përfaqësuesja boshnjake vjen në këtë turne me ambicie të mëdha dhe me synimin për të realizuar një paraqitje sa më të suksesshme në arenën botërore,.

Pas një fushate të shkëlqyer në kualifikuese, Bosnja dhe Hercegovina siguroi biletën për në Botëror dhe tashmë është gati për sfidat që e presin në fazën e grupeve. Boshnjakët janë shortuar në një grup interesant dhe konkurrues, ku do të përballen me Zvicrën, Katarin dhe Kanadanë.

Ndeshja e parë pritet me interes të madh, pasi mund të jetë vendimtare për rrjedhën e kampionatit për ekipin boshnjak. Përballja me Zvicrën konsiderohet si një nga sfidat më të forta të grupit, ndërsa duelet ndaj Katarit dhe Kanadasë pritet të jenë po ashtu mjaft të luftuara.

✈️And we have takeoff at Sarajevo International Airport. Sretno Momci!#FIFAWorldCup 🎥: SportSport pic.twitter.com/Yp12KvjPN3

— Bosnian Football (@BosniaNTBall) June 2, 2026

Postime të Ngjashme