Biznesmeni i njohur kosovar, Ardi Shita, ka dalur publikisht në mbështetje të Ramush Haradinajt.
Pronari i disa bizneseve të njohura në vend ka thënë se e mbështet Haradinajn si zgjedhje strategjike për sigurinë afatgjatë të Kosovës.
Siç thoshte Aristoteli, “politika ekziston për të mirën e përbashkët” dhe njeriu është “zoon politikon”, një qenie që jeton dhe merr kuptim brenda shtetit dhe sigurisë së tij.
Në këtë frymë e veçanërisht në këto zgjedhje, Ramushin duhet mbështetur jo si çështje partie apo politika ditore, por si një zgjedhje strategjike për sigurinë afatgjatë të Kosovës.
Kjo është pikërisht ajo që Aristoteli e kuptonte si politikë të vërtetë: marrje përgjegjësie për të ardhmen e vendit, jo për çështje e emocione të momentit.
Në një kohë kur i gjithë rajoni po rrezikohet nga tensionet që vijnë nga Lindja dhe kur siguria evropiane po vihet seriozisht në provë, anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet zgjidhja e vetme reale për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. Nuk ka alternativë tjetër që garanton siguri për shtetin dhe për fëmijët tanë.
Ky anëtarësim kërkon lidership të pjekur dhe gatishmëri për kompromise të mençura shtetërore. Ashtu siç ka kërkuar edhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës kompromise të domosdoshme në koordinim me Amerikën.
Nuk është kohë për militantizma politikë, është kohë vendimtare për të ardhmen dhe sigurinë, në aleancën e përhershme me SHBA-në.
Ashtu siq nuk kemi shtëpi të dytë, nuk kemi as aleatë të dytë! James Rubin e tha në dëshminë e tij në Hagë: qysh nga viti 1998, paralel me lëvizjen paqesore, koordinimi me Ramushin ka qenë kritik për lirinë e Kosovës” shkruan Shita në njoftim

