Policia e Kosovës ka publikuar raportin preliminar me të dhënat e konfiskimeve të substancave narkotike për periudhën janar–dhjetor, duke paraqitur krahasimin mes viteve 2024 dhe 2025.
Sipas të dhënave, njësitë antidrogë kanë realizuar operacione në gjithë territorin e vendit, ku janë sekuestruar sasi të ndryshme të llojeve të narkotikëve, transmeton IndeksOnline.
Në bazë të statistikave të publikuara, shihet një luhatje e madhe mes dy viteve, me rritje të ndjeshme në disa kategori droge dhe ulje drastike në të tjerat.
Sasitë e konfiskuara (2024 krahasuar me 2025):
Heroinë: në 2024 u sekuestruan 27 kg e 883.94 gr, ndërsa në 2025 shifra zbret në 1 kg e 520.08 gr.
Kokainë: në 2024 u kapën 14 kg e 999.32 gr, kurse në 2025 sasia është rritur në 24 kg e 260.47 gr.
Marihuanë: 2024 shënon 1279 kg e 844.85 gr, ndërsa 2025 arrin në 1314 kg e 745 gr.
Extasy: nga 3 kg e 791.2 gr në 2024, në vitin 2025 janë konfiskuar 186.14 gr.
Amfetaminë/Metamfetaminë: 415.99 gr në 2024 krahasuar me 16.21 gr në 2025.
Bimë kanabisi të shkatërruara: 7,126 rrënjë në 2024 dhe 6,587 në 2025 – Fara kanabisi: 26.5 gr në 2024 kundrejt 676.6 gr në 2025.
Substanca tjera narkotike: nga 362 kg në 2024, në 2025 janë sekuestruar 28 kg e 539.59 gr.
Nga të dhënat vërehet se ka rritje të kapjeve të kokainës dhe marihuanës, ndërsa heroinë dhe amfetaminë janë sekuestruar dukshëm më pak gjatë vitit 2025.
Policia bën të ditur se operacionet antidrogë kanë vazhduar aktivisht përgjatë gjithë vitit, në bashkëpunim me prokuroritë dhe institucionet e tjera të drejtësisë, me fokus në parandalimin e shpërndarjes dhe trafikut të lëndëve narkotike në treg.
Raporti i plotë pritet të publikohet me mbylljen e bilancit vjetor, ndërsa rastet e identifikuara janë në procedura hetimore

