Enj. Mar 12th, 2026

Berisha e quan të tmerrshme gjendjen në kampet e Policisë, thirrje qeverisë: Mos boni lojëra, kanë marrë fund rrenat

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha e ka quajtur të rëndë gjendjen në kampet e Policisë së Kosovës, me theks ato në “Belvedere”, që është qendra kryesore e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, dhe e cila që nga korriku 2023, mban zyrtarisht emrin e heroit Enver Zymeri.

Referuar këtyre pamjeve të publikuara nga “Vox Kosova”, Berisha theksoi se një situatë si kjo nuk ka qenë kurrë më parë, raporton Ekonomia Online.

Por ai ka lutur qeverinë që mos të bëjë lojëra me sektorin e sigurisë, dhe se popullizimit, rrenave dhe dallavereve thotë u ka ardh fundi.

“Pamjet e fundit që kemi parë në kampet e Policisë së Kosovës, sidomos ato në Mitrovicë dhe gjithkund tjetër, janë të mjerueshme, janë të tmerrshme. Jemi në një situatë më të rëndë sesa që kemi qenë ndonjëherë, sidomos në aspektin e sigurisë, duke parë se çfarë po ndodh përreth nesh. Do ta lusja këtë lloj qeverie, që nuk po do të qeverisë, që i ka krejt numrat, e ka buxhetin dhe të gjitha mundësitë, që të mos bëjë lojëra sidomos me këtë sektor: policinë, ushtrinë dhe inteligjencën. Ju e keni parë që ndahet buxheti, por punët kurrë nuk kryhen. Gjendja është e keqe. Ne do të rrimë kujdestarë dhe do të shikojmë se çfarë po ndodh me atë sektor dhe do t’i lusja që të mos bëjnë lojëra. Ka marrë fund popullizimi, rrenat dhe dallaveret. Policia e Kosovës është në gjendje të keqe, për të mos thënë që nuk kanë as uniforma e as veshmbathje”, tha Berisha.

Ai përalajmëroi se do të kenë së shpejti edhe një konferencë për media, në të cilën do të paraqiten detaje për sektorin e sigurisë.

“Së shpejti do të mbajmë edhe një konferencë dhe do të flasim në detaje për këtë institucion dhe këtë sektor”, paralajmëroi Berisha.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *