Enj. Tet 23rd, 2025

Behgjet Pacolli lë AKR-në

Kryetari i deritanishëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si i pari i partisë.

Lajmin e ka konfirmuar ish-sekretari i partisë, Vesel Makolli.

Makolli konfirmoi këtë vendim të Pacollit, duke thënë se arsyeja ka të bëjë me angazhimet e tij.

Makolli po ashtu bëri me dije se anëtarët dhe kryesia e partisë janë njoftuar tash e një muaj për këtë gjë.

Deri në rizgjedhje të një kryetari të partisë, AKR-ja do të ketë në krye Vesel Makollin, si ushtrues detyre.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *