Sht. Sht 27th, 2025

Begaj takon Ramën, e dekreton për formimin e qeverisë së re

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot Edi Ramën si kryeministër për herë të katërt që prej vitit 2013.

Kreu i shtetit e priti kryeministrin në një takim të shkurtër në Presidencë, ku i dha edhe dekretin.

Në dokumentin e nënshkruaj prej Begajt shihet se dekreti ka dy nene, ku përveç dekretimit të Ramës si kryeministër, është shtuar edhe një tjetër nen që ka të bëjë me ministrinë e Inteligjencës Artificiale.

“Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”, thuhet në dekret.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *